
“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.”
“Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse me lule dhe tullumbace të vendosura në bankën e klasës, shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës.
Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”.
Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit, u mblodhën për homazhe spontane.
Dhimbja ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, ku mëson kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit. Pikërisht Durimi ishte ai që mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët, në përpjekje për të shpëtuar familjen.
I shtruar në spital po atë mbrëmje për shkak të thithjes së monoksidit të karbonit, Durim Kola u kthye në shtëpi të enjten. Ai është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve të afërt.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro. Hetimet teknike janë në vijim dhe nuk përjashtohet caktimi i një ekspertize për kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia.
Po ashtu, po rindërtohet edhe rruga e ndjekur nga shërbimet e emergjencës, të cilat fillimisht nuk arritën të gjenin banesën e familjes Kola për shkak të adresës të gabuar të komunikuar nga Hajdari, i cili me gjasë ndodhej në gjendje konfuzioni gjatë telefonatës në numrin e emergjencës 112.
“Është koha e zisë dhe e një heshtjeje që peshon si gur për të gjithë ata që kanë njohur Artin, bashkëshorten e tij Jonida dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikën e vogël. Atij që vuan nga kjo heshtje i them: mos lejoni që vdekja të ketë fjalën e fundit”, ka deklaruar ipeshkvi i Luccas, Paolo Giulietti.
“Lejoni që dashuria dhe miqësia që keni parë tek këta vëllezër e motra të jenë busulla e hapave tuaj në rrugën e jetës. U drejtohem veçanërisht të rinjve që kanë njohur Hajdarin dhe Xhesikën”, tha Ipeshkvi.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Shkurt10:17
Morën 20 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe dy persona të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre pers...
AKTUALITET
7 Shkurt09:46
EMRI/ Tentoi të grabiste zyrën e Postës Shqiptare dhe një market/ Arrestohet “skifteri” në Shkodër
I riu nga Shkodra, i cili një ditë më parë nën kërcënimin e thikës tentoi të kryente dy grabitje, filialin e post...
AKTUALITET
7 Shkurt09:29
Ndihmoi gjashtë emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohet sudanezi në Korçë
Vijojnë operacionet e Policisë Kufitare dhe strukturave të DVKM Korçë për parandalimin e trafikut të emigrantëve.
N...
AKTUALITET
7 Shkurt08:49
Produktet shqiptare jokonkurruese/ Si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit
Shqipëria po humbet gradualisht pozicionin e saj në tregtinë me vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Herceg...
AKTUALITET
7 Shkurt08:46
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.
Ndërk...
Nga DASHNOR KALOÇI
AKTUALITET
7 Shkurt08:30
Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘82: Todi i tha Fadil Paçramit ‘shikofsh ëndrra të bukura me ngjyra’, duke ironizuar kritikën që iu bë Kadaresë
Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të S...
AKTUALITET
7 Shkurt08:04
Moti/ Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologj...
AKTUALITET
6 Shkurt22:47
PROFILI/ Ja kush janë gjyqtarët e Kushtetuses që votuan për Belinda Ballukun
Nga Piranjat News
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj z...
AKTUALITET
6 Shkurt22:34
Zbardhen argumentet e anëtarëve të Kushtetueses për Belinda Ballukun
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë 4 me 4 sa i përket çështjes së vendimit për kërkesën e ...
AKTUALITET
6 Shkurt22:28
EMRAT/ Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, ja kush janë gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryemini...