Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ankandi i shpallur pak ditë më parë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara për makineritë në Kalivaç të Becchettit duket se ka nxitur reagimin e fortë të këtij të fundit.
Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 13.5 miliardë lekë në fund të vitit 2024, ose 135 milionë euro sipas bilancit zyrtar të kompanisë.
Përfshirë dhe interesat bankare në pritje, shuma arrin në 13.7 miliardë lekë.
“Gjatë vitit 2024 ashtu si edhe gjatë vitit 2023, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për bllokimin e të ardhurave nga shërbimet en route dhe terminal charge, të ofruara nga Albcontrol”, thuhet në përshkrimin e pasqyrave financiare.
Shuma që Albcontrol nuk arrin të arkëtojë po rritet vit pas viti. Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021, u rrit në 6.7 miliardë lekë në vitin 2022 për të arritur në 10.5 miliardë lekë në 2023, dhe 13.5 miliardë lekë në 2024-n.
Këto të ardhura, Albcontrol duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, uljengritje e mbikalime për periudhën 2021-2024 nga Eurocontrol, organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.
Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?
Fillimisht këto detyrime ishin në zërin “Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore”, i cili paraqet të drejtat për arkëtim për shoqërinë, por që nuk janë arkëtuar paratë për këto të ardhura, ndërsa në 2024-n kanë kaluar në zërin “Klientë në pritje”.
Në vitin 2024, kompania raportoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh, në rritje me 9% në krahasim me vitin e mëparshëm, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit ajror pas pandemisë.
Shpenzimet e personelit ndërkohë u rritën me 47%, duke arritur në 1.47 miliardë lekë.
Mori 74 milionë euro kredi për të përballuar aktivitetin, nuk shlyen asgjë në 2024-n
Pamundësia për të arkëtuar paratë nga shërbimet që ajo ofron kanë detyruar Albcontrol që të marrë kredi dhe ndihma pranë institucioneve shtetërore në 2023-n. Në 2024-n, kompania raporton që nuk ka filluar akoma të shlyejë huatë, teksa do të duhet ti paguajë brenda 7 muajve të parë të 2025-s.
Në fund të vitit 2024, Albcontrol kishte një principal kredie për tu paguar prej 7.4 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë në 2022 dhe e pandryshuar nga 2023-shi. Nga kjo shumë, 421 milionë lekë janë dhënë hua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit Rrugor.
Për këtë kredi afati i shlyerjes është shtyre brenda 6 mujorit të parë 2025, së bashku me interesat dhe komisionet që do ti paguhen huadhënësit.
Qeveria nga ana e saj ka dhënë një mbështetje financiare prej 3 miliardë lekë përmes një akti normativ të miratuar në dhjetor 2023. Shoqëria do të kthejë shumën e marrë brenda 31.07.2026 (shlyerja do të bëhet me 3 këste të barabarta gjashtëmujore duke filluar me këstin e pare të pagueshëm në date 31.07.2025).
4 miliardë lekë të tjera janë dhënë mbështetje financiare me vendim të Asamblesë së Aksionarit, përkatësisht nga 2 miliardë lekë në dhjetor 2022 dhe nëntor 2023. Aksioneri i Albcontrol është Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“Gjatë vitit 2024, Shoqëria nuk ka shlyer këste për huatë e marra dhe gjendja e principalit mbetet e pandryshuar nga ajo e vitit 2023”, thuhet në raportin financiar.
Konflikti me Becchetti, shteti ende njeh detyrim 108 milionë euro
Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.
Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.
Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.
Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.
Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.
Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.
Në total, Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Rreth 60% e kësaj shumë është vetëm detyrimi për çështjen “Becchetti”.
Financat ende e njohin këtë shumë, që i detyrohen investitorit italian si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit./Piranjat.al
Vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri arsimor, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me një udhëzim të veçantë ka pë...
Ky mëngjes ka nisur me një aksident në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” n...
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet me 99.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 95 lek&e...
Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka reaguar përmes një komenti në Facebook lidhur me rastet e shpëtimit të turistëve të huaj ...
Moti i keq ka “prekur” edhe fluturimet për në Aeroportin Nënë Tereza në Tiranë. Në faqen zyrtare të Aerop...
Policia e Durrës ka reaguar pas denoncimit te një turisti që është sulmuar nga pesë persona në qytetin bregdetar. Alexandr...
Banorët e fshatit Dritas–Tapizë po përballen me një situatë kritike, pasi prej tre ditësh ndodhen pa energji elektrike. At...
Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave. Ai ...
Ramazan Rraja djali i Xhelal Rrajës dhe nipi i ish deputetit socialist Rrahman Rraja ka lënë qelitë e paraburgimit dhe ka shkuar në b...
Uniformat blu kanë sqaruar sherrin që ka ndodhur në Plazh, ku shtetasi austriak ka denoncuar së ishte dhunuar për motive të dob&...