
Një udhëtim shëndetësor që kishte si qëllim humbjen e peshës përfundoi tragjikisht për Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero i Italisë, i cili humbi jetën më 22 dhjetor 2025 në Shqipëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut.
Pas vitesh dietash pa sukses, Ferro kishte vendosur t’i besonte një klinike private në Milano, e cila i kishte propozuar kryerjen e operacionit në Tiranë, në një strukturë private të lidhur me klinikën italiane, me një kosto prej 4.400 euro, shumë më e ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali.
Sipas mediave italiane, për të sqaruar rrethanat e vdekjes, Prokuroria e Padovës ka regjistruar në listën e personave nën hetim kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e 54-vjeçarit pritet të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i ngarkuar nga prokuroria.
Sipas hetimeve paraprake, kontakti mes Ferro-s dhe kirurgut ishte vendosur përmes mesazheve në WhatsApp, ku ishin diskutuar informacionet mjekësore, kostot dhe organizimi i udhëtimit. Edhe pse pacienti vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, ndërhyrja u planifikua për 18 dhjetor, ndërsa analizat para-operative, të papërfunduara në Itali, u kryen vetëm një ditë para operacionit në Tiranë.
Familjarët e viktimës, përmes avokatëve Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, kanë denoncuar se nuk janë respektuar protokollet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit, duke theksuar se udhëzimi i vetëm i dhënë pacientit kishte qenë të mos konsumonte ushqim që nga mbrëmja para ndërhyrjes.
Massimo Ferro kishte mbërritur në Tiranë më 17 dhjetor, së bashku me bashkëshorten e tij, Romina. Operacioni u krye një ditë më pas, ndërsa më 22 dhjetor, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm: iu rrit temperatura, pati vështirësi në frymëmarrje dhe më pas pësoi arrest kardiak fatal. Deri më tani, shkaku i saktë i vdekjes mbetet i paqartë.
“Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi”, kanë deklaruar bashkëshortja dhe fëmijët e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e mundshme në ngjarjen tragjike.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Shkurt12:40
VIDEO/ Inxhinieri denoncon punimet elektrike të pallatit, Duleviç: Skandal! Vendosin automatin në tualetin e shtëpisë!
Inxhinieri Azmer Duleviç, ka denoncuar një rast ku pumimet elektrike të pallatit janë kryer pa standarte, dhe në mënyrë t...
AKTUALITET
7 Shkurt11:57
E mori rrjedha e lumit pas aksidentit/ Gjendet trupi i 30-vjeçarit, Jurgen Karaj
Janë mbyllur sot kërkimet me gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjed...
AKTUALITET
7 Shkurt11:42
Ekzekutimi i Ardit Spahiut/ Çopja dhe Murataj sfidojnë prokurorinë: Nuk keni prova
Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, vijon në Gjykatën e Krimeve...
AKTUALITET
7 Shkurt11:21
Familja Kola u shua nga rrjedhja e gazit/ Nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona
“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.”
“Ti shkëlqen dhe do të shkë...
AKTUALITET
7 Shkurt10:17
Morën 20 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe dy persona të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre pers...
AKTUALITET
7 Shkurt09:46
EMRI/ Tentoi të grabiste zyrën e Postës Shqiptare dhe një market/ Arrestohet “skifteri” në Shkodër
I riu nga Shkodra, i cili një ditë më parë nën kërcënimin e thikës tentoi të kryente dy grabitje, filialin e post...
AKTUALITET
7 Shkurt09:29
Ndihmoi gjashtë emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohet sudanezi në Korçë
Vijojnë operacionet e Policisë Kufitare dhe strukturave të DVKM Korçë për parandalimin e trafikut të emigrantëve.
N...
AKTUALITET
7 Shkurt08:49
Produktet shqiptare jokonkurruese/ Si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit
Shqipëria po humbet gradualisht pozicionin e saj në tregtinë me vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Herceg...
AKTUALITET
7 Shkurt08:46
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.
Ndërk...
Nga DASHNOR KALOÇI
AKTUALITET
7 Shkurt08:30
Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘82: Todi i tha Fadil Paçramit ‘shikofsh ëndrra të bukura me ngjyra’, duke ironizuar kritikën që iu bë Kadaresë
Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të S...