Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

TIRANA- Gazetarja Ola Xama tha sot se Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetim të thelluar për disa banka të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Xama tha se ky hetim nisi pas një ankese nga një kompani që ofron policin e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera.
Gazetarja tha se mesa duket ky hetim u nis jo për interes të qytetarëve, por për interes të një kompanie. Ajo shtoi se Autoriteti i Konkurencës, një vit është bërë një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të jetës pas një ankese që është depozituar në Autoritetin e Konkurencës dhe së fundmi, theksoi ajo, Autoriteti i Konkurencës ka marrë vendimin të nisë hetimin e thelluar për shumicën e bankave të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare.
Xama shpejgoi dhe rolin e bankave në këtë çështje teksa tha se çdokush që shkon dhe merr kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës. Ajo tregoi se në momentin që vjen data për ta prerë siguracionin e jetës, banka e pret vetë këtë dhe ia ofron klientit duke i thënë 'ky është polici i sigurimit ti duhet të paguash këtë faturë'. Xama tha se bankat mbajnë 25%.
"Përpara se t'i përgjigjem pyetjes tuaj do të doja që si në ekonomi, si në krim, si në çdo fushë ne jemi shumë larg pasaportës europiane që premton kryeministri dhe nga ato që dëgjova dhe nga paneli dhe nga kolegia Klodiana Lala ky ishte konstatimi më me vend. Dhe po ta krahasosh dhe me fushën e ekonomisë sigurisht që jemi shumë larg pasaportës së europës dhe vendeve të europës që mund të jenë shumë afër gjeografikisht, por ky konkluzion më doli sepse isha duke parë tarifat e bankave që aplikojnë në Shqipëri, pra banka me kapital të BE-së që kanë degë dhe në Shqipëri me tarifat që aplikojnë ato në vendet ku operojnë. Në Shqipëri janë dy apo 3 herë më të larta krahasuar me ato andej. Edhe sa i takon praktikave tregtare edhe çmimeve të importuesve të naftës kudo vetëm Shqipëria nuk është Europë ndërkohë që të njëjtat kompani në vendet ku operojnë dhe janë vende të BE-së sillen si europiane. Ky është realiteti shqiptar.
Sa i takon çështjes së hetimit të thelluar që ka nisur Autoriteti i Konkurencës, një vit është bërë një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të jetës pas një ankese që është depozituar në Autoritetin e Konkurencës dhe së fundmi Autoriteti i Konkurencës ka marrë vendimin të nisë hetimin e thelluar për shumicën e bankave të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare.
Hetimi është nisur prej një kompani që ofron policen e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera. Pra Autoriteti i Konkurencës për të nisur këtë hetim të thelluar në tregun bankar i cili ka vite që abuzon me pozitën që ka me klientët të cilët kanë marrë një kredi nuk e ka nisur për shkak të interesit të qytetarëve, por e ka nisur për shkak të interesit të një kompanie.
Çfarë bëjnë bankat lidhur me trajtimin e klientit me policët e sigurimit? Çdo kush që shkon dhe merr kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës në mënyrë që, nuk merr kredi konsumatore, por merr kredi hipotekore ku lihet dhe kolateral siç është kredia për shtëpi apo kredia për biznes, pra është i detyruar që një herë në vit të presë policin e sigurimit. Në momentin që vjen data për ta prerë, banka e pret vetë këtë polic dhe ia ofron klientit duke i thënë 'ky është polici i sigurimit ti duhet të paguash këtë faturë'.
Mua më ka ndodhur personalisht, por duke qenë se unë e di i kam thënë bankës unë nuk e paguaj këtë polic, por unë do të sjell një polic sigurimi të prerë vetë dhe një listë kompanish që ju ma vini në dispozicion te të cilat keni besim, edhe kjo është një tjetër çështje që duhet diskutuar, sepse rriskun nëse vdes unë larg qoftë dhe nuk e paguaj kredinë, shtëpinë time nuk e trashëgon trashëgimtari im, edhe e kam unë rriskun dhe unë duhet ta zgjedh kompaninë dhe nuk duhet ta zgjedhë banka. Bankat mbajnë 25%", tha gazetarja Xama.
TIRANË- Ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Doda Frangaj, ka folur nga Roma për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. N&...
VATIKAN- Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romë...
VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Kardinali ës...
TUNELI I MURRIZIT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Murrizit. Sipas informacioneve, qarkullimi i automjet...
TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit është bllokuar ndërsa bëhet me dije se lëvizja është ...
ITALI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjes e së shtunës në Itali pas të shtënave me armë zjarri. Bëhet e d...
TIRANA- Të tjera detaje vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë ku u plagosën 4 ...
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor "Pogradec-Korçë". Aksidenti ka ndodhur rreth&...
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar gjithashtu pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Zëdhënësi i Ki...
TIRANA- Kisha Katolike do të organizojë një meshë të veçantë në nderim të Papa Françeskut, i cili u...