Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Zv/drejtori i policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka, të cilin e informonte në mënyrë dinamike për çdo gjë.
Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Gjoka dhe Hasanbegaj kanë një komunikim të ngjeshur me njëri-tjetrin, duke sjellë ndërhyrje të vazhdueshme nga Gjoka tek drejtuesi i policisë.
Në muajin Shkurt 2021, agjentët e anti-drogës kanë kapur në Velipojë një person me disa fara kanabisi dhe Pëllumb Gjoka, ka ndërhyrë në mënyrë që Ardrit Hasanbegaj ta ndihmonte.
Por personi ishte arrestuar dhe se Hasanbegaj i thotë se nuk ishte në Shkodër, që ta thëriste atë djalin e arrestuar në zyrë dhe ta porosite që të mos fliste, pasi e hante në bashkëpunim pstaj.
Nisur nga kjo situatë Pëllumb Gjoka i ka kërkuar që të ndërhynte tek oficerët, por Hasanbegaj i thotë se nuk i thotë dotë atyre ekselentave të Lleshit, pasi njoftojnë direkt Ardi Veliun.
Sipas asaj që tregohet në materialin që ka parë gazetari Elton Qyno, del qartë se në 25 shkurt 2021, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shkruan në “Sky” zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës Ardrit Hasanbegaj, se kanë kapur një djalë nga Velipoja me disa fara canabisi, pasi kishte filluar fushata e mbjelljes.
“…si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…”.
Ndërsa Hasanbegaj i përgjigjet si vijon: ”…mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam çi bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjer emra të tjerë…”.
Dhe Pëllumbi që ia kthen:”…Ishalla…”. Më tej Hasanbegaj i shkruan se është duke pyetur për të mësuar situatën, pasi nuk është në policinë e Shkodrës, që ti thoshte të arrestuarit të mos fliste se e hante bashkëpunimin.
“…se po pysin, nuk jam aty që ti thoja mos folë se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…”-i thotë zv/drejtori Hasanbegaj. Ndërsa Pëllumbi ia kthen: ”…shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…”.
Kurse Hasanbegaj i shktuan se aty janë disa oficerë ekselenta të Lleshit, duke pasur parasysh ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, që kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga posti i ministrit, pas ngjarjes së 8 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë Klodian Rrasha në Laprakë.
“…po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit, që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…”-i shkruan Hasanbegaj, biznesmenit Pëllumb Gjokës.
Pas 6 orëve nga zhvillimi i kësaj bisede, Pëllumb Gjoka sërisht i shkruan zv/drejtorit të policisë, Ardrit Hasanbegaj, duke e kujtuar si më poshtë vijon: ”…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?”,duke nënkuptuar se njerëzit e personit të arrestuar dyshojnë se arrestimin e ka bërë zv/drejtori i Policisë Shkodër, Hasanbegaj.
Dhe Hasanbegaj ia kthen: “…jo jo nuk ka folë farë. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…”.
Por Pëllumbi sërisht i shkruan: ”…as Tirana…?”.
Më tej Pëllumbi vijon duke i shkruar Hasanbegaj se: ”…Kusho, (e ka fjalën për Mir Brulin nga Velipoja i arrestuar së fundi tek dosja me 50 persona të arrestuar), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…”. Me sa duket Mir Bruli ka pasur probleme me ligjin në Malin e Zi.
Dhe zv/drejtori i përgjigjet si më poshtë duke konfirmuar: ”…Po i kanë ardhur sotë, kur i paskan ardhur, unë kam qënë që të premten këndej…”.
Ndërkohë Pëllumbi vijon duke i shkruar se: ”…a mer ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shif nesër kur të shkosh…se ai më tha…”.
Kurse Hasanbegaj ia kthen:”…Po jo mo vëlla,ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazezi?Se do mi kishin thënë…”.
Sërisht Pëllumbi i shkruan si më poshtë vijon:”…ok ok vëlla, shif nësër kur të shkosh…”./ Ora news
Foto ilustruese SHKODËR- Ditën e sotme ka dhënë dëshminë e tij bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të ...
Protesta KORÇA- Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për f...
Foto ilustruese SHKODËR- Pak ditë më parë një tjetër ngjarje tronditësë për pak sa nuk u regjistrua teksa nj&e...
Kamionët MORINËN- Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morinë-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12...
Foto ilustruese DROPULL- Teksa vijojn të jenë aktive vatrat e zjarreve ne Dropull mësohet se një nga zjarrfikësit e bashkis&e...
Foto ilustruese TIRANA- Zona e mbrojtur Pashtrik-Morinë, pjesë e Prefekturës së Kukësit, do të shpallet Park Kombëtar i ...
Vengu DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit do të paguajë 12 millionë euro më TVSH tek kompania hollandeze Royal Haskoning p&...
Edison Elezaj dhe Hajri Elezaj TIRANA- Një festë familjare për pak sa do të kthehej në tragjedi në kryeqytet. Mësoh...
SHËNGJIN- Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin. Gjithashtu ...
MAT- Një i modhaur ka humbur jetën në mat si pasojë e djegies nga flakët. Bëhet me dije se 75-vjeçari i vuri zj...