AKTUALITET

Bomba e përgjimeve nga Arben Ahmetaj, Qyno: SPAK dje hodhi një shashkë me vilën e sekuestruar të Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2026, 10:08

Bomba e përgjimeve nga Arben Ahmetaj, Qyno: SPAK dje hodhi një

Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, të nxitura drejtpërdrejt nga deklaratat e forta dhe përgjimet e publikuara së fundmi në media nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Teksa drejtësia kërkoi administrimin e provave dhe audio-përgjimeve të transmetuara, një tjetër goditje u shënua në radhët e qeverisë: sekuestrimi i një vile luksoze në pronësi të zëvendëskryeministres aktuale, Belinda Balluku.

Detajet e zbuluara nga përgjimet tregojnë për një skemë të mirëfilltë ku përfshihen emra të njohur të botës së biznesit, kompani si "Kajo" dhe "Timak", shtetas izraelitë, si dhe dyshime për trafikim armësh. Këto lidhje, të denoncuara muaj më parë edhe nga gazetarët investigative të Syri tv, po detyrojnë organet e drejtësisë të nisin verifikime të thella për të vërtetuar autenticitetin e bisedave të regjistruara dhe për të hapur rrugën e procedimeve penale.

Gazetari Elton Qyno që ishte i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri tv, tha se ajo që tërheq vëmendjen e opinionit publik është koha e këtyre veprimeve. Në të njëjtën ditë që vëmendja ishte e fokusuar tek dëshmitë komprometuese të Ahmetajt, SPAK hodhi një "shashkë" mediatike duke njoftuar sekuestrimin e vilës së Ballukut në zonën elitare të Green Coast në Palasë. Mekanizmi i tjetërsimit të pronave duket se përfshin figura të njohura publike, përfshirë një ish-futbollist të kombëtares shqiptare dhe investitorë të tjerë, duke ndjekur të njëjtën skemë të fshehjes së pasurisë si në rastet e mëparshme.

Flavio Qarri: Veprimet e SPAK-ut i kemi diskutuar shpesh në këtë studio, ky ka qenë momenti për një tjetër provë zjarri për sjelljen e SPAK-ut. Ju deshën më shumë se 36 orë për të marrë vesh që Arben Ahmetaj te Çim Peka kishte nxjerrë përgjime dhe për t'i administruar ato. Ndërkohë, krejt rastësisht, “arreston” vilën e Belindës. Në të njëjtën ditë.

Elton Qyno: Tani, veprimet e SPAK-ut gjatë kësaj kohe, që nga dita e djeshme, faktikisht janë të stimuluara nga transmetimet që ka bërë Syri Televizion, pikërisht të intervistës të ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, zotit Arben Ahmetaj dhe padyshim që në kuadër të deklaratave të tij, u sollën edhe përgjime konkrete të personazheve të botës së biznesit, kryesisht të botës së trafikimit të armëve dhe që padyshim lindi e nevojshme që të kryheshin disa verifikime. Dhe prandaj SPAK ditën e djeshme i është drejtuar redaksisë së televizionit Syri me një kërkesë për vënien në dispozicion të gjithë materialit televiziv, po njëkohësisht edhe ka kërkuar të gjithë audio-përgjimet e plota lidhur me bisedat që janë zhvilluar mes katër personazheve që dhe televizioni Syri i ka publikuar. Padyshim që kërkohet një fazë dhe një kohë verifikimi dhe që të provohet pjesa e vërtetësisë së kësaj audio-përgjimi, të provohet nëse këta personazhe që bisedojnë në këtë audio-përgjim vërtet janë ata apo ka persona të tjerë dhe që sigurisht më pas do të konkretizohet me një veprim tjetër për të nisur një procedim penal apo jo. Pra deri në këto momente jemi në fazën e verifikimit të kushteve për të nisur një çështje apo jo dhe nga ana tjetër nëse do të kemi prova konkrete dhe nëse do të kemi një korrespondencë të qartë për sa i përket bisedave që zhvillohen në këtë audio-përgjim dhe për sa i përket veprimeve dokumentare që janë bërë edhe nga kompania Kajo, por edhe nga kompania Timak e shtetasve izraelitë, padyshim që shpresoj dhe kam bindjen që SPAK-u do ta regjistrojë një procedim penal dhe më pas kjo do t'i hapë rrugën hetimeve më të thelluara dhe marrjen në pyetje të personazheve që kanë dalë në këtë audio-përgjim.

