AKTUALITET

Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘82: Todi i tha Fadil Paçramit ‘shikofsh ëndrra të bukura me ngjyra’, duke ironizuar kritikën që iu bë Kadaresë

Nga DASHNOR KALOÇI Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 08:30

Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘82: Todi i tha Fadil

Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij.

Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit me shërbim në burgun e Burrelit, Vehap Kuka, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Butrinti”, lidhur me bisedat e bëra nga disa prej të burgosurve që vuanin dënimin në burgun e atij qyteti

                                                                                           Marrë nga P.Op. V.Kuka

                                                                                           Dhënë nga BP “Butrinti”

                                                                                           Burrel më 23.3.1982

                            Raport i datës 23.3.1982

“Europa e ka bërë luftën kur i është dashur asaj interesave të borgjezisë”, thotë Maqo Çomo, në një rast në datën 21.3.1982 në shëtitje me të në oborrin e burgut.

“Synimet e SHBA-ve kanë qenë e janë që Europën ta kenë si kundërpeshë ndaj BRSS-së. Synim e dëshirë që mbeten larg konkretizimit. Është e vërtetë që kanë baza, kanë fushë e vend në ekonominë e Europës, por edhe Europa ka lëvizur dhe nuk është më ajo e pasluftës. Tani ajo nuk e do luftën. I vetmi kontinent që ka 37 vjet pa luftë. Me sovjetikun nuk don më të ballafaqohet, jo më gjermani që i ka të freskëta kujtimet e luftës, jo më francezi, por as anglezi.

Tendenca e tyre s’është afrimi, por largimi i SHBA-ve nga Europa. Lidhjet ekonomike me BRSS-së për ta, janë jetike. Po ndodh ajo që parashikonte Lenini që Europa, nuk mund të jetojë pa pasurinë e Siberisë dhe pa lidhjet me Rusinë. Këto do ti kërkojë e do t’i realizojë në çdo kohë…….”

E rëndë situata në Kosovë, fatkeqësi e atij populli pasi gjithmonë ka vuajtur pasojat e politikës së ndërhyrjes. Kështu ndodh kur nacionalizmi vihet në plan të parë. Kur i vë kryq internacionalizmit, është njësoj sikur marksizmit t’i presësh kokën thotë Lenini. Në Jugosllavi e në Kosovë, çështja nacionale nuk është zgjidhur. Këto janë pasojat. Shpërbërja e federatës, nuk i intereson dhe sot se do kurrkush.

Kjo është relative, sepse për një kohë amerikanët e kanë përkrahur dhe ushqyer….! Në vendin tonë pakicat kombëtare s’kanë pretendime, sidomos ato me origjinë maqedonase. Sa për minoritetin grek, ata duket se janë të kënaqur. Nuk mund të them të njëjtën gjë për ata të Vurgut, se s’kanë sesi të jenë të kënaqur, sepse Dropulli ka një shkallë më të lartë zhvillimi. Në të ardhmen mund të lindin pretendime”.

“Situata botërore është tepër e rëndë’ thotë Kiço Ngjela. Raporti i Sekretarit të Komitetit Qendror në Lidhjen e Shkrimtarëve, na jep nji pamje të qartë. Aq sa mund të kuptojmë ne nga shtypi, në të gjitha vendet ka lëvizje të mëdha. Ecejaket e presidentëve Uashington-Moskë, kryeministra, sekretarë, e emisarë. Kontradiktat janë ashpërsuar, ashtu siç thuhet një luftë e ashpër për materializmin hegjemonik”.

Plenumi i Lidhjes së Shkrimtarëve

Qysh në fillim ai thekson se nga ndonjë shprehje, del se Raporti i Lidhjes së Shkrimtarëve, përkatësisht nga anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qendror, si dhe kryetari i Lidhjes……. ishin në qendër të vëmendjes. Kuptohet dhe që ishin objekt bisedash në grupe. Kështu p.sh., T. Lubonja dhe F. Paçrami, tregonin hapur e me zë që kjo është jo e zakonshme.

“E kam lexuar me vëmendje dhe kam bërë nënvizime”, thotë T. Lubonja. Mirëpo gazetën “Drita” unë se kam timen. Është e Gjinit. Ky ka kënaqësi që ja lexoj dhe ç’është e vërteta më ka siguruar gjithë shtypin. Ka dhe anën tjetër, që kur ai nuk do që ti bëhen nënvizime tek artikujt (flet me ironi) i çon ose te arkiva, ose në shtëpi.

Në një rast Gjin Marku, thotë që këto putana properëndimore, duhet t’ju jetë bërë qejfi për vetëvrasjen e ish kryeministrit. Kështu do ta pësojnë njëri pas tjetrit, mendojnë ata. Dikush sipas tyre do ta pësojë e goditet”.

Sikurse ka shënuar Hazbiu në disa raste, qoftë Lipes, qoftë atij, se ky ka shfaqur disa shqetësime lidhur me vetëvrasjen e M. Shehut dhe pasojat që mund të ketë kjo në adresë të Feçor Shehut….! Me siguri do jetë bërë mbledhja e plenumit, por nuk e kanë shpallur.

Atje janë vendosur dhe ndryshime në qeveri. Ja atje është vendosur që Ministri i Brendshëm, që ishte dhe sekretar i Komitetit Qendror, të mbetet anëtar i Byrosë Politike. “Jo” thotë Kiço, duke iu përgjigjur Lipes. “Partia jonë nuk është ilegale dhe po të kishte mbledhje plenumi, duhet të kishte komunikatë. Apo mos kanë frikë”?!

Mbi letrën e dërguar nga Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të P.P.SH-së, kooperativistëve të Cakranit. 

Gjin Marku, kur shëtisnim në oborr, midis të tjerave thotë: “Letra ka kuptim të thellë. Së pari ajo i drejtohet jo vetëm kooperativës së Cakranit, por tërë Mallakastrës. Është një vlerësim për atë se çfarë kanë dhënë gjatë Luftës, një thirrje për të tashmen për mobilizim dhe për realizimin e planit. Së dyti, ajo lidhet me momentin.

Vetëvrasja e M. Shehut do jetë shfrytëzuar nga armiqtë. Mbetën vetëm. Mehmetin vrau veten…! Feçorin e hoqën…! Partia ju del për Zot dhe ju thotë që Mallakastra ka qenë e mbetet e Partisë. Nuk është e individëve. Këta, kanë rolin e vet sa kohë janë në rregull. Pra nuk është vetëm për grurin e për misrin, por është më e thellë. I përgjigjet një kërkese të kohës”.

                                                                                              “Butrinti”

Sqarimi: M. Çomo, T. Lubonja, Xh. Qesja, Gj. Marku, e V. Gjino, janë dënuar antiparti dhe ndiqen nga ana jonë në përpunim aktiv 2/A si të tillë.

Vlerësimi: Raporti ka vlerë operative, sepse në të dalin reagimet për situatën në botë, ngjarjet në Kosovë, për zhvillimet e punimeve të Plenumit të Lidhjes së Shkrimtarëve, iluzioni i tyre rreth letrës që shoku Enver i’u dërgon kooperativistëve të Cakranit, del shqetësimi i H. Lamçes për vetëvrasjen e Mehmet Shehut.

Detyra: B.p. detyrohet të na e shpjegojë se ku e ka bazën shqetësimi i Hazbiut për vetëvrasjen e M. Shehut, mos vallë ky ka pasur dijeni për veprimtarinë e M. Shehut? Të na sqarosh sesi argumentohet optimizmi e gëzimi i T. Lubonjës e F. Paçramit, në lidhje me zhvillimin e punimeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, pse do ta ri studiojë këtë Todi. Të na informosh për lidhjet midis të dënuarve të tjerë të burgut, me njëri tjetrin.

Masa operative: Raporti të shtypet sipas implikimeve. Të studiohet nga udhëheqja e degës. Një kopje, t’i dërgohet Degës së Veçantë në Ministri, një kopje shokut Ndue Doçi, ndërsa të tjerat të vendosen sipas përkatësisë në dosjen e përpunimit dhe në fashikullin e përgjithshëm të informatave. Të shfrytëzohet për buletinin e parullave armiqësore të muajit.

                                   Puntori Operativ 

                                        Vehap Kuka

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit me shërbim në burgun e Burrelit, Vehap Kuka, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Butrinti”, lidhur me bisedat e bëra nga disa prej të burgosurve që vuanin dënimin në burgun e atij qyteti

                                                                                          Marrë nga P.Op. V. Kuka

                                                                                          Dhënë nga B.p. “I Penduari”

                                                                                          Burrel më 31/3/1982

                                 Raporti i datës 31/3/1982

Ai njofton se lidhur me Plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami në mënyrë të veçantë shfaqën një interesim të madh për të lexuar dhe dëgjuar materialet që u botuan dhe u dhanë në radio.

Që të dy lexuan nga dy herë në vëmendje Raportin e Plenumit dhe fjalën e Sekretarit të Komitetit Qendror të P.P.Sh.-së, me leximin e këtyre materialeve në këto të dy në këtë periudhë, është manifestuar një farë gëzimi, i cili është shprehur si në oborr, në oborrin e ajrimit kur këto komentonin ndërmjet njëri tjetrit rreth këtyre materialeve, po ashtu edhe në korridor e në mjedise të tjera që kemi ne këtu.

Todi në një rast në orën e shërbimit të mbrëmjes, kur ne përgatiteshim për të fjetur, vjen në sportelin e dhomës tonë dhe me ironi i thotë Fadilit: “Ke rënë të flesh, fli, natën e mirë dhe shiko ndonjë ëndërr të bukur me ngjyra”. (Këtu ironizon për kritikën që i është bërë Ismail Kadaresë).

Kjo gjallëri e tyre dhe gëzim ka bërë përshtypje edhe në të tjerët. Kështu për shembull në bisedë Kiçua, Agroni, Rrahmani e Ai, kanë thënë që pse këto tani janë tërë alegri, tërë gëzim, siç duket thotë Kiçua, që nuk kritikohen në këto materiale, ose që flitet më shumë për skematizmin.

Gjatë kësaj periudhe, sidomos mbas grevës së urisë edhe Xhaviti ka shtuar më shumë bisedat dhe miqësitë me Maqon, Bardhylin, Todin e Faddilin. Kur bëri grevën e urisë, Maqua shkoi dhe bëri një bisedë rreth dy orësh, por siç tha Maqua, nuk e binda dot dhe sikur i tha se kam lodhur mëmën dhe dua të vdes para saj. Kurse Agronit dhe atij që i folën të hante në kohën e grevës së urisë, Xhaviti u tha se nuk varet nga mua kjo.

                                        “I Penduari”

Sqarim: Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe Xhavit Qesja, janë të dënuar anti-parti, ndiqen nga ana jonë në përpunim aktiv 2/A si të tillë.

Vlerësimi: Raporti ka vlerë operative, në ta dalin reagimet e objekteve T. Lubonja e Fadil Paçrami, në lidhje me zhvillimin e punimeve të Plenumit të Lidhjes Shkrimtarëve dhe lidhjet e Xhavit Qeses me të dënuarit e tjerë anti-parti, që mbajnë aktualisht qëndrim armiqësor.

Detyra: B.p. ju dha detyrë që të bisedojë përsëri me të dënuarit anti-parti dhe për këtë të shfrytëzojë edhe kohën që kryen veprime të përbashkëta, si në oborr, mensë dhe në dhomë, dhe jo vetëm të mbetet një mbledhës se çfarë thonë të tjerët.

Të na informojë për reagimet e tyre lidhur me frymën mobilizuese e entuziazmin që ka shpërthyer në mbarë masat punonjëse të vendit tone, për realizimin e detyra të planit në të gjithë zërat e para afatit.

Për ngjarjet në Kosovë, Lindjen e Mesme, Gjirin Persik, Afganistan dhe Salvador. Për garën e çarmatimeve dhe luftën e ashpër që bëhet në masë të superfuqive për zona influence.

Masat operative: Raporti të studiohet nga udhëheqja e Degës. Të shtypet sipas implikimeve dhe një kopje t’i dërgohet Degës Veçantë në Ministri.

Të shfrytëzohet për buletinin e parullave armiqësor të muajit. Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan