Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të mërkurën më 11 dhjetor të pranojë kërkesën e 28 banorëve të fshatit Brataj dhe dy shoqatave “Eco Albania” dhe “Impetus”, për shfuqizimin e akteve lidhur me planifikimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve mbi lumin Shushica. Ndërkohë, një tjetër padi kundër projektit të ujësjellësit të Himarës që parashikon devijimin e burimit kryesor të lumit Shushica, po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
Shushica është një nga dy lumenjtë tributarë të lumit Vjosa, që në mars të vitit 2023 u shpall park kombëtar.
Beteja ligjore për Shushicën filloi rreth tre vjet më parë. Banorët e luginës së Shushicës së bashku me “EcoAlbania” dhe shoqatën “Impetus”, të përfaqësuar nga avokatët Irena Dule e Dorian Matlija, kundërshtuan që në fillim vendimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, AKM dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, MIE për miratimin e kontratës dhe lejes mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-ve, në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower”. Kjo e fundit dhe Avokatura e Shtetit ishin pjesë e këtij procesi.
Vendimi që u dha të drejtë banorëve dhe shoqatave që dolën në mbrojte të lumit Shushica, u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bezart Kaçkini dhe anëtarë gjyqtarët Ramiz Lala e Selvie Gjoçaj.
Kryesuesi Kaçkini shpalli vendimin dhe një përmbledhje të argumenteve. Fillimisht ai u shpreh se gjykata shtroi në shqyrtim disa çështje gjatë vendimarrjes, ku e para ishte legjitimiteti i paditësve, që sipas tij, në kushtet kur procesi vijoi, banorët e fshatit Brataj dhe dy shoqatat janë konsideruar si legjitime në kërkimin e tyre.
Kaçkini tha se të 28 banorët e fshatit Brataj kanë interes aktiv në këtë gjykim, pasi jo vetëm se kanë interesin material, por dhe atë shpirtëror e moral. “Shushica është degë e Lumit Vjosa që është park kombëtar. Paditësit, edhe nëse nuk do të jetonin aty, sërish do të kishin legjitimitet për të ngritur padinë sepse kemi të bëjmë me një park kombëtar”, tha ndër të tjera Kaçkini dhe shtoi se edhe shoqatat legjitimohen pasi rezulton të kenë interes aktiv me angazhimin e tyre në çështjet mjedisore.
Sipas gjyqtarit Kaçkini, është çmuar se padia është e bazuar në prova dhe në ligj e duhet pranuar. Kjo vendimmarrje sjell anulimin e vendimit të ndikimit në mjedis të AKM-së, si dhe të kontratës koncensionare të Ministrisë së Infrastrukturës, që në 2017-ën destinoi për 35 vjet përdorimin e ujërave të lumit Shushica për prodhim energjie.
Banorët e fshatrave që shtrohen përgjatë luginës së lumit Shushica kanë protestuar dhe bërë peticione në mënyrë vijuese kundër ndërtimit të katër HEC-ve dhe ndaj projektit të ujësjellësit të Himarës./ BIRN
policia DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar, nën dyshimin për dhunë në f...
TIRANA- Familjarë të Saimir Sulës dhe qytetarë kanë protestuar para Kryeministrisë ditën e sotme duke kërkuar kry...
lokali TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të lojrave të...
KUKËS- Dy persona nga Kosova janë vënë nën hetim nga policia, pasi tentuan të futnin në Shqipëri 21 mijë franga z...
TIRANA- Është shtyrë seanca paraprake për inceneratorin e Tiranës në GJKKO. Bëhet me dije se prokurori i çë...
vellai i viktimes DURRËS- Policia e Durrësit zbardhi vrasjen e Branko Shkozës, teksa autori Majlind Habibi ra në pranga mbrëmjen e...
autori-viktima TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Maliq Markun, ku pritet të vendoset nëse do të ç...
marketi LUSHNJË- Një market në Lushnjë ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit t&eu...
TIRANA- Pensionistët kanë protestuar sot sërish para Kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve të tyre. Kjo pro...
Sejrani-Manushi TIRANË- Dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën me 1 kg kokainë në Tiran...