POLITIKE

Dokumentet/ Blushi: Avokati i Popullit fakton se ndalimi i Metës, krim elektoral i SPAK në shërbim të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 14:52

Dokumentet/ Blushi: Avokati i Popullit fakton se ndalimi i Metës, krim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, publikoi dokumenetet që vërtetojnë se kryetari i PL-së, Ilir Meta, u arrestua në bazë të një ligji të shfyqizuar katër vite më parë.

Sipas Blushit, vendimi në këto dokumente vërteton që urdhri i ndalimit të Ilir Metës u realizua mbi një ligj të shfuqizuar.

Blushi theksoi ndër të tjera se gjetjet e Avokatit te Popullit faktojnë se me arrestimin e Ilir Metës, SPAK shkeli vendimin e Gjykatës dhe ia delegoi Policisë të drejtën e ndalimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, kur ndëkohë Gjykata ngarkonte SPAK-un dhe BKH-në.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit për ndalimin e Ilir Metës:

Rrëmbimi i Metës, Avokati i Popullit fakton bashkëfajësinë e qëllimshme të SPAK në shkeljen e ligjit. SPAK kreu shërbim elektoral kriminal për llogari të Ramës

Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un, të vetshpallur si patericë e regjimit dhe një vegël qorre në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin, pluralizimin politik dhe demokracinë.

Raporti i Avokatit të Popullit është konfirmim zyrtar i denoncimeve shumë të drejta dhe të vërteta të vet Z. Meta dhe Partisë së Lirisë për bashkëfajësinë dhe shërbimin kriminal elektoral që SPAK, qëllimisht dhe me vetëdije, kreu 10 muaj më parë vetëm për llogari të interesave politike dhe elektorale të Edi Ramës, për t’i pamundësuar ushtrimin e të drejtave politike Z. Meta nëpërmjet izolimit ekstrem, njërit nga dy drejtuesit kryesorë të opozitës, në funksion të grabitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Së pari, skandali që udhëheq rrëmbimin e paligjshëm të Z. Meta, i konstatuar zyrtarisht edhe nga Avokati i Popullit, është urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani, Arben Kraja e Sotir Kllapi, i mbështetur në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Sipas Avokatit të Popullit, prokurorët mercenarë e kanë bazuar ligjshmërinë e urdhrit të tyre për rrëmbimin e Ilir Metës në ligjin Nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar në datën 25 qershor 2020, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e pretenduar policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër, ligjërisht konsiderohet i pavlefshëm.

Skandali i radhës, që nxjerr zbuluar SPAK-un si organizatë kriminale në shërbim të Edi Ramës, është fakti se Gjykata urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për ekzekutimin e vendimit për ndalimin e Z. Meta dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë si Forca Operacionale.

Pra SPAK e ka shmangur qëllimisht BKH-në, pra veten, nga operacioni kriminal, e vetdijshme për shoun politik që do të ndodhte, ç’ka provon se nuk është aspak rastësi as shpërfillja e vendimit të gjykatës dhe as gjoja larja e duarve nga akti kriminal që ndodhi më 21 tetor, shoqëruar me legjendat e përhapura në mediat e financuara me paratë e pista e të inceneratorëve, sikur gjoja Altin Dumani ishte mërzitur shumë nga forma brutale e arrestimit.

Kur në fakt, ai, Arben Kraja e Sotir Kllapi, me vetdije të plotë i lanë dorë të lirë Narkopolicisë të realizonte atë skandal që turpëron sot Shqipërinë, si vend anëtar i Këshillit të Europës dhe kandidat për anëtarësim në BE, në raport me shkeljen flagrante të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i qëllimshëm dhe politik, me vetëdije të plotë dhe ne shkelje të urdhrit të Gjykatës, nga ana e SPAK për të shmangur Byronë Kombëtare të Hetimit nga urdhri i ekzekutimit, siç konstaton me shumë të drejtë Avokati i Popullit, dhe delegimi vetëm te Narkopolicia i rrëmbimit të Ilir Metës provon bashkëfajësinë dhe koordinimin e këtyre dy institucioneve për të realizuar atë krim të shëmtuar.

Së treti, më i rëndë akoma është pohimi publik i SPAK para gjykatës se arrestimi i Z. Meta u krye në përputhje të ligjit.

Mashtrimi i ish-hetuesit të komunizimit, prokurorit Arben Kraja në seanën e 23 tetorit 2024, para trupës gjykuese, për konfirmimin e masës së arrestit, ku deklaroi me zë dhe figurë se arrestimi i z. Meta ishte jo vetëm i ligjshëm por edhe i rregullt, fakton gjithashtu bashkëfajësinë e qëllimshme dhe kriminale të SPAK në këtë operacion.

