AKTUALITET

E kërcënuan në sallën e gjyqit, e ëma e Santiago Malkos bën kallëzim në polici: Më dëmtuan varrin e djalit…

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2026, 18:08
E kërcënuan në sallën e gjyqit, e ëma e Santiago Malkos

Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që dyshohet se kanë kërcënuar me jetë, Bukurie Malkon, nënën e Santiango Malkos, i vrarë në zonën e “Porcelanit” në 27 Gusht 2019.

Këta individë ende të paidentifikuar nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, dyshohet se janë shfaqur në njërën nga seancat gjyqësore kundër të pandehurit, Ilir Selmani, i cili sipas SPAK është njëri nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos.

Sipas Malkos, personat e kanë kërcënuar në sallën e gjyqit dhe jashtë ambjenteve të gjykatës si dhe i kanë dëmtuar varrin e të birit.
Mësohet se hetimi ka marë spunto, pas një kallëzimi të bërë nga Bukurie Malko, e cila është paraqitur në ambjentet e komisariarit Nr.4 në Tiranë, duke treguar se në 26 Maj 2026, ka qënë e pranishme në seancën Gjyqësore tek SPAK-u, me të pandehur shtetasin Ilir Selmani.

Sipas saj në sallën e gjyqit vijnë rreth 20 persona, të cilët nuk i njihte dhe kur ka mbaruar seanca gjyqësore, këta persona ngrihen për të ikur dhe njëri nga këta, një person i gjatë i thotë Bukurie Malkos se: "…ti ke gjuajtur me armë tek “Ura e Babrroit…".

Në atë moment Bukurie Malko, ka patur një palë çelsa në dorë dhe i ka hedhur ato në drejtimin e tij, por nuk e kanë kapur.

Por siç ka treguar Bukurie Malko, ai person ka vazhduar duke bërtitur e duke thënë: "…ti ke gjuajtur me armë te Ura Babrroit…". Në këtë moment punonjësit e Policisë, ishin duke e shtyrë atë për ta nxjerrë jashtë.

Sipas rrëfimit të Bukurie Malkos këta persona janë një grup kriminelësh, ku individi që i është drejtuar me ato fjalë dhe duke e kërcënuar dhe duke i tundur kokën është personi që ka ngritur dronin në repartin Ushtarak.

Bukurie Malko, ka treguar se e njëjta situatë ka vijuar edhe në seancën gjyqësore të rradhës të planifikuar kundër Ilir Selmanit, tek gjykata e posaçme.

“…po i njëjti grup personash që kanë qënë atë ditë ishin dhe sot dhe po ky person ishte brenda në sallën e Gjyqit dhe gjatë gjithë kohës e shikonte dhe i tundte kokën në formë presioni për ta frikësuar me qëllim mos të paraqitet në seancat Gjyqësore…”-ka treguar Bukurie Malko në polici.

Më tej ajo ka shtuar se kur ka dalë jashtë nga Gjykata, e ka parë atë personin aty, i cili e shikonte prapë dhe i tundte kokën dhe në atë moment i ka thënë se: "…nëse ke diçka për të më bërë, afrohu afër, se unë nuk kam frikë nga asnjëri…".

Nga momenti që kanë nisur seancat Gjyqësore, ka patur disa herë kërcënime nga persona që nuk i ka identifikuar dot, në rrugë të ndryshme të Tiranës, ku këta persona janë me makinë por targat nuk i ka arritur ti identifikojë.

…këta persona më shajnë dhe kërcënojnë, duke u shprehur që mos të shkoj të paraqitem tek seancat Gjyqësore. Gjithashtu këta persona më kanë kërcënuar dhe me varrin e djalit duke e dëmtuar atë…”-ka treguar në kallëzimin e saj, Bukurie Malko, nëna e Santiago Malkos. /Syri/

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve