AKTUALITET

Banorët e TID në protestë, Spahivogli: Qeveria po grabit pronat publike nën petkun e 'interesit publik'

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 18:53

Banorët e TID në protestë, Spahivogli: Qeveria po grabit pronat

Dhjetëra komunitete nga i gjithë vendi, nga veriu në jug, pritet të mblidhen në një protestë masive përpara Parlamentit të Shqipërisë të hënën, ora 18:30. Shqetësimi që i bashkon është i përbashkët dhe thelbësor: kërcënimi i pronave dhe shtëpive të tyre nga ligje dhe vendime që, nën petkun e “interesit publik”, rrezikojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme sociale dhe ekonomike.

E ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, urbanistja, Entela Spahivogli, u shpreh se protesta e nesërme përpara Parlamentit në Tiranë, e cila do të nisë në orën 18:30, ka për qëllim të nxjerrë në pah problemet e ligjit për shpronësimet dhe pasojat e tij mbi qytetarët.

Ajo theksoi se koncepti i “interesit publik” përdoret në mënyrë të paqartë, duke rrezikuar pronat dhe strehimin e shqiptarëve, ndërkohë që qytetarët nuk mund të kundërshtojnë vendimet për shpronësim dhe mbeten të detyruar të ankohen vetëm mbi vlerën e kompensimit.

‘Protesta synon të tregojë se qytetarët nuk do të pranojnë indiferencën e ligjvënësve dhe kërkojnë përgjigje institucionale për të mbrojtur të drejtën e tyre mbi pronën.’-u shpreh ajo

Pjesë nga deklarata:

Në atë mbledhje, ose më mirë në atë protestë të përbashkët, ka shumë qëllime njëherësh. E para, që kauzat të bashkohen atje ku kanë nisur dhe ku mund të korrigjohet problemi. Pra, ligjet që kalojnë dhe miratohen dhe që prekin gjithë qytetarët shqiptarë fillojnë tek parlamenti shqiptar. Mund t’ju them një nga ligjet më të tmerrshme, që ka mbushur Gjykatën Administrative me plot raste procesesh gjyqësore për shpronësim: është ligji për shpronësimin. Unë mund ta citoj edhe me numër, datë dhe emër, por pak rëndësi ka për bisedën tonë. Unë di vetëm këtë: ai ligj, kur i vënë damkën “shpronësim për interes…”, damkën e quaj në thonjëza, sepse kur vendoset ky definicion “shpronësim për interes publik”, ka kopësuar mirë të gjitha nenet, që ti të mos kesh mundësi ta kundërshtosh arsyen përse ty t’u bë shpronësimi.

Pra ai të thotë: ti bë vetëm ankimimin e vlerës, por në asnjë mënyrë nuk e hedh poshtë shpronësimin për interes publik. Madje, ka në të pafund nene, po ndër to, në qoftë se dikur ishte shumë i specifikuar, kushti ishte “shpronësimi për interes publik”, tashmë është lënë kastile, i turbullt, që të interpretohet si, për shembull, në rastin e Durrësit, ku shpronësimi për interes publik është hapja e një hapësire të gjelbër. Pra, merren toka, troje, banesa. Është një dorë e dytë që po rri në ankth, që ka filluar në 2020-ën, që e kanë futur pa asnjë dëmtim nga tërmeti, me një projekt P2V për t’i prishur për arsyet e tërmetit. 100 banesa të tjera mbi amfiteatër, të cilat të gjitha shpronësohen; kur do t’i dali letra, do t’i dali “shpronësim për interes publik” për një fushë bari mbi amfiteatër.

 Pra, jo për një fushë që do të gërmojë më poshtë amfiteatrit. Madje atje kemi edhe aprovime, ndërkohë që objektet janë akoma në këmbë, janë akoma objektet e qytetarëve durrsakë në zonën e sipërme të amfiteatrit. Ka aprovime të KKT-së, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Madje, pasi ta kenë pastruar dhe të kenë bërë një fushë me bar, ka pas saj edhe disa ndërtime dhe një rotondë mbi amfiteatër. Pra, nuk bëhet fjalë për të zbuluar amfiteatrin, por për të hapur një fushë bari. Desha t’ju shpjegoj pikërisht këtë. Shpronësimi për interes publik, zotni, nuk mund të jetë një fushë e hapur, sepse ajo nuk është as autostradë, nuk është as… domethënë, ligji e ka lënë të interpretohet. Dhe duke qenë se interpretohet, kujdo që i teket, le të themi në gjuhën popullore, të bëjë një plan zhvillimi në pronën e dikujt, e bën “shpronësim për interes publik” dhe kjo është ekspozim. Po, sepse edhe nga ana kushtetuese shpjegohet dhe juristët e dinë, prevalon e drejta e banimit përpara ankierisë publike.

Pra, kthehemi te debati që diskutuam në fillim. Përse duhet bërë kjo protestë përpara parlamentit? Sepse ligjet e krijuara gabim korrigjohen pikërisht nga ata parlamentarë. Në dëshirën dhe luftën që po bëjmë ne dhe në evidentimin e problemeve, një pjesë e deputetëve, padiskutim të opozitës, e pranojnë dhe madje përpiqen të na ndihmojnë në faktin se si mund ta shtrojmë ose si mund ta hedhim poshtë një ligj, për shembull ligjin ose VKM-në e shpronësimit, e cila u pranua edhe nga kryeministri dhe kryetarja e bashkisë, që është bërë me gabime. Pra ka dalë jashtë: de facto është e gabuar, de jure nuk pezullohet. Dhe kjo i rri njerëzve si shpatë mbi kokë, me vendimet e IMT-së, që për çfarëdo gjëje që do hidhet në tavolinë për të diskutuar, ata ta pranojnë. Dhe kjo është një mënyrë shumë e njohur nga 5 Maji, Kombinati dhe të tjerë. Pra, këto janë mënyra reprezaljeje, dëbimesh, që gati-gati i vura emrin; këto ngjajnë me internimet e kohës së komunizmit, ku njerëzit vetëm kamionët i çonin për t’i transportuar plaçkat, dhe le të quajmë internim-dëbim.

Por do të shpjegoja edhe diçka tjetër në lidhje me faktin përse kjo protestë duhet bërë atje. Kjo protestë duhet bërë përpara parlamentit për t’i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë atyre që pretendojnë të na përfaqësojnë, që ne po bashkohemi. Dhe unë e pata thënë edhe në njërën nga protestat: në qoftë se ju nuk e bëni detyrën për të cilën paguheni, shqiptarët, banorët, do ta bëjnë vetë. Dhe si do ta bëjnë vetë? Ashtu siç e kanë nisur. Le të flasim për rastin e Kurdarisë. Rasti i Kurdarisë është tipik për një aprovimi të një zone në bashkinë e Klosit, në zonën e Matit, që jeton dhe nuk i rëndohet shtetit shqiptar; madje është një zonë që krijon dhe prodhon në mënyrën e vet, në mënyrën më ideale të jetës, sepse, duke e ditur dhe nga profesioni, të jesh self-sufficient, të jesh i vetë-mjaftueshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan