Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

Ligji shqiptar njeh vetëm monogaminë, pra lidhjen ligjore të vetëm një martese mes burrit dhe gruas. Me Kodin e ri Penal, bigamia konsiderohet vepër penale e dënueshme me gjobë ose burg. Avokati Ervin Karanxha shpjegon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se në Kodin e tanishëm kjo nuk dënohet dhe është një gjendje faktike pasi palët e përfshira mund të jenë dakordësuar.
Në Kodin e ri, dënimi varion nga gjobë deri në 3 vjet burg dhe në rast përsëritjeje, dënim me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet. Dënimi mund të prekë çdo shtetas shqiptar që mund të jetë i martuar edhe jashtë territorit në vende që e pranojnë bigaminë. Sipas avokatit, këto nuk janë raste të përhapura, por komunitetet fetare duhen përfshirë në këtë temë dhe nuk e vlerëson etike apo morale dënimin për një gjendje faktike.
Ervin Karanxha: Bigamia dënohet.
Aldo: Si dënohet?
Ervin Karanxha: Bigamia, mos gaboj, paragrafi i parë, dënohet me gjobë dhe ka një masë dënimi.
Aldo: Me gjobë? Si me gjobë?
Ervin Karanxha: Ndërkohë, në rast se personi vazhdon lidhjen atëherë ka në rrethana të cilësuara dhe i bie që të ketë masë dënimi më të lartë.
Aldo: Pra domethënë një burrë me dy gra paguan gjobë?
Ervin Karanxha: Fjala bigami, duhet të kemi parasysh mund të kemi edhe një grua, mund të ketë tre burra.
Aldo: Me letra?
Ervin Karanxha: Fjala bigami, siç e thashë edhe në fillim, Kodi Penal jep vetëm marrëdhënien burrë-grua.
Aldo: Po çfarë marrëdhënieje është kjo, është marrëdhënie dashurie apo me letra?
Ervin Karanxha: Kjo është gjendje faktike të cilën nuk e dënon Kodi Penal aktual sepse mund të pranojnë 2-3 gra të rrinë bashkë me një burrë, ato pranojnë shumë mirë të rrinë bashkë me njëra-tjetrën dhe del që ta dënojmë, konkretisht neni 742. Shih çfarë thotë: “Lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.” Ta kemi parasysh, martesa nuk mund të kesh më shumë se një, e ke automatike këtë punë.
Aldo: Unë e njoh një burrë që ka dy gra.
Ervin Karanxha: Ka dy gra praktikisht, ligjërisht ai ka një. Paragrafi i dytë që ta sqarojmë, nëse bigamia vazhdon edhe pas dënimit të parë, por dihet që bigamia do të vazhdojë se ai ka lindur fëmijë, në qoftë se vazhdon prapë dënohet nga 6 muaj deri në 4 vjet.
Aldo: Konvertohet në lekë kjo?
Ervin Karanxha: Jo, ky është burg nga 6 muaj deri në 4 vjet. Paragrafi i tretë ka një disponim të çuditshëm që thotë kjo vepër quhet e kryer edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, domethënë që një shtetas shqiptar mund të lejojë në vende që e lejojnë bigaminë, i bie të dënohet.
Aldo: Ai jeton në Katar le të themi…
Ervin Karanxha: Jeton në Katar, me Katarin është në rregull, por këtu janë penalitetet gjobë ose burgim deri në 3 vjet, paragrafi i parë, kurse paragrafi i dytë në qoftë se e vazhdon se ti do të takosh fëmijët e gratë, është nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.
Aldo: Çfarë ndodh prapa pastaj? Ja i bëri 4 vjet, pastaj je i lumtur.
Ervin Karanxha: Vazhdon vepra, në qoftë se vazhdon prapë ne me këto punë do të merremi, ndërkohë që shoqëria shqiptare nuk ka këto probleme mendoj unë. Është diçka e tepruar, për këtë duhen pyetur edhe komunitetet fetare në kuptimin që jemi dakord që nuk mund ta pranojmë me certifikatë që të kemi dy martesa, por gjendjet faktike nuk mendoj është etike dhe morale që t’i dënojmë këta persona.
Prokuroria e Beratit ka firmosur tre urdhër-arreste për shkak të importit të 8 tonëve domate me pesticide në Kroaci. Mësohe...
Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme në Berat, pasi plagosën...
Prokuroria e Beratit ka ndarë detaje nga hetimet e zhvilluara deri në këto momente në lidhje me konstatimin e eksportit të një s...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Mësohet se një gardist pas nj&e...
Një 54-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi. Mëso...
Tre persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit. Një 45-vjeçar i identifi...
Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu. Burime bëjnë me dije se ndaj tij &eu...
Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pasi Kroacia bllokoi dhe asgjesoi rreth 8 ton domate m...
Policia e Beratit ka kryer një operacion me urdhër të Prokurorisë në subjektin Era Fruit në Berat i cili helmoi tregun me domate...
Një person, i identifikuar si Rame Gjomakaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit për ve...