Tre shenjat me fat, Horoskopi: Diçka e madhe po vjen për ju
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon uljen e menjëhershme të çmimit të karburanteve në vend, duke e cilësuar nivelin aktual si “abuziv” dhe një “vjedhje kriminale” në kurriz të qytetarëve.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, theksoi se situata nuk është vetëm pasojë e krizave ndërkombëtare, por rezultat i një tregu të kapur nga oligarkët e naftës me tolerimin e politikës.
Ai nënvizoi paradoksin që shtete si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat importojnë naftën nga Shqipëria, e tregtojnë atë më lirë për qytetarët e tyre.
Sipas Blushit, nisma synon pezullimin e dy taksave kryesore që rëndojnë mbi çmimin final, duke garantuar një ulje të menjëhershme dhe të prekshme për qytetarët, dhe shërben gjithashtu si test për deputetët: a do të mbrojnë interesin publik apo do të vazhdojnë të favorizojnë oligarkët e naftës.
Në fakt, ne kemi depozituar një nismë konkrete, sepse besoj se koha e fjalëve ka përfunduar. Kemi depozituar një nismë ligjore në Parlament, e cila pikërisht synon në thelb uljen e çmimit të naftës, një çmim i cili aktualisht është abuziv. Është një çmim tejet i lartë krahasuar me vendet e rajonit, një pjesë e të cilave, i referohem Kosovës dhe Maqedonisë, e importojnë naftën nga Shqipëria dhe sot e kanë çmimin e një litri karburant më të lirë se në vendin tonë.
Dhe në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke patur parasysh oreksin e pandalshëm të oligarkëve të naftës për të fituar në kurriz të popullit më të varfër të kontinentit, ne paraqitëm si grup parlamentar i Partisë së Lirisë këtë nismë për uljen e çmimit të naftës. Ulja, në vlerësimin tonë, do të vinte nga pezullimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit, një pjesë e të cilave, në fakt, qeveria pretendon se i përdor për mirëmbajtjen e rrugëve. Por besoj se sot nuk ka shqiptar që nuk e di, nuk i ka sytë në ballë dhe nuk sheh se si i mirëmban qeveria rrugët. Pra, praktikisht, janë taksa që paguhen për çdo lloj karburanti, por që vidhen në mënyrë kriminale nga kjo qeveri.
Ndaj, në këto kushte, kur një vend prodhon naftë një vend ku njerëzit më të pasur të botës furnizohen me karburant pa taksa ndërkohë populli më i varfër i këtij kontinenti paguan një çmim tre herë më të lartë. A ka krim, vjedhje më të madhe dhe abuzim më kriminal, më të poshtër, më të pa shpirt se sa ky? Pra, qytetarët më të varfër paguajnë naftën më shtrenjtë në një vend që prodhon naftë, ndërkohë që Edi Rama favorizon njerëzit më të pasur të botës, për të bërë PR për vete, në kurriz të shqiptarëve.
Ndaj, në këto kushte, edhe paralajmërimet shumë të drejta të Konfindustrisë dhe të zotit Buxhuku, të cilat gjithmonë kanë rezultuar të sakta, nuk janë marrë parasysh. Në pjesën e relacionit të projektligjit që depozituam në Parlament, i jemi referuar këtyre paralajmërimeve. Por vendet e rajonit, pavarësisht situatës në Lindjen e Mesme, vijojnë të kenë çmime pothuajse sa para konfliktit. Ndërkohë, në Shqipëri, oligarkët që furnizohen me naftë i kanë rezervat prej kohësh dhe kanë rritur në mënyrë abuzive çmimet, të cilat praktikisht nuk çojnë vetëm në kosto të rritura për përdoruesit e automjeteve, por edhe në rritjen e kostove të produkteve bazë ushqimore. Çmimi i naftës është i lidhur me të gjitha shërbimet e tjera, përfshirë dhe ushqimet, të cilat pritet të rriten jo më pak se 3% në ditët në vijim.
Pra, përballë këtij absurditeti, këtij vendimi kaq kriminal të Edi Ramës për të favorizuar pikërisht këta oligarkë të naftës, ne menduam të depozitojmë një nismë thelbësore në funksion të interesit publik, siç është ajo për uljen e çmimit të naftës, e cila në thelb nuk parashikon asgjë tjetër veç heqjes së dy taksave që rëndojnë sot mbi çdo litër karburant. Në gjykimin tonë, taksat janë thjesht abuzive dhe nuk shkojnë për qëllimin për të cilin janë vendosur. Një pjesë e këtyre parave, siç theksoj, qeveria pretendon se i përdor për mirëmbajtjen e rrugëve, kur rrugët po shkërmoqen. Këto janë rrugë të florijta që ndërton Edi Rama, një pjesë e të cilave janë shkërmoqur ende pa u inauguruar, dhe dihet cili është standardi i mirëmbajtjes.
Nuk ka pse shqiptarët të furnizohen në Kosovë, e cila importon naftën nga ne, por e ka më të lirë. A ka logjikë ekonomike një vend që e blen naftën nga Shqipëria dhe e tregton më lirë se sa vetë Shqipëria? A ka logjikë që banorët e qarkut të Korçës të furnizojnë masivisht automjetet e tyre në Maqedoni? Jo më larg se dje ndoqa një intervistë me banorë të Maqedonisë, të cilët kalonin kufirin dhe hynin në qarkun e Korçës, dhe pyeteshin për çmimin e naftës atje; ata thanë se nuk kishte rritje.
Jo vetëm kaq, por nuk kanë edhe një hajdut për kryeministër si Edi Rama, i cili u vjedh shqiptarëve edhe thërrimet në tavolinë. Më lejoni të bëj një thirrje të gjithë deputetëve, majtas dhe djathtas: ky projektligj që ne kemi depozituar si Partia e Lirisë është një gur prove për çdo deputet. A do të mbrojë me votë interesin publik, apo do të mbrojë interesat e oligarkëve të naftës?
Banorë të zonës së Rrjollit protestuan para ambienteve të SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik n&e...
Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe ...
Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet në mënyrë galopante, duke kërcënuar të thyejë rekordi...
Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure, brenda një kanali me ujë n&...
Vajza që shikoni në foton e mësipërme është 25-vjeçarja nga Lezha, Xhuana Nikolli e cila një ditë më par&e...
Banorët e Baks Rrjollit në Shkodër kanë zhvendosur protestën e tyre para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (...
Ngritja e një skuadre operacionale nga struktura e posaçme SPAK, do sillte kryerjen e ndjekjes në teren, përgjim dhe arrestimin e person...
Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kan...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm (11 mars). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, kur i m...
Një banesë është përfshirë nga flakët, pak pas mesnate në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. ...