AKTUALITET

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin ndaj prokurores së Korçës. Kërkohet vërejtje publike. Zbardhet shkelja për të cilën akuzohet

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 11:06
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin ndaj prokurores

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtares së Korçës, Anjeza Kalanxhi, duke kërkuar vërejtje publike ndaj saj.

Sipas ILD-së, prokurorja është ankuar ndaj një vendimi të Gjykatës së Apelit, ankesë e bërë jo vetëm në ILD por edhe në institucione të tjera jashtë sistemit të drejtësisë. Kalanxhi ka shpërndarë informacione konfidenciale nga dosjet hetimore

Njoftimi:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj znj. A.K. prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit që rezulton nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar.

Në cilësinë e prokurores së çështjes, prokurorja A.K. është ankuar në ILD ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke nënshkruar me pozicionin që mban, si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe e dërguar për dijeni, bashkë me akte procedurale pjesë të dosjes, edhe tek disa institucioneve të tjera brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, veprime që konsiderohen shkelje disiplinore.

Nga raporti i hetimit disiplinor rezulton se:

•        Gjatë një procesi ankimi/informimi, edhe pse në cilësinë e prokurores së çështjes, A.K. ka nënshkruar si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe dërguar informacion për dijeni, shoqëruar me mbi 20 akte pjesë të dosjes, tek disa institucione brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, veprime që konsiderohen shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “j” dhe shkronja “g” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

•        Prokurorja ka nënshkruar shkresa pa patur kompetencë, nxjerrë dhe dërguar të tretëve kopjeje të disa akteve, pjesë të dosjes së një çështjeje në proces hetimi, duke shpërfillur autoritetin e titullarit të prokurorisë, cënuar imazhin e zyrës së prokurorisë, teksa publikimi i akteve procedurale mbart rrezikun e ardhjes së pasojave në dëm të hetimit dhe për rrjedhojë humbjen e besimit të publikut për funksionimin e Prokurorisë sipas ligjit dhe jo dëshirës së magjistratit.

•        Ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon mes të tjerash se: 1- Prokurorët dhe gjithë personeli i prokurorisë, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si edhe pas përfundimit të saj, janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin shtetëror për fakte për të cilat vijnë në dijeni, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe. 2-  Prokurorisë nuk i lejohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që dëmtojnë çështjen në proces hetimi apo gjykimi, që cënojnë dinjitetin dhe jetën private të personave, të drejtat e të miturve, si dhe të dhëna me karakter konfidencial ose të rezervuar. 3 - Prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera.

Raporti hetimor konkludon se duke mbajtur në konsideratë natyrën e shkeljes disiplinore; ekzistencën e rrethanës lehtësuese, lidhur me shkeljen për herë të parë; përvojën 2 vjeçare në funksionin e prokurores; cënimin e imazhit të prokurorisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates përbëjnë “Shkelje disiplinore e lehtë”, sipas nenit 102 pika 1 shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar dhe ILD i propozon KLP-së caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj znj. A.K. prokurore e Prokurorisë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë