Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Rënie u shënua në të gjitha grupmallrat, ku më e theksuara ishte rënia te energjia dhe mineralet me 24% dhe materiale ndërtimi e metale me 22%. Grupi veçanërisht i rëndësishëm sa i përket punësimit, Tekstile dhe këpucë, i cili historikisht ka pasur peshën kryesore në eksportet e vendit, pësoi një rënie në masën 17%.
Rënia e eksporteve ka nisur në vitin 2023, pas rritjes së shpejtë gjatë krizës së vitit 2022, kur çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar u rritën fort për shkak të Luftës në Ukrainë. Por gjatë vitit 2024, eksportet ishin pothuajse në nivelin e vitit 2021. Rënia e eksporteve përgjatë këtyre dy viteve ka shumë faktorë, ku përfshihet rënia e çmimeve të shitjes në tregun ndërkombëtar si dhe forcimi i lekut kundrejt euros, forcim që ka pjesërisht efekt aritmetikor (llogaritë e tregtisë së jashme mbahen në lekë dhe një sasi mallrash e shitur në euro vitin e kaluar vlen më pak lekë sot) dhe gjithashtu ka për efekt humbjen e konkurrueshmërisë së mallrave shqiptare në tregjet ku eksportohen.
Rënia më shqetësuese duket se është në grupin e mallrave Tekstile dhe këpucë, sektor që gjatë vitit të kaluar eksportoi mbi 1 miliardë euro mallra dhe ishte përgjegjës për 28% të të gjitha eksporteve. Ky është sektori veçanërisht i rëndësishëm nga pikëpamja sociale në Shqipëri për shkak të numrit të madh të punonjësve dhe faktit që fabrikat fason sot operojnë në zona periferike dhe qyteza të vogla, ku rëndësia e tyre për ekonominë lokale është e madhe. Eksportet e këtij sektori janë sot pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2020, vitin e pandemisë kur një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik ishte e paralizuar.
Shqipëria eksportoi në total 372.6 miliardë lekë mallra. Ndërsa eksportet ranë, importet u rritën. Importet arritën në 894.4 miliardë lekë me një rritje nominale prej 2.5%. Efekti i kursit të këmbimit në rastin e importeve sugjeron se rritja reale është më e lartë se sa kaq. Leku shqiptar është forcuar me rreth 10% kundrejt euros, monedha kryesore e tregtisë së jashtme të vendit. Në rastin e importeve, kjo do të thotë se rritja reale është rreth 12% ndërsa në rastin e eksporteve, rënia reale nuk është 15.4 por rreth 5%.
Deficiti tregtar i vendit arriti në 522 miliardë lekë ose rreth 5.2 miliardë euro. Ky është deficiti më i lartë tregtar i shënuar ndonjëherë në Shqipëri./Reporter.al
Armaldo Kllogjeri TIRANË - Tenori, Armaldo Kllogjeri, ka deklaruar këtë të shtunë se ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe...
TIRANA- Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Sh...
TIRANË- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Marikaj-Vorë. Mësohet se disa automjete j...
TIRANA- Elvis Gaçaj është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, teksa rezulton i dënuar dis...
foto ilustruese MAT- Mekja pediatre pranë spitalit Mat, Marsida Kurti ka shpjeguar se me ndryshimet e temperaturave është sh...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se në pranga ka vënë Er...
LEZHË- Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të p...
TIRANA- Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani është shfaqur për herë të parë sot në protestë. Ng...
KOMBINAT- Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon t'i largojë nga ...
TIRANA- Qytarët kanë protestuar sërish sot lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Të pranishëm në protestë...