
Në 17 janar 2020 në zonën e Kamzës, ndodh një ngjarje mjaft e rëndë, siç ishte rrëmbimi, vrasja dhe më pas zhdukja pa gjurmë e trupit të të të ndjerit, Jan Prenga.
45-vjeçari Prenga, ishte babai i 5 fëmijëve dhe mbajtjen e familjes së tij në Kamëz, e kishte përqëndruar tek biznesi i tij i vogël, që montonte mobilje.
Prenga, nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetin kriminal të drogës, por realisht ai mbeti viktimë e luftës mes klaneve kriminale të shqiptarë, që trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine në Angli.
Në këtë trafik ishte përfshirë njëri nga vëllezërit e familjes Prenga, Astrit Prenga, i cili dyshohej se kishte vjedhur një sasi prej 260 kg drogë në Porthsmuth të Anglisë. Për shkak të punëve të pista të vëllait, Jan Prenga, u vendos në objektiv për tu rrëmbyer dhe mbajtur peng.
Qëllimi nuk ishte vrasja e tij, por rrëmbimi dhe mbajtja peng me qëllim detyrimin e Astrit Prengës, të nxirte drogën e humbur në Angli prej 260 kg kokainë.
Por planet nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar, Gentian Funiqi alias Doçaj, pasi çunat që dërgoi në Kamëz për rrëmbimin e Jan Prengës nxorën situatën jashtë kontrollit, duke e rrembyer Prengën permes forces dhe dhunes.
Të panikosur, ata marin trupin përgjakur të Jan Prengës, duke e futur në makinën tip “Range-Rover” ngjyrë e bardhë, duke ndjekur një rrugë që të çon në zonën e Shijakut.
Fillimisht, skuadra e çunave ende të paidentifikuar drejtohen në një biznes në Shijak, por derën e biznesit e gjejnë të mbyllur. Kësisoj ata drejtohen në kompleksin “Golden Park”, ku për shkak të derës së hapur “Range-Rover” hyn në ambjentet e brendshme dhe më pas drejtohet në pjesën e Garazhit nëntokësor.
E gjithë silueta e makinës dhe personave që marin pjesë në këtë ngjarje identifikohen, përmes kamerave të kompleksit që është në pronësi të Altin Hajrit. Kamerat filmojnë gjithçka.
Altin Hajri, vjen në ambjentet e garazhit disa minuta me vonesë pasi njoftohet nga punonjësit se disa persona kishin hyrë në garazh dhe kërkonin ta takonin. Kur është paraqitur aty, Altin Hajri, shikon një situatë jo normale dhe aspak të këndshme.
Kjo për shkak se një person, të cilin ai nuk e njihte, ndodhej në ambjentet e biznesit të tij dhe personat e tjerë të paftuar qëndronin në këmbë në ambjentet e garazhit nëntokësor.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, fillimisht policia dhe prokuroria e Tiranës dhe më pas ajo e posaçme SPAK, arrestuan Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajri dhe persona të tjerë. Njëherësh në kërkim u shpall dhe Altin Hajri, i cili në atë kohë kishte vetëm 18 ditë që ishte liruar nga burgu në Hollandë dhe në Shqipëri kishte mbëritur në 30 dhjetor 2019. Mes personave në kërkim u shpall Gentjan Funiqi alias Doçaj dhe Dritan Rexhepaj.
Ndërsa vetë ngjarja e rëmbimit të Jan Prengës në Kamëz ka ndodhur në 17 Janar 2020, plot 18 ditë pasi Altin Hajri kishte mbëritur në Shqipëri.
Pas hetimeve të kryera, SPAK u bind se familjarët e Altin Hajrit nuk kishin lidhje me ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të Jan Prengës, duke çuar në lirimin e plotë të babait të Altin Hajrit, Bajram Hajri, vëllait të tij, Leonard Hajri, dhe djalin e xhaxhait të tij, Elton Hajri.
Ndërkohë 1 vit nga ngjarja e rëndë, Gjykata vendosi të lirojë nga burgu dhe të arrestuarin Ardjan Doçin një puntor ndërtimi dhe Olsi Turjan nga Shijaku.
Por ky i fundit më pas u dënua vetëm me 3 vite burgim për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” por jo për akuzën e rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.
I vetmi që është dënuar me burg përjetë është kopshtari i kompleksit, Festim Bixhdili, i cili dyshohet nga SPAK se kamarë trupin e pajetë të Jan Prengës, dhe e ka fshehur diku tjetër duke mos u gjetur sot e kësaj dite.
Ndërkohë 1 javë më parë, prokuroria e posaçme SPAK kërkoi në gjykatë deklarimin fajtor të Altin Hajrit dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm për akuzën e rrëmbimit, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të pajetë të Jan Prengës.
Pas daljes nga salla e gjyqit, mbrojtësit ligjorë u shprehën në media si kërkesa e prokurorisë së posaçme SPAK, ishte përtej situatës penale që paraqesin provat e administruara në dosjen e Altin Hajrit.
“…ne do i shprehim qëndrimet tona në konkluzjonet përfundimtare dhe në bazë të provave dhe fakteve, jemi të bindur plotësisht që Altin Hajri nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen apo qoftë dhe zhdukje e trupit të pajetë të Jan Prengës…”-u shpreh mbrojtësi ligjor.