Për standardet e një hetuesi-ushtar të diktaturës më të egër në Europë, si Arben Kraja, që ka dënuar qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist”  mund të jetë krejt normale dhe i rregullt rrëmbimi i dhunshëm, në mes të rrugës, nga banditë me maska, të paidentifikuar e të armatosur rëndë i një ish-Presidenti Republike.

Me standardin e tij, që firmos arrestimin mbi një ligj të shfuqizuar, që nuk respekton vendimin e gjykatës, dhe që e quan të rregullt një rrëmbim të dhunshëm, sot kushdo qytetar mund të përfundojë me pranga, i dhunuar dhe i rrëmbyer nga banditë, mbështetur mbi nenin 55 “për agjitacion dhe propagandë”, të vetmin nen që Arben Kraja e reciton përmendësh edhe në gjumë.

Në Republikën e Shqipërisë së dekadës së fundit, edhe më i pashkolli e di shumë qartë se Arben Kraja vetëm shërbëtor i shtetit të së drejtës nuk mund të jetë, por afërmendsh që është kjo arsyeja pse “Ramaforma” e përzgjodhi prokuror, sepse regjimit i duhen ushtarë personalë dhe jo njerëz të ligjit e të drejtësisë.

Nga gjetjet e Avokatit të Popullit del qartë se kemi të bëjmë me një aksion të paligjshëm, arbitrar dhe të paprecedentë, i cili përbën jo vetëm një akt të rëndë të dhunës institucionale, por edhe një rrembim politik të orkestruar nga Edi Rama, të kryer në bashkëpunim nga SPAK dhe Narkopolicia e Shtetit, në shkelje të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të çdo standardi demokratik.

Dokumentet/ Blushi: Avokati i Popullit fakton se ndalimi i Metës, krim

Dokumentet/ Blushi: Avokati i Popullit fakton se ndalimi i Metës, krim

Ndaj afërmendsh, skandali i katërt, SPAK-u nuk do ta hetonte as kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj Policëve që kryen rrëmbimin e Z. Meta, sepse ky institucion i vënë totalisht në shërbim të verbër politik ndaj Edi Ramës e ka për krenari të amnistojë botërisht këdo që është aleat i regjimit në krim dhe korrupsion.

Sikundër nuk është aspak rastësi, që arrestimi i ushtarit të Ramës, Jurgis Çyrbja para rrëmbimit kriminal të z. Meta u krye sipas procedurave ligjore, sikundër u realizua po në përputhje me ligjin edhe ndalimi i ish-Kryetari të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Një tjetër provë që vërteton se për standardet e arrestimit, SPAK nuk udhëhiqet as nga ligji, as nga Kushtetuta por vetëm nga urdhrat politikë të Edi Ramës, që përcakton se si dhe kur duhet arrestuar kundërshtarët politikë dhe ata që i ka shtrydhur si limoni e nuk i hyjnë më në punë.

Tani që SPAK e ka dërguar çështjen e Z. Meta për gjykim, Partia e Lirisë rikonfirmon se i gjithë ky proces farsë, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, me hetime që kanë zgjatur mbi 6 vjet, të shtrira në 32 vite shërbim publik dhe politik të Ilir Metës, ka nxjerrë në dritë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!

ZERO prova penale!

ZERO akte dhe vendime të paligjshme!

ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!

ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!

ZERO pasuri të paligjshme të Ilir Metës!

ZERO dëshmitarë realë (se të fabrikuar ka plot dhe me mundësitë kriminale dhe korruptive të Edi Ramës mund të prodhohen pafund të tillë), që të provojnë se Z. Meta ka bërë një veprim të paligjshëm dhe t’i ketë shkaktuar 1 qindarkë dëm financave publike.

Pozita e Z. Meta është lehtësuar për shkak se nga dita e rrëmbimit terrorist ka rënë “de jure” akuza e lobimit dhe “de facto” edhe akuzat e tjera janë zhbërë.

Përkundrazi, është rënduar pozita e vet prokurorëve të SPAK-ut në raport me ligjin dhe njëanshmërinë e tyre politike, deri duke keqpërdorur “dëshmitarë” që vet i cilëson si të paqëndrueshëm dhe që janë hiç-dëshmitarë.

Fill pas seancës paraprake, së bashku me Z. Meta do të kemi një betejë publike, për të çmontuar të gjithë këtë proces politik, që çdo ditë që kalon vetëm rëndon vetëm pozitën e prokurorëve të SPAK dhe të gjyqtarëve të shantazhueshëm në raport me ligjin.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan