Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Në një postim në Facebook, kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër fjalimin e Ramaduros në Bled, duke theksuar tre momente që tronditën audiencën dhe zbuluan mashtrimet e tij.
Berisha e akuzoi Ramaduron për sulme ndaj Putinit, për mohimin e vizitave shqiptare në Moskë dhe për këshilla antimperialiste që nxisin ndarjen me SHBA-në, duke e paraqitur si një manipulim të qëllimshëm dhe të papranueshëm për publikun.
Reagimi:
Tre momente nga fjala e Ramaduros që tronditën Bledin! Miq, në fjalën e tij në Bled, Ramaduro pati disa momente që gajasi audiencën dhe ju nuk duhet t’i humbisni.
Momenti i parë ishte ai në të cilin, sikur të ishte ekspert koprolog, u mor me ato të Putinit, të cilat, në dallim nga fjalori i tij në parlament, nuk i quajti as jashtëqitje dhe as jashtënxjerrje, por u shpreh: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka një qese biologjike mbetjesh, për t’i mbledhur e për t’i sjellë në shtëpi.”
Momenti i dytë është mashtrimi i radhës: Rama në fjalën e tij vazhdoi: “Sepse meqë ra fjala, unë përfaqësoj një vend që qëndron plotësisht krah Ukrainës dhe mendoj, vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.” Një mashtrim i paskrupullt, sepse nga viti ‘90 deri sot, nga Shqipëria kanë qenë në Moskë dy kryeministra, njëri prej të cilëve vetë ai, por edhe Kryetar Parlamenti e President i vendit. Duket se mohimi i vizitës në Moskë lidhet me funksionet që mban vëllai i tij me nënë ruse në elitën ushtarake të Putinit.
Momenti i tretë dhe kulmor është këshilla e tij si lider global për Europën: mos pyesni për Amerikën, këshillë antimperialiste por edhe antihistorike. Kështu, në fjalën e tij Ramaduro shtoi: “Askush nuk mund të thotë që ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj që Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë më pas në anën tjetër të oqeanit me Planin e Paqes. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.” Ndaj dhe sipas tij, Europa Paqe nuk duhet të pyesë se çfarë thotë Shtëpia e Bardhë për paqen, mbasi Europa është vetë paqja, dhe sipas kësaj logjike, ata përtej oqeanit nuk janë paqja, dhe se Rusia nuk është Europë, apo edhe se dy luftërat botërore kanë filluar në bregun tjetër të Atlantikut.
Miq, kjo këshillë mesa duket lidhet me shpërfytyrimin e tij psikologjik pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Trump.
Gazetari Basir Çollaku I ftuar në ‘Task Force’ ka treguar se, SPAK nuk prek dot dy dosje, atë të tenderava të AKSHI-t ku ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni pjesë e episodit të 20-të të Forumit Strategjik të Bledit për të folur p&eum...
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në forumin e Bled-it, në Slloveni, fokusi i së cilit ishte sigurisht Shqipëria. Rama s...
Në Slloveni sot dhe nesër do të mbahet samiti i përvitshëm i Bledit. Këtë vit shënohet 20-vjetori i këtij forumit...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të përmbushë objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmby...
Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht një padi në Kolegj Zgjedhor, duke kërkuar rrëzimin e Vendimit nr. 34, datë 28.08.2025, t&...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, publikoi dokumenetet që vërtetojnë se kryetari i PL-së...
Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK-u, deklaroi se nuk do të pranojë gjykim të shkurtuar në procesin ndaj saj. Kryemadhi akuzon Prokurorin&...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, në një konferencë për shtyp, për lidhje të dyshimta me...