“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë, Rama ik!
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.
“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton,” shkroi Rama në platformën X, duke e justfikuar këtë me nevojën për garantim të pavarësisë së pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte një “presion i organizuar kundër drejtësisë”.
“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh,” tha Bardhi në reagim publik pas deklaratave të kryeministrit.
Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.
“Qëndrimi i kryeministrit është një akt kundër retorikës antikorrupsion dhe standardeve që duhet të plotësojë Shqipëria për të arritur objektimin e anëtarësimit në BE,” tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit.
Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.
Kjo, sipas tij, “tregon se Shqipëria rrezikon të devijojë në një vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanë vlerë dhe ku liderit politikë dhe mazhorancat e radhës mund ta inteprerojnë atë sipas qëllimeve të tyre politike”.
Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.
“Po ashtu pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon një hendek të thellë midis ekzekutivit e mazhorancës nga njëra anë dhe drejtësisë nga ana tjetër,” shton ai.
Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.
“Të gjitha vonesat që janë krijuar nga mosekzekutimi i vendimit të GJKKO-së, shtyrja e paprecedentë e procesit vendimmarrës të Kuvendit për kërkesën për autorizimin nga SPAK për kufizimin e lirisë ndaj zv.kryeministres dhe tanimë edhe qëndrimi i Kryeministrit për të ndryshuar legjislacionin për të mos patur masa ndaluese të pezullimit të ekzekutimit të funksionit (për disa prej tyre), përbëjnë një qëndrim që pengon sistemin e drejtësisë për të zhvilluar një hetim efektiv, të plotë e të gjithëanshëm ndaj zyrtares në fjalë,” tha Skëndaj.
Sipas Skëndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se : “Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në interes të njërës apo tjetrës palë që ka mazhorancën qeverisëse, por vetëm në interes të publikut, konform parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe me një debat gjithëpërfshirës”.
Referuar ndarjes 4 me 4 të qëndrimeve të trupës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencës, Skëndaj tha se kjo e “bën këtë çështje të debatueshme midis profesionistëve”.
“Në vlerësimin tim, ligjvënësi kushtetues shqiptar duhet të zgjedhë midis nevojës për ta patur një masë të tillë pezulluese në Kushtetutë ose jo. Në kushtet e Shqipërisë, kjo masë përbën në parim një kufizim të domosdoshëm dhe proporcional me nevojën që e dikton, që është lufta kundër korrupsionit shumë shqetësues në vendin tonë si dhe barazia para ligjit,” tha Skëndaj.
Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.
Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.
“Në vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarë të lartë nën hetim, në çdo rast është dhënë dorëheqje ose është mundësuar hetimi pa pengesë imuniteti,” tha Krasniqi.
“Nëse tek ne ndodh e kundërta… ne humbim edhe konceptin formal të demokracisë, kthehemi në një regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet të jetë demokracia dhe shteti i së drejtës,” përfundoi ai./birn
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky pres...
Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga z...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të den...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirru...
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer n&eum...
Ai u ndalua gjatë një kontrolli nga policia dhe iu zbulua drogë të fshehur brenda këpucëve. Ngjarja ndodhi në Città d...
Gjatë një operacioni të fokusuar kundër trafikimit të drogës, karabinierët e Riccione arrestuan një 21-vjeçar shq...
Një efektiv policie që ushtronte detyrën e tij në qarkun e Kukësit dhe një punonjës i një biznesi u përplasën ...
Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një ngjarje të pazakontë, ku sipas saj një efektiv policie është përfshirë në...
Biznesmeni dhe humanisti Arbër Hajdari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar babain e tij Shkëlqim Hajdari për emë...