Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Në...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën politike dhe sociale në vend si dramatike.
Blushi u ndal fillimisht te pasuria e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se “ka mbi 300 apartamente dhe 15 supermarkete”, ndërsa, sipas tij, të rinjtë shqiptarë “duhet të mos hanë bukë dhe të kursejnë për vite të tëra për të blerë një apartament modest në periferi të Tiranës”.
Ai theksoi se në një vend ku shumica e qytetarëve, sipas tij, mbijetojnë në varfëri, “kryeministri konsumon një shishe verë me vlerë 33.600 euro, e barabartë me pensionin mesatar të 14 viteve”. Blushi e krahasoi këtë shifër me gjendjen në sistemin shëndetësor, duke deklaruar se “në spitalin onkologjik njerëz kanë humbur jetën për 75 mijë euro”, ndërkohë që, sipas tij, shteti nuk jep këto para për kategori që “luftojnë me jetën”.
Në vijim, Blushi akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit, duke thënë se “sot nuk transporton dot një arkë domatesh pa qenë në rregull me tatimet, ndërsa kantina e Ergys Agasit, që sipas tij në të vërtetë është e Edi Ramës, u fsheh me mjeshtëri”. Ai shtoi se “nuk merr dot dy bidona me ujë pa leje, e jo më të vjedhësh 4 milionë euro shishe vere”.
Duke folur për përmbytjet e fundit, Blushi tha se situata në terren është shumë më e rëndë se sa shfaqet në ekrane. “Drama e një familjeje të përmbytur nuk zgjat aq sa transmetohet në media, por ka mijëra familje që janë ende nën ujë, pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa ushqim. Ka nga ata që kanë humbur bagëtitë dhe gjithë mundin e jetës,” u shpreh ai.
Ai kritikoi edhe reagimin e qeverisë pas fatkeqësive natyrore, duke përmendur rastin e tërmetit të vitit 2019. “U mblodhën 1 miliard euro për rindërtimin dhe sot ka ende njerëz pa shtëpi. Tani kryeministri kujtohet të dëmshpërblejë familjet e përmbytura vetëm pasi kthehet nga Franca,” deklaroi Blushi.
Sipas tij, përmbytjet janë pasojë direkte e korrupsionit. “Kanë vjedhur paratë e kanalizimeve, hidrovorëve dhe investimeve publike, ashtu si kanë vjedhur edhe me tunelin e Llogarasë. Si mund të përmbytet Gjirokastra që është mal? E arriti Edi Rama me mjeshtërinë e tij,” tha Blushi, duke shtuar se probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në Durrës, ku, sipas tij, nuk funksiononin hidrovori dhe sistemi i kanalizimeve.
Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Ngjarja ës...
Një fermer nga Sukthi ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë, duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e n...
Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me situatën në vend nga moti i keq. Sipas njoftimit, qarku Shkodër mbete...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë datave 13 dhe 14 janar 2026 do të ketë bllokime të përkohshme në aksin q...
Ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’ sot lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj t&eum...
Një bandë hajdutësh shqiptarë, e cila sulmonte shtëpitë luksoze në Malaga të Spanjës, u kap nga policia. Hajdut&e...
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. ...
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në SPAK. Agim Ismaili është nën hetim për sulmin kibernetik ndaj ...
Në Durrës situata mbetet e rëndë. Uji është larguar nga banesat, ndërsa në ato oborre uji ka ngrirë duke u transf...
Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali ...