Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Kavajë, ku një 28-vjeçar i armatosur ka hyrë në një lokal, duke kanosur klientët dhe duke dhunuar pronarin.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, ku një i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, kishte kërcënuar klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit, S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Njoftimi:
"U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy automjete të qytetarëve.
Kapet pas disa orësh kërkimesh dhe ndjekjeje nga shërbimet e Policisë. Pas disa orësh kërkimesh, 28-vjeçari u lokalizua dhe u kap në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet gjatë kontrollit në terren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së sotme, se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, në qytetin e Kavajës, ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë, por shtetasi i armatosur, për t’i shpëtuar Policisë, ishte larguar me shpejtësi me automjet dhe, gjatë largimit, kishte dëmtuar edhe një automjet të parkuar.
Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje, duke koordinuar veprimet me Forcat Operacionale të DVP Durrës. Gjatë ndjekjes, si pasojë e shpejtësisë së lartë, shtetasi i armatosur humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër.
Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Shërbime të shumta të Policisë vijuan kontrollet në zonë. Pas disa orësh kërkimesh, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Forcat Operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit M. C., alias M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjet në një kanal dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dhe gjatë kontrollit në automjetin tip Range Rover në përdorim nga 28 vjeçari u gjet krehëri me municion luftarak. Nga hetimet paraprake rezulton se 28-vjeçari ka kanosur dy klientë të lokalit dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.",njoftoi policia.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Mars17:10
Fshati Verbas në Patos zhytet në errësirë, rrjeti energjetik i amortizuar prej vitesh
Fshati Verbas në Patos po zhytet çdo ditë në errësirë dhe ndotje, mes rrjetit energjetik të amortizuar dhe kanalizimeve t...
AKTUALITET
29 Mars16:43
Myk, dritare të mbyllura me kartona/ Zyrat e identiTek në Shkodër në gjendje skandaloze si në mesjetë
Pamjet nga zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti në Shkodër tregojnë kushte të papranueshme për qytetarët.
...
AKTUALITET
29 Mars16:35
32-vjeçari u plagos me thikë pas sherrit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona
Autoritetet në Vlorë kanë shpallur në kërkim tre persona pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në lagjen &l...
AKTUALITET
29 Mars16:16
Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së
Polica ka zbuluar ditën e sotme në Shijak, një ambient në të cilin kultivoheshin bimë narkotike. Në kuadër të...
AKTUALITET
29 Mars16:02
Përfshihet nga flakët një banesë në Orikum
Një zjarr i shkaktuar nga një defekt teknik ka përfshirë një banesë në qytetin e Orikumit.
Mësohet se zjarrëfisk...
AKTUALITET
29 Mars15:17
Nga nxënës i qetë në vrasës me pagesë/ Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare
Si një nxënës i qetë nga Berkshire u shndërrua në një vrasës të pamëshirshëm për një familje kr...
AKTUALITET
29 Mars13:00
U vra nga i dashuri minoren, Aurora 13-vjeçare shqiptare kërkoi ndihmë nga ChatGpt. Zbardhen mesazhet e tmerrshme
Kërkesat që Aurora Tila i bëri ChatGpt kontribuojnë në provat e përndjekjes ndaj së cilës ajo ishte nënshtruar. Kjo...
AKTUALITET
29 Mars12:40
Si pularia e drejtorit të burgut u kthye në magazinë hashashi/ Zbardhet dëshmia e Bilal Hasës: Gjatë Covid-it, pulat...
Syri Televizon zbardh të plotë dëshminë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, i cili u shpall në kërkim, u vetë...
AKTUALITET
29 Mars12:22
Goditën me gërshërë dhe sende të forta pronarin e servisit në Korçë, 3 në pranga. Procedohet dhe biznesmeni
Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur n&eum...
AKTUALITET
29 Mars11:44
EMRAT/ Gati për të shitur armë zjarri, policia u ngre “pritë” trafikantëve në Kamzë. VIDEO nga operacioni
Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pi...