Investigimi/ Gazetarët ndërkombëtarë të luftës: Shqiptarët kanë pushtetin mbi drogën, Rama i lidhur me korrupsionin
Gazetarët belgë të luftës Rudi Vranckx (VRT) dhe Sinan Can (BNNVARA) ndjekin në emisionin “Drugsdelta” gjurmët e maf...
Gazetarët belgë të luftës Rudi Vranckx (VRT) dhe Sinan Can (BNNVARA) ndjekin në emisionin “Drugsdelta” gjurmët e maf...
Përplasja ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit është rikthyer në Ngushticën e Hormuzit. Forcat amerikane kanë goditur dy raketa...
Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, në aksin rrugo...
Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie që u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin Ergys Agasi, është vendosur në q...
Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Pimonte, në provincën e Napolit, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e vje...
Abdullahu shkeli për herë të parë në vendlindjen e prindërve pasi lindi e u rrit mes tmerreve të kampeve siriane të...
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë,...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim gjatë fushatës zgjedhore se "ekzistenca e shtetit të Izrael...
Marrëveshja për zhvillimin e "Mburojës së Akilit" , sistemit të ri shumënivelësh të mbrojtjes ajrore t&...
Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje &ld...
Abdullahu shkeli për herë të parë në vendlindjen e prindërve pasi lindi e u rrit mes tmerreve të kampeve siriane të pas luftës civile. Mes tre fëmijëve të kthyer nga kampet në Siri, historia e të miturit Abdullah, është ndoshta më e trishtueshmja. Ai humbi, babanë, Bledar Hamzanë, që mbeti i vrarë në luftimet krah ISIS-it, nënën, fati i së cilës nuk dihet, si dhe dy motrat.
Ai sot ndodhet mes familjarëve të së ëmës, të cilët kanë marrë përsipër të përkujdesen për të.
Kur mëngjesin e së mërkurës ai zbriti nga avioni, i mituri mbante të shtrënguar dorën e 79-vjeçares Hajrije Taushani, të moshuarës e cila kishte vajtur në Siri në kërkim të djalit dhe nipave të saj.
Në kampin Al Hol, ajo ishte kthyer në engjëllin mbrojtës të disa fëmijëve shqiptarë, të cilëve lufta u kishte marrë prindërit. Abdullai, i lindur në Siri, ishte një prej tyre.
Babai i tij, Bledar Hamza, ishte vrarë disa muaj pasi kishte vajtur për të luftuar krah ISIS-it, ndërsa është i paqartë fati i nënës dhe dy motrave të tij.
Bledari kishte lindur në fshatin Leshnicë të Pogradecit në 1985, ndërsa shkollën e lartë e mbaroi në Itali atje ku jetonin prindërit e tij. Ai ishte diplomuar për Financë me rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 2012, u rikthye në vendlindje, te të afërmit e tij, tezja dhe gjyshja, së bashku me gruan dhe vajzën e tyre, aso kohe 1 vjeç Saida.
Në Leshnicë, në atë kohë, imami i fshatit Almir Daci, rekrutonte intensivisht të rinj, të cilët ashtu si dhe ai vetë, përfunduan më pas në Siri. Leshnica do të ishte një ndër tre vatrat më të mëdha të rekrutimit të xhihadistëve shqiptarë. Të paktën 24 persona burra gra e fëmijë nga ky fshat dhe dy fshatra të tjerë fqinjë, furnizuan luftën e ISIS-it.
Fillimisht Bledar Hamza u transferua në Tiranë. Në vend të një pozicioni si financier, ai filloi punë si kuzhinier në një nga xhamitë e kryeqytetit. Udhëtimi drejt Sirisë, është në vitin 2013. Familjes i kishte thënë se punonte si kuzhinier në Arabinë Saudite, ndërsa në të vërtetë, po stërvitej, për t’u bërë pjesë e luftëtarëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Gjashtë muaj më vonë në Korrikun e 2013 nga Aeroporti i Rinasit del për të mos u kthyer kurrë më edhe gruaja e tij Resmie, rreth 20 vjeç, nga një fshat i Rrogozhinës, dhe Saida, vajza e çiftit.
Muaj më vonë, Resmia telefonon familjarët për tu dhënë lajmin se Bledari njohur atje edhe me emrin e ri Ebu Samed, ishte vrarë, ndërsa ata kishin lindur edhe një tjetër fëmijë, Merjemen dhe gjatë asaj kohe ishte shtatzënë. Këtë herë priste një djalë, i cili do të merrte emrin Abdullah.
Në vitin 2020, vajza, Merjemja, u identifikua në kampin famëkeq Al-Hol. Për të, por dhe motrën Saiden e të ëmën, Resmien, nuk u fol kurrë më, familjarët kishin humbur kontaktet.
Abdullahu ishte rritur fillimisht në Al Hol dhe më vonë u transportua në një tjetër qytet të Sirisë, për t’u riatdhesuar në 26 gusht të këtij viti tek familja e nënës së tij.
Më një fëmijëri të kaluar mes luftës dhe kampeve, ai sot gjendet me ata që janë familjarët e tij, por që nuk i ka njohur kurrë më parë. Për fat, ndonëse në rrethana tejet të vështira, Abdullahit ia kanë mësuar shqipen, gjuhën e prindërve të tij./Shqiptarja.com
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u...
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë,...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.3 lekë, në shitje me 80.3 lekë. Euro do të blihet me 92...
Zjarret vijojnë të përbëjnë një problem serioz për territorin shqiptar, ndërsa deri tani janë regjistruar rreth 1...
Mes dokumenteve të periudhës komuniste gjendet edhe një letër prekëse e nënës së Sokrat Dodbibës drejtuar Enver H...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës...
Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importua...
Fondi për rimbursimin e barnave pritet të shënojë rritje vitin e ardhshëm. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 t...
Qytetarët e Divjakës janë grumbulluar për të 31-tën natë radhazi në sheshin kryesor të qytetit për të k...
Një denoncim lidhur me kushtet në repartin e Pediatrisë në Durrës ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, shoqër...