AKTUALITET

Biznesmeni Julian Morina në gjyq për ndërtimin e pallateve pa leje në Tiranë

n.f Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 18:40
Biznesmeni Julian Morina në gjyq për ndërtimin e pallateve pa
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën, më 16 nëntor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të biznesmenit të ndërtimit, Julian Morina, dhe shoqërisë së tij “Xheluks Construksion” sh.p.k., pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm në kryeqytet të dhjetëra mijëra metrave katrorë pallate, nën hundën e autoriteteve shtetërore.

Sipas prokurorisë, gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara ndaj Morinës dhe kompanisë që ai administron, është konstatuar se gjatë periudhës 2021-2024 janë tejkaluar në disa raste lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime. Në njoftim thuhet se është provuar se te Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria “Xheluks Construksion” sh.p.k. ishte pajisur me leje ndërtimi për godina banimi dhe shërbimi me 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kate mbi tokë dhe me 2 dhe 3 kate nën tokë. Në tejkalim të lejes rezulton se ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500 m².

“Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7 kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m². Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8 m²”, thekson prokuroria.

Hetimi është shtrirë edhe në punimet e kryera nga kjo shoqëri në Rrugën e Elbasanit, ku ka rezultuar se një pjesë e tyre kanë dalë jashtë lejes së miratuar. Në një objekt në këtë rrugë, është konstatuar një shtesë ndërtimi prej 5866.88 m².

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerëson se ndërtuesi Julian Morina duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria “Xheluks Construksion” sh.p.k. dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15,974.88 m².

Qeveria tentoi të amnistonte biznesmenët që kishin ndërtuar pa leje në Tiranë, përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar më 7 shtator 2022, që u jepte ndërtuesve të mëdhenj një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese ose dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit.

“Ta dhurojnë për popullin dhe për shtetin çdo kat dhe çdo metër katror shtesë…,” deklaroi Rama atëherë me tone populiste, ndërsa nga ana tjetër foli për falje duke u ofruar ndërtuesve një komardare shpëtimi nga ndjekja penale.

Aksioni i qeverisë në dhjetor të vitit 2022 që nisi me nënshkrimin nga kryeministri Rama të 15 procedurave konfiskimi të ndërtimeve pa leje në kryeqytet, u përball me kritika nga ekspertët që e panë me dyshim bazën ligjore dhe suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

Por një investigim i BIRN zbuloi se qeveria, jo vetëm që ua ktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit duke ua shitur me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut, por u amnistoi atyre detyrime fiskale për lejet e reja të ndërtimit në një vlerë që llogaritet në gati 2 milionë euro./BIRN

biznesmeni julian morina ndertim pa leje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë