Libri i Charles Spencer zbulon përplasjen me mbretin Charles pas vdekjes së Lady D: Do ta harrojmë shpejt Dianën
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një...
Finalizohet një operacion antidrogë në Korçë, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona dhe jan&eum...
Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në protestë në sheshin e njohur ...
Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ndërsa policia ka arrestuar dy persona...
Prej fillimit të qershorit, aktivistja dhe ekspertja e komunikimit, Alesia Burnazi e ka kthyer llogarinë e saj në Instagram në një dr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga tezja dhe kus...
Protesta e qytetarëve në Tiranë kundër qeverisë hyn sot në ditën e 110-të, me organizatorët që kanë par...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një koh&eum...
Dashi Do jeni shumë xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dhe do të bëni çdo moment ta kontrolloni atë. Kjo ne fakt do ...

Bilanci i pagesave u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar dhe shënoi deficitin më të ulët historik.
Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente kishte vlerën e 178 milionë eurove, 70% më pak krahasuar me vitin 2024. Kontributin kryesor e dha tremujori i tretë i vitit, ku falë prurjeve nga turizmi bilanci i llogarisë korrente rezultoi pozitiv për të dytin vit radhazi.
Përmirësimi i bilancit të llogarisë korrente gjatë 2025 erdhi kryesisht nga rritja e suficitit në shërbime, si edhe përmirësimi i bilancit për të ardhurat nga investimet dhe puna jashtë, si edhe nga rritja e remitancave, që kompensuan në pjesën më të madhe deficitin tregtar në mallra.
Deficiti i tregtisë së mallrave vitin e kaluar arriti në 5.96 miliardë euro, me një rritje prej 6.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja e deficitit erdhi paralelisht nga rritja e mëtejshme e importeve dhe rënia e eksporteve.
Ndërkohë, bilanci tregtar në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 4.5 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.
Pjesa dërrmuese e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 2.69 miliardë eurove, në rritje me 17% krahasuar me vitin 2024. Të huajt shpenzuan më shumë se 5.7 miliardë euro për udhëtime në Shqipëri vitin e kaluar.
Shpenzimet e turistëve të huaj u vlerësuan në rritje me 14.7%, ndërsa shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën në masë më të vogël, me 12.6%.
Ndërkohë që turizmi vazhdoi të rrisë kontributin e tij pozitiv në bilancin e pagesave, të ardhurat nga fasoneria iu kthyen rritjes vitin e kaluar.
Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët u rritën në 699 milionë euro, 5.6% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i Lekut në kursin e këmbimit me euron dhe rritja e pagave, sidomos në aktivitetet e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Megjithatë, të paktën duke iu referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, viti i kaluar rezultoi në përmirësim.
Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.1 milardë eurove, në rritje me 7.3% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.
Ndërkohë, edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit u rritën më tej në 714 milionë euro, 14.6% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Përmirësimi i bilancit të llogarisë korrente mund të shpjegojë në një masë të madhe vijimësinë e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Forcimi i Lekut ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti, duke arritur rekorde të reja historike, poshtë kufirit të 96 lekëve. / Monitor
Baret, restorantet dhe hotelet mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolin...
Jeta e Hasan Dosti është një nga rrëfimet më të ndërlikuara dhe dramatike të historisë moderne shqiptare, ku nd&e...
Sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor, dollari amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euroja blihet me 95.6 lek&...
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në Tuz, në kufi me pikën doganore të Murriqanit, që lidh Ma...
E enjtja pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me kthjellime të herëpashershme që gjatë dit&...
Një denoncim i fortë nga një qytetar hedh dritë mbi një situatë alarmante në spitalin e Korçës, ku sipas tij mu...
Në një emision televiziv janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit. Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti...
4.6 milionë euro. Kjo ishte vetëm fatura që shqiptarët kanë paguar për studiot ligjore, të përzgjedhura nga qeveria, me ...
Fillimisht i hetuar për armëmbajtje pa leje. Por, çështja mori një tjetër drejtim kur dosja iu kalua SPAK, që e trajtoi si ...
Ditën e nesërme kushtet e motit do të jenë të paqëndrueshme. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkod&...