Një shtetas 24-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi drejtonte kamionin në mënyrë të rrezikshme në aksin Tiranë–Durrës.
I riu u kap nga Policia Rrugore duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Gjatë ndalimit, i riu tentoi të korruptojë efektivët për të shmangur ndëshkimin.
Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit dhe denoncim të shkeljeve.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Shkon në 23 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar për këtë vepër penale. Drejtonte kamionin duke përdorur aparatin celular, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës, dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer. Procedohet penalisht 24-vjeçari A. A., banues në Kosovë.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimit të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan në aksin “Tiranë–Durrës”, drejtuesin e një kamioni që po përdorte celularin gjatë lëvizjes.
Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Shtator08:56
Transformimi i qendrës historike në Durrës do u “kushtojë” shumë pronarëve
Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas t&e...
AKTUALITET
18 Shtator08:48
Vakanca në Kushtetuese, KED publikon pikët e kandidatëve/ Si vlerësohen nga Vokshi te Llagami e KLGJ
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mbyllur procesin e vlerësimit të kandidaturave për nje vend vakant në Gjykatën ...
AKTUALITET
18 Shtator08:36
Emrat/ Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 5 persona në Peqin
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Peqin pas finalizimit të operacionit të koduar “Syri i nat&eu...
AKTUALITET
18 Shtator07:49
Këmbimi valutor 18 shtator 2025/ Ngrin euro, ja sa vlejnë monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor, sot një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe shitet me 82.6 lekë.
Ndërkohë, Euro blihet me ...
AKTUALITET
18 Shtator07:39
Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar
Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.
Të...
AKTUALITET
18 Shtator07:36
Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, n&e...
AKTUALITET
18 Shtator07:28
Dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18 vjeç
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë...
AKTUALITET
18 Shtator07:12
Nis vjeshta? Ja si parashikohet moti për sot, 18 shtator 2025
Moti sot, 18 shtator 2025 parashikohet të jetë i një dite me klimë tipike vjeshte, me kthjellime në mëngjes dhe re të her&eum...
AKTUALITET
18 Shtator00:02
“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij
Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rr...
AKTUALITET
17 Shtator23:48
“Aman vëlla, jo sonte se do ta nxjerr unë në pritë Talo Çelën”, kush e tradhtoi ‘Momën’ dhe vdekja e mistershme e informatorit
Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesë...