Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit do të paguajë 12 millionë euro më TVSH tek kompania hollandeze Royal Haskoning për shërbimin e konsulencës dhe mbikqyrjes për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Kapitali konfirmoi përmes dy burimeve të pavurara se kontrata është firmosur javën e shkuar, nga Pirro Vengu dhe përfaqësuesit e kompanisë hollandeze, pas negociatave të mbyllura në tavolinë.
Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare prokuron një kontratë kaq të majme mbikqyrjeje me negociata të drejtëpërdrejta. Për këtë arsye, në fillim të këtij viti maxhoranca ndryshoi Ligjin e Prokurimeve, sipas një skenari që ngre dyshime të forta për kapje shteti. Ndryshimi i ligjit në kundërshtim të qartë me direktivën e Bashkimit Europian për Prokurimet Publike, i dha të drejtën qeverisë që të prokurojë kontrata konsulence me negocim të drejtëpërdrejtë për një periudhë tre vjeçare.
Deri tani qeveria ka autorizuar nënshkrimin e tre kontratave të këtij lloji, prej të cilave dy do të firmosen nga ministria e drejtësisë me kompanitë Bostonm Consulting Group dhe G37 Chambers dhe e treta është kjo e Autoritetit Portual të Durrësit.
Hije antiligjore
Në ditët e fundit të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave depozitoi një draft në Parlament për të ndryshuar Ligjin e Prokurimeve. Projektligji, i cili përmbante 50 nene ndryshonte ndjeshëm ligjin ekzistues të Prokurimeve. Por mes ndryshimeve të propozuara u fut edhe një nen hileqar.
Ky ishte neni 48, i propozuar në draft si dispozitë kalimtare. Në pikën 2 të këtij neni thuhet shprehimisht: “Brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet e administratës shtetërore/publike në nivel qendror të negociojnë dhe të lidhin marrëveshje konsulence ndërkombëtare brenda fushës së kompetencës së tyre në fusha me interes strategjik, në drejtim të aplikimit të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës kritike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Neni qe i dha te drejte qeverise te prokuroje konsulence nderkombetare me negocim te drejteperdrejte
“Kjo kontratë sipas ligjit duhet të negociohej nga autoritete qendrore, por vendimi i qeverisë ka dalë në kundershtim me ligjin duke autorizuar Autoritetin Portual, një institucion jo qëndror, të firmosë marrëveshjen me Royal Haskoning. Arysyeja se pse e bënë kështu është sepse në ministrinë e Infrastrukturës nuk pranonte njeri të firmosë,” i tha një burim i mirëinformuar Kapitalit.
Me qitje të largët
Dhënia e kontratave të majme të konsulencës me pazare të mbyllura në tavolinë është një praktikë që ngre dyshime shumë të mëdha. Por përdorimi i kontratave të konsulencës, potencialisht për lobime transnacionale është vetëm njëra anë e shqetësimit.
Paralelisht, ekspertët brenda institucioneve të përfshira kanë shqetësimin se këto kontrata pa garë mund të prodhojnë një tjetër pasojë edhe më të rëndë. Atë të paracaktimit të kompanive që do të marrin tenderin 420 milionë euro për ndërtimin e Portit.
Sidoqoftë, firma në tenderin e radhës do të jetë e Pirro Vengut dhe duket se qeverisë nuk i mbarojnë asnjëherë vullnetarët kamikazë, të cilët firmosin pazare me direktivë nga lart dhe më pas shpallen nga pushteti si derra që hanë dardha pas kurrizit të udhëheqësve./ Kapitali.al
Edison Elezaj dhe Hajri Elezaj TIRANA- Një festë familjare për pak sa do të kthehej në tragjedi në kryeqytet. Mësoh...
SHËNGJIN- Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin. Gjithashtu ...
MAT- Një i modhaur ka humbur jetën në mat si pasojë e djegies nga flakët. Bëhet me dije se 75-vjeçari i vuri zj...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se 21 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, në territorin e ...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria synon të hartojë një vlerësim risku për sektorët më të rrezikuar për t&rs...
TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar "Driver" është arrestuar në flagrancë 20-vjeçari me ini...
Foto ilustruese TIRANA- Kontrata sekrete, tenderë pa garë dhe projekte pa gjurmë pagesash në dizajnimin e planeve dhe godinave iko...
TIRANË- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Bëhet me dije se n...
Tea Karanxha TIRANA- Ergys Mezini dhe Tea Karanxha, pronari i "Global Cosmetics & Production" dhe pronarja e "Global Beauty & Cosmet...
Foto ilustruese TIRANA- Një 20-vjeçar, banues në Devoll, është arrestuar pasi ishte i përfshirë në një ...