Rezulton se organi i prokurorisë, argumenton përgjegjësinë e Altin Hajrit për akuzën të cilën po gjykohet, duke u mbështetur në indicie, të cilat nuk krijojnë një unitet të plotë për të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm përfshirjen e këtij të fundit, në rrëmbimin me pasojë vdekjen të të ndjerit Jan Prenga.
Në vlerësimin e dinamikës, së rrethanave të dokumentuara nga regjistrimet e kamerave të instaluara në ambjentet e parkimit, ku ka ndodhur ngjarja vërehen disa konstatime, të cilat vlerësohen se janë të qënësishme për të vërtetuar dijeninë ose jo të Altin Hajrit, ne pengmarrjen e Jan Prengës.
Sipas mbrojtësve, Altin Hajri, nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë ngjarje, nuk ka asnjë provë që fakton se ai jo vetëm të ketë pasur dijeni, por edhe të faktojë organizimin e pengmarjes. Një gjë të tillë nuk ka pasur mundësi ta kryente, pasi deri në 30 dhjetor 2019, Altin Hajri, ka qënë i izoluar në një burg në Hollandë.
“…ndërkohë interpretimi që organi i prokurorisë i bën pamjeve filmike, nuk është korrekt, në funksion të krijimit të një pasqyre të qartë dhe të plotë të faktit…”-thonë avokatët e të pandehurit Altin Hajrit.
Në interpretimin që organi i akuzës, i bën pamjeve filmike, dukshëm ka një tendencë, inkriminuese të të pandehurit.
Ndërkohë që provat e mbledhura përgjatë të gjithë procedurës hetimore, nuk interpretohen sipas meritës së tyre, e për më tepër në një shtrirje kohore që do ti jepte organit të prokurorisë, mundësinë që të bënte një vlerësim të saktë në kufijtë e bindjes, të pasjes dijeni të Altin Hajrit, në lidhje me ngjarjen e datës 17 janar 2020, e në vijim të dakortësimit të tij, për të qënë pjesë e kësaj sipërmarrje kriminale.
Për më tepër mbrojtësit ligjorë shprehen se nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë indicie që lidh Altin Hajrin me sasinë e drogës prej 260 kg kokainë të vjedhur në Portsmouth në Angli.
Mbi të gjitha në transkriptet e bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky EÇ”, mes të pandehurit Dritan Rexhepi dhe perosnave të tretë, apo mes Rexhepit dhe Gentian Funiqit, emri i Altin Hajrit nuk permendet asnjëherë të vetme, as përpara ngjarjes se datës 17 janar 2020, dhe as mbas kësaj date.
“…nuk rezulton që Altin Hajri, të ketë pasur lidhje me këtë sasi lënde narkotike, as interesa as pritshmëri për fitime financiare nga shitja e kësaj sasie, dhe as ndonjë marrëveshje për bashkëpunim me të pandehurit e cituar më lart. Ai asnjëherë nuk referon për ndonjë humbje të shkaktuar nga vjedhja e kësaj sasie narkotikësh…”-shprehen mbrojtësit ligjorë.
Altin Hajri, në kohën kur pretendohet se ka ndodhur vjedhja e 260 kg kokainë, ka qënë duke vuajtur dënimin në një burg në Hollandë.
“…rezulton se Altin Hajri, është kthyer në Shqipëri pas përfundimit të dënimit nëpërmjet një procedure të dëbimit të tij, në 30 dhjetor 2019, fakt që lehtësisht vërtetohet nga sistemi TIMS…”-thonë mbrojtësit ligjor.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Mars10:41
Ekstradohet Lorenc Lala, dyshohet se pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut
Është ekstraduar nga Anglia, Lorenc alias Kristian Lala, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes një vendi...
AKTUALITET
5 Mars10:11
Me jelek të zi dhe i maskuar, si arriti hajduti të grabiste exchange-n te “Concord Center” në Tiranë
Janë publikuar pamjet nga ngjarja e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku një p...
AKTUALITET
5 Mars10:00
Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, reagon policia
Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth grabitjes së një pike të këmbimit valutor në një qendër tregtare n&e...
AKTUALITET
5 Mars09:58
Grabitet me armë dyqani i valutës në një qendër tregtare te ‘5 Maji’, detajet e ngjarjes
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e kësaj të enjte.
Një dyqan i këmbimit valut...
AKTUALITET
5 Mars09:31
Rruga Egnatia rrezikon të zhduket mes asfaltit dhe neglizhencës institucionale
Rruga Egnatia është një nga trajektoret më të rëndësishme politike dhe ushtarake në Europën Juglindore. E ndë...
AKTUALITET
5 Mars09:00
EMRI/ Ishte dënuar me burg për zjarrëvënie, arrestohet 37 vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar 37 vjeçarin Bledar Balliun, pasi ishte shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me ...
AKTUALITET
5 Mars08:39
Dy javë e bllokuar, rruga Librazhd–Prrenjas do të jetë i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve
Segmenti rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të ...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Mars08:08
Dyfishohet çmimi i luleshtrydhes, ankohen qytetarët: Nuk e blejmë dot kaq shtrenjtë
Qytetarët ankohen, për dyfishimin e çmimit të luleshtrydheve në tregun e Fierit.
Këtë sezon, tregtarët e shesin me ...
AKTUALITET
5 Mars07:57
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.
Nd&e...
AKTUALITET
5 Mars07:43
Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes
Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësi...