
Kanë kaluar rreth 13 ditë që nga nisja e rrethimit të sipërfaqes së tokës ku pritet të ndërtohet TEC-i në fshatin Suk1 të Bashkisë së Roskovecit, ndërsa kundërshtitë e banorëve vazhdojnë të rriten. Një përfaqësi e banorëve të zonës, së bashku me përfaqësues të shoqatës ambientaliste “Zharrza”, dolën sot në një konferencë për shtyp për të denoncuar situatën.
Sipas përfaqësuesve të banorëve, ndaj tyre po ushtrohet presion, veçanërisht ndaj familjarëve që janë të punësuar në administratën shtetërore, duke u kërkuar të tërhiqen nga protestat kundër projektit.
Ata pretendojnë se paralelisht po bëhet propagandë me premtime për punësim të banorëve të zonës pas ndërtimit të TEC-it, gjë që sipas tyre ka sjellë përçarje mes banorëve dhe ka dobësuar reagimin kundërshtues.
Dhurata Mallka, përfaqësuese e banorëve, u shpreh se deri tani janë zhvilluar pese protesta, ndërsa po organizohet edhe protesta e radhës.
“Banorët janë të ndarë, pasi nga njëra anë ka presione dhe nga ana tjetër premtime për punësim. Megjithatë, kundërshtia vazhdon dhe protestat do të vijojnë”, tha ai.
Ndërkohë, përfaqësuesi i shoqatës ambientaliste “Zharrza”, Qani Rredhi ngriti shqetësime për mungesë dokumentacioni ligjor për projektin. Sipas tij, nga verifikimi i dokumenteve në tabelën informuese në vendin ku ka nisur rrethimi, rezulton se leja mjedisore ka skaduar.
Ai shtoi se, sipas informacionit që disponojnë, nuk është marrë ende leja në Agjensimë e baseneve të ujërave dhe nuk ka pasur as aplikim për një leje të tillë.
“Për një çati apo për rrethimin e një oborri me tela, vjen menjëherë Policia e Shtetit dhe IKMT-ja dhe të marrin për krahu. Ndërsa këtu po kryhen punime dhe nuk ka ardhur askush nga institucionet për të verifikuar nëse ka dokumentacionin e duhur”, u shpreh Rredhi.
Shoqata ambientaliste “Zharza” deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë banorët e zonës në kundërshtimin e projektit dhe në kërkesën për transparencë lidhur me lejet dhe ndikimin mjedisor të TEC-it
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Mars12:13
EKSKLUZIVE/ “Lekët shpejt”, momenti kur grabitësi kërcënon me pistoletë punonjësen e Exchange
Piranjat News, kanë siguruar pamjet e grabitjes së Exchange, brenda një qendre tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë.
N&eu...
AKTUALITET
5 Mars12:13
SPAK kërkon arrestimin e saj/ Masa e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, ja kur do të mbahet seanca
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve për masat...
AKTUALITET
5 Mars12:07
U përdor për 20 ditë si rrugë alternative pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd, çahet asfalti i rrugës Maliq-Lozhan
Rruga Maliq–Lozhan-Strelcë e cila për më shumë se 10 ditë u përdor si alternativë nga drejtuesit e mjeteve për t...
AKTUALITET
5 Mars11:56
Arrestohet 25-vjeçari, ishte dënuar me burg për plagosje
Policia e Kukësit arrestoi një 25-vjeçar të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.
Burime zyrtare bënë ...
AKTUALITET
5 Mars11:46
Gjyqtarja 'bllokohet' në Dubai, shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë"
Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e relatores Engjëllushe Tahi...
AKTUALITET
5 Mars11:42
Shtyhet seanca paraprake për dosjen e Metës, shkak mungesa e avokatit
Shtyhet seanca paraprake për dosjen për Ilir Metën. Seanca e radhës pritet të mbahet më datë 12 mars.
Mësohet se shka...
AKTUALITET
5 Mars11:28
Zbulohet shuma e parave që u grabit sot tek Exchange në Tiranë
Autori ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit n&e...
AKTUALITET
5 Mars11:09
Proteston i vetëm! I moshuari me megafon para parlamentit: Po vidhni pensionet e popullit
Teksa po mbahet seanca plenare e Kuvendit, në ambientet e jashtme ditën e sotme një qytetar u pa duke protestuar, i vetëm dhe me një ...
AKTUALITET
5 Mars10:47
DETAJET/ Zhdukja e Jan Prengës dhe provat për Altin Hajrin që kontestohen nga avokatët mbrojtës
Në 17 janar 2020 në zonën e Kamzës, ndodh një ngjarje mjaft e rëndë, siç ishte rrëmbimi, vrasja dhe më pas...
AKTUALITET
5 Mars10:41
Ekstradohet Lorenc Lala, dyshohet se pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut
Është ekstraduar nga Anglia, Lorenc alias Kristian Lala, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes një vendi...