Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zvicerane e specializuar në lajmet e aviacionit Ch-Aviation njoftoi se një nga qiradhënësit ka paditur në gjykatë kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë së avionëve.
Nuk dihet se cila është kompania paditëse dhe në cilën gjykatë e ka paditur ajo Air Albanian. Por kohët e fundit në media është publikuar lajmi se një prej avionëve të Air Albanias u sekuestrua në Stamboll nga kompania qiradhënëse Etihad në fillim të muajit të kaluar për shkak të mospagimit të qirasë.
Ky është lajmi i radhës që tregon se flamuri shqiptar i aviacionit mund të jetë në momentet e tij të fundit. Ndonëse këto ditë Air Albania ka nisur një fushatë mediatike për të përmirësuar imazhin e saj, të dhënat që vijnë nga anë të tjera tregojnë se situata e saj financiare është shumë e vështirë.
Pak ditë më parë, Aeroporti i Ljubjanës njoftoi se Air Albania kishte anulluar fluturimet Tiranë-Ljubjanë për shkak të vështirësive financiare. Ndërsa këtë të mërkurë u bë publik lajmi i padisë për mospagesën e qirasë së avionëve.
Air Albania ka qenë në qendër të debateve publike, qëkur kompania i ofroi kryeministrit Edi Rama një charter personal për udhëtimet e tij, përmes një marrëveshje jo transparente. Vetë kryeministri ka deklaruar se charteri nuk u ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë, pasi Air Albania e ka vënë avionin në dispozicion në këmbim të shërbimeve të imazhit që kryeministri i bën kompanisë./Kapital.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shtator19:31
U kapën me dro*gë 1.8 milionë paund, kush janë tre shqiptarët e dënuar me rreth 20 vite burg në Britani (emrat)
Tre burra me origjinë janë burgosur për një total prej gati 20 vitesh pasi policia zbuloi një fabrikë kanabisi me vlerë 1.8 m...
AKTUALITET
3 Shtator18:55
Aksident në aksin Qafë e Buallit ka të plagosur
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, ku një m...
AKTUALITET
3 Shtator17:43
Turisti i huaj “zbërthen” stacionin e autobusëve në Tiranë: “Kaos dhe konfuzion në 35 gradë!
Një vizitor nga jashtë ka ndarë në rrjetet sociale eksperiencën e tij në stacionin kryesor të autobusëve në Tiran...
AKTUALITET
3 Shtator17:41
Pas mandarinave, Kroacia bllokon edhe pjeshkat nga Shqipëria. Alarmi u dha nga BE. Materiali i rrezikshëm që përmbajnë ato
Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë të eksportuara nga Shqipëria, për përmbajtje të lartë të nikelit...
AKTUALITET
3 Shtator17:18
Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese. Kush janë 6 kandidatët e përzgjedhur. Disa vijnë nga ish-strukturat e Vettingut
Gjashtë kandidatë nga 13 gjithsej janë përzgjedhur për të vijuar garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetue...
AKTUALITET
3 Shtator16:46
Sezoni turistik iku bashkë me aeroportin e Vlorës dhe administratorin
Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoq&eu...
AKTUALITET
3 Shtator15:44
6 vite më vonë, zbulimi epokal: Depozitat ende mbi pallate – Rama 'risjell' vendimin e harruar
Qeveria “riciklon” vendimet e pushtetit vendor, duke rikthyer vëmendjen tek vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 150, datë 16.12.2019, i ...
AKTUALITET
3 Shtator14:56
E rëndë, dy adoleshentë qëllojnë me ar*ë drejt 27-vjeçarit në Krujë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kryjë, ku dy adoleshentë, të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, janë shpallur ...
AKTUALITET
3 Shtator12:59
Procedohet mjeku në Librazhd, mbesa e të ndjerit: Neglizhoi trajtimin mjekësor
Ndaj një mjeku në Librazhd ka nisur procedim penal, pas neglizhencës në trajtimin mjekësor ndaj një pacienti në spitalin e Li...
AKTUALITET
3 Shtator12:47
Zhduket 50-vjeçari në Elbasan, nuk u kthye në shtëpi pas punës
Një 50-vjeçar është zhdukur në Cërrik të Elbasanit, teksa policia ka bërë me dije se kanë nisur kërkime...