Por fakti që në këtë audio-përgjim ka dalë dhe një kolegu jonë, zoti Julian Hoxhaj, i cili e ka denoncuar qysh në janar të këtij viti veprimet akrobatike të kompanisë Kajo dhe Timak, padyshim që kjo është një indicie shumë e fortë që tregon se pikërisht personazhet që janë përmendur në këtë investigim të bërë nga kolegu jonë Hoxhaj, flasin për përmbajtjen e këtij investigimi, flasim për autorësinë se kush kishte bërë shkrimin e këtij investigimi dhe që padyshim kjo është një indicie shumë e fortë që të le të kuptosh që pikërisht këta personazhe që janë përmendur tek investigimi i zotit Julian Hoxhaj flasin në këtë audio-përgjim pikërisht për këtë autor dhe që dua të them që është një indicie shumë e fortë që të vërtetohet që janë pikërisht këta të katërt që janë identifikuar nga vetë media që ka paraqitur investigimin.

Ndërsa në kuadër të ditës së djeshme që u plas lajmi i nisjes së verifikimeve nga SPAK, çuditërisht SPAK nga ana tjetër hodhi dhe një shashkë të radhës duke vënë në epiqendër të opinionit publik dhe të gjithë titujve mediatikë televizivë dhe online, pikërisht zëvendëskryeministren, ish-zëvendëskryeministren tjetër,  Belinda Balluku. Pra deri në orën tre lajmet ishin për veprimet e SPAK-ut për ish-zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, zotin Arben Ahmetaj dhe pas orës tre doli lajmi që kemi dhe një ish-zëvendëskryeministre të Shqipërisë, zonjën Belinda Balluku të cilës i kemi sekuestruar një vilë tjetër, jo në zonën ku ishte rasti i parë, por tek një zonë tjetër elitare e vilave turistike siç është zona e Palasës në Green Coast. Dhe është i njëjti mekanizëm tjetërsimi ku është përdorur ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, zoti Igli Tare dhe që nga ana tjetër kemi një investitor, një investitor të njohur siç është Arbër Abazi dhe që padyshim skema është e njëjtë si me rastin e parë dhe që nëse do të shkundet disa herë dhe qindra herë zonja Balluku padyshim që do të dalin edhe vila të tjera... Pasi puna e thasëve me miell që sa herë ta shkundësh do lëshojë një dorë miell. Edhe puna e Belindës që sa herë ta shkundësh sigurisht që do të nxjerrë një vilë ose një...

Tundja e prangave faktikisht edhe shqiptarët këtë kërkojnë dhe shpesh herë në studiot televizive më është bërë disa herë kjo pyetje që kur, kur, sepse edhe me të drejtë pasi shqiptarët njihen me shumë lajme, zbulime për Belinda Ballukun, por nga ana tjetër SPAK ngurron, dua ta them, që të bëjë lëvizjen deçizive, lëvizjen alfa, duke kërkuar pikërisht kërkesën për dhënie autorizimi me qëllim arrestimin e saj. Është bërë një herë, ç'është e vërteta, mazhoranca nuk ia ka dhënë autorizimin për lejimin e arrestimit dhe që në këto kushte SPAK ka bërë një lojë tjetër do të thoja duke i marrë krahët kësaj zonje apo kësaj zyrtareje, duke kryer hetime pasurore dhe duke e futur çështjen drejt një akuze siç është korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë publikë dhe më tepër duke e kaluar jo më tek pjesa e shkeljes të barazisë të ankande publike por duke e futur pikërisht në pastrimin e parave. Dhe që janë dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrimi i parave që janë me marzh të lartë dënimi dhe që pa diskutim kërkojnë një masë sigurimi

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve