Edhe pse fytyra publike e projektit turistik në ishullin e Sazanit është dhëndri i presidentit amerikan, dokumentet e depozituara në QKB tregojnë se ai kontrollohet nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari dhe një rrjet i ndërlikuar korporativ me aksionerë të panjohur.
Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner.
Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e projektit, të dhënat e depozituara në QKB tregojnë se kompania zbatuese “Sazan Operations” e themeluar më 1 prill në Shqipëri kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga dy vëllezërit miliarderë, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, me bazën e bizneseve të tyre në Katar.
Pronësia ushtrohet megjithatë përmes një rrjeti prej 6 kompanish të huaja, të cilat zotërojnë njëra tjetrën në formë kaskade. Njëra prej kompanive të lidhura, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, e regjistruar në Holandë, ka pesë aksionerë të panjohur shqiptarë, të cilët paketa prej 24% e aksioneve u mundëson që të mos shfaqen në regjistrin e përfituesve fundorë.
Gjithashtu, Mohamad Al-Khayyat rezulton i përfshirë në projektin e dytë të ndërtimit të një resorti në Zvërnec përmes degës shqiptare të kompanisë “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”.
Dokumentet e “Sazan Operations” u shfaqën në QKB në të njëjtën ditë me publikimin e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike për shtyrjen e afatit të negocimit për projektin e ndërtimit të resortit në Sazan, për të cilin kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” e lidhur me Kushner ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare.
Vëllezërit Al-Khayyat janë emra të njohur në Lindjen e Mesme. Ata drejtojnë konglomeratin Power International Holding (PIH) me aktivitet në ndërtim, pasuri të paluajtshme, bujqësi dhe shëndetësi. PIH ishte një nga kontraktorët kryesorë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Një investigim i The New York Times, i publikuar më 19 Prill 2026, vuri në dukje lidhjen mes vëllezërve Al-Khayyat, të cilët janë me origjinë siriane, dhe Kushner si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump.
Lidhur me investimet në Shqipëri, Ramez Al-Khayyat i ka konfirmuar NYT partneritetin me Kushner.
“Ne po investojmë në holding për t’u siguruar që të ketë kapital të mjaftueshëm. Pra, është një sipërmarrje e përbashkët mes dy kompanive, dhe në fakt ne po e menaxhojmë atë së bashku,” tha ai për New York Times.
Regjistrimi i kompanive të huaja dhe publikimi i të dhënave të tyre u bë thuajse në të njëjtën kohë me zbardhjen e një vendimi të ri të Komitetit të Investimeve Strategjike të 30 dhjetorit 2025, i cili zgjat afatet e planit të parashikuar për dhënien e statusit të investimit strategjik për ishullin e Sazanit.
Sipas vendimit, kostot për çminimin e Sazanit i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.
Në pikën 5 të këtij vendimi, KIS ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë pastrimin e ishullit nga “risku piroteknik”, mbetjet e municioneve luftarake nga koha e komunizmit. Pika më e rëndësishme e këtij vendimi është theksimi se kostot e këtij procesi “do të mbulohen nga vetë ministria”, ndërsa në vendimin e mëparshëm i liheshin investitorit.
Gjithashtu, vendimi i KIS i dha një afat prej 120 ditësh, me mundësi shtyrje edhe 120 ditë të tjera për të negociuar me investitorin. Regjistrimi i “Sazan Operations” në prill 2026, rreth katër muaj pas këtij vendimi, përkon fiks me këtë afat negociatash.
Në vendimin e KIS bëhet me dije se deri në dhjetor 2025 ishin zhvilluar 10 negociata mes palëve dhe se një pjesë e detyrave ishin realizuar. Megjithatë, vendimi i ri lë sërish të kuptohet se kompania nuk ka ende një plan dhe një studim fizibiliteti.
Sipas pikës 11, investitorit i kërkohet ndër të tjera: Plani i plotë i biznesit, studimi i plotë i fizibilitetit, një relacion shpjegues ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, projekti i plotë zhvillimor i infrastrukturës së brendshme dhe mënyra e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, si dhe të drejtat e përfitimet që i kalojnë shtetit./BIRN
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Prill08:34
Detajet/ Konflikti i hershëm degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, si ndodhi vrasja në Memaliaj
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, duke lënë pas një...
AKTUALITET
22 Prill07:36
Këmbimi valutor për sot në shqipëri
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.7 lekë.
Euro do të blihet me 95.2...
AKTUALITET
22 Prill07:30
“Zëri i masës” që u kthye në akuzë, letra që u bë plumb për inxhinierët e naftës! Ditari i Enver Hoxhës më 3 shkurt 1975
Më 25 mars të vitit 1975, në qytetin e Patosit u arrestuan të ashtuquajturit sabotatorë të sektorit të naftës. Por cil&e...
AKTUALITET
22 Prill07:16
Harta e HIV në Shqipëri/ Tirana “epiqendra”, Durrësi e Elbasani ndjekin trendin në rritje
Pas një dekade luhatjesh dhe një stabilizimi, Shqipëria po dëshmon një rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV.
Si...
AKTUALITET
22 Prill07:11
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatar...
AKTUALITET
21 Prill22:46
“AKSHI, kopshti privat i kryeministrit”, Hoxha: Mund të ketë sekuestrime pronash të tjera! Dosja do marrë me vete Ramën dhe qeverinë e tij
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se ddosja e AKSHI-t pritet të ketë pasoja të mëd...
AKTUALITET
21 Prill22:20
Detaje/ Autori i vrasjes së Memaliaj takoi i fundit shokun e Aleksandër Sadikaj, i vrarë në atentat
Një vrasje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Memaliajt, ku mbeti i vdekur një 30-vjeç...
AKTUALITET
21 Prill22:19
Foto/ Ky është 30-vjeçari që u vra me armë në Memaliaj, autori në arrati pas krimit
Ky që shihni më lart është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Sipas policisë, v...
AKTUALITET
21 Prill22:13
Nesho: ‘Smart City’ ngre shqetësime për sigurinë dhe transparencën, BE kundër projektit
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krasta në SYRI TV, ka ngritur kritika ndaj projektit ‘Smart City’, ...
AKTUALITET
21 Prill21:52
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme
Policia e Shtetit ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e qytetarëve mbi rrezikun e shtuar të mashtrimeve online, të njohura si &l...