Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Në qershor të vitit 2021, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e biznesmenit Arben Kacos, i cili ishte dënuar me 4 vjet burgim për “fshehje të të ardhurave” (evazion fiskal).
Rasti i pronarit të kompanisë “Kontinental” me seli në Korçë, i cili mund të përbënte një rutinë të thjeshtë policore, rikthehet në vëmendje tashmë që djali i tij, vetëm 24 vjeç, rezulton aksioner në një kompani që po ndërton një kompleks rezidencial miliona euro në zonën e Farkës, shumë pranë një qendre të rëndësishme tregtare.
I biri i Arbenit, Flavjo Kacos, i datëlindjes 1994, është ortak në kompaninë “Unit Power”. Në krah të tij është 36-vjeçari Aleks Male.
Projekti luksoz mban firmën e studios arkitekturore “Unit Studio” të Aleks Males dhe “Son Engineering”, në pronësi të Erind Bejleri, ky i fundit i njohur për lidhjet e forta me ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Lidhjet e aksionerit Aleks Male me Bashkinë e Tiranës, e cila ka dhënë edhe lejen për kompleksin rezidencial në Tiranë, shtrihen edhe në rrafshin familjar. Të dhënat e publikuara në media tregojnë se vëllai i tij, Gjergj Male, ka punuar për shumë vite si pjesë e Inspektoratit Ndërtimor të kryeqytetit.
Aleks Male është bashkëaksioner në zyrën e projektimit “Unit Studio” me Zhivjanka Rrido, bashkëshortja farmaciste e vëllait Gjergji Male, dhe Redion Spaho, ish-punonjës i Bashkisë Tiranë.
Megjithëse të dhënat e deritanishme janë tejet periferike, ato mund të shërbejnë si një fije për të kuptuar ngritjen e befte të një kompanie, e cila, vetëm dy vjet pas krijimit të saj, arriti të fitojë një leje ndërtimi shumë të rëndësishme.
“Bosi” 24-vjeçar
Në maj të vitit 2023, Flavjo Kacos dhe Aleks Male themelojnë shoqërinë “Unit Power”, me objekt “Projektim arkitektonik dhe inxhinierik dhe ndërtim…”. Selia e saj është në rrugën “Nazmi Rashiti” në Tiranë, në pallatet e ndërtuara nga kompania “Palushi”. Adresa, ndoshta për rastësi, është në godinën e ndërtuar nga Meriman Palushi, një person i marrë i pandehur në dosjen e korrupsionit “Erion Veliaj-Ajola Xoxe”.
Administratori i kompanisë “Unit Power” është 24-vjeçari Flavjo Kacos. Në një periudhë kohore, ai ia dorëzoi stafetën e administrimit të vëllait, Xhuliano Kacos, për ta rimarrë sërish në Tetor 2024.
Vetëm pak kohë pas krijimit, “Unit Power” merr leje nga Bashkia e Tiranës për “Godinë banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjesërisht nën tokë, Unaza Lindore, Prane qendrës tregtare”.
Leja e ndërtimit u miratua pasi Ministri i Kulturës dhe Inovacioni, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (KKTK) kishte dhënë aprovimin për projektin.
Në vendimin nr. 477, datë 07.11.2024, Gonxhja miratoi Raportin e Vëzhgimit Arkeologjik, në kuadër të objektit “Objekte banimi 3 kat me 1 kat nëntokë”, ndodhur në Mjull-Bathore, Njësia Administrative Farkë, Njësia Strukturore FA/42, Bashkia Tiranë, me zhvillues subjekti “Unit Power” sh.p.k.”.
Vendimi i Gonxhes jep detajin se shoqëria “Unit Power” do të ndërtojë “objekte banimi”, pra, në shumës.
Flavjo Kacos, i lindur në Vreshtas të Korçës, krahas faktit që është djalë i Arben Kacos, rezulton edhe aksioner me nënën e tij, Marjeta Osmani, në shoqërinë “Alba Power”, me objekt mbledhje dhe riciklim objektet metalike. Shoqëria është krijuar në vitin 2018 nga nëna e tij, si edhe vëllai më i madh, Xhuljano Osmani.
Në vitin 2019, Flavjo Kacos blen një pjesë të aksioneve nga vëllai I tij, për shumën 50 mijë lekë të reja. Aktualisht, “Alba Power” është ç’regjistruar pa likujdim, pasi u përthith nga “Xh.F.Kacos” shpk, po në pronësi të familjes.
Projektuesi, mik me “Lalin”
Projekti i viletave në Farkë për “Unit Power” është hartuar nga “Son Engineering & Construction”, një studio e themeluar në vitin 2015 nga Erind Bejleri.
Arkitekti Bejleri nuk është emër i panjohur për publikun.
Disa vite më parë, në media u publikuan foto, të cilat dëshmonin se ai ishte një lidhje shumë e fortë shoqërore me zëdhënësin jetëgjatë të kryeministrit, Edi Rama, si edhe me Ditjon Baboçin, drejtorin e Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës në atë kohë./Boldnews.al
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë në sy të gruas në zonën e Selitës në Tiranë u bë për një...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtares së Korçës, Anjeza Kalanxhi, duke kërkuar vë...
Një shtetas 24-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi drejtonte kamionin në mënyrë të rrezikshme në aks...
Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas t&e...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mbyllur procesin e vlerësimit të kandidaturave për nje vend vakant në Gjykatën ...
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Peqin pas finalizimit të operacionit të koduar “Syri i nat&eu...
Në tregun e këmbimit valutor, sot një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë, Euro blihet me ...
Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor. Të...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, n&e...
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë...