AKTUALITET

Breshëri kallashi mes fëmijëve në Mamurras

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 14:23

Breshëri kallashi mes fëmijëve në Mamurras

Një ngjarje e rëndë kriminale, ku janë përdorur armë të rënda automatike, ka ndodhur në prezencë të fëmijëve të mitur, të cilëve u është rrezikuar seriozisht jeta nga të shtënat e pakontrolluara që vinin nga disa drejtime.

Rasti kriminal është regjistruar në muajin korrik 2024 në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, por tashmë dosja ka kaluar për gjykim në shkallën e parë dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Sipas dosjes hetimore dhe pamjeve filmike, një grup personazh të armatosur, ku bënin pjesë edhe Ardian Ahmeti, si dhe një punonjës i policisë rrugore, Sahit Ahmeti, dyshohet të kenë qëlluar me armë automatike mbi disa persona që qëndronin në ambientet e një tabakino, buzë rrugës.

Dukshëm në pamjet filmike të shtënat e armëve kanë tronditur dhe rrezikuar seriozisht jetën e fëmijëve të mitur që largohen me shpejtësi, duke hyrë në ambientet e tabakinos, për ti shpëtuar plumbave të automatikëve.

Në pamjet filmike duken qartë që pas të shtënave oficerët e policisë kriminale që shkojnë në brendësi të tabakinos, ku mes tyre dallohet dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, që fillimisht kërkon që Ylli Sela që ndodhej në banak, ti bëjë një kafe të shkurtër dhe më pas Ylli Sela arrestohet, duke qëndruar gati 6 muaj në burg.

Kjo përplasje me armë ka si motiv konfliktin për prona mes dy kushërinjve që nuk kanë mundur ta zgjidhin paqësisht, por njëra palë ka sulmuan palën tjetër me armë zjarri, duke prodhuar skena të tilla që shihen në këto video.

Për këtë ngjarje prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal nr. 4842. Kjo dosje është regjistruar në prokurorinë e Tiranës mbi bazën e materialit referuar të përcjellë nga policia e kryeqytetit, e cila ka kryer veprime hetimorë, mbi një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në 25 Korrik 2024 në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Sahit Ahmeti, me detyrë punonjës policie rrugore, pranë Komisariatit të Policisë Krujë, Ardian Ahmeti, dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit Fatos Sela dhe Ylli Sela, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.

Konflikti midis tyre, ka vijuar në përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur nga njëra palë punonjësi i policisë Sahit Ahmeti, Adrian Ahmeti dhe nga pala tjetër Fatos Sela, të cilët më pas janë transportuar për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Referuar raportit të shërbimit, rezulton se në momentin që i dëmtuari, Sahit Ahmeti, me detyrë punonjës policie, ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës, Tirane, nga familjaret e tij, dhe konkretisht Ledion Ahmeti, ka dorëzuar armën e shërbimit, pistoletë “BERETA”, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur dhe dy vëllezërit Fatos Sela dhe Ylli Sela. Policia kriminale ka shkuar në vendngjarje duke kryer dhjetëra veprime hetimore, sekuestrimin e sendeve/provave dhe shoqëruar disa persona në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në pamjet filmike duken qartë oficerët e policisë kriminale që shkojnë në brendësi të tabakinos, ku mes tyre dallohet dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, që fillimisht kërkon që Ylli Sela që ndodhej në banak, ti bëjë një kafe të shkurtër dhe më pas Ylli Sela arrestohet, duke qëndruar gati 6 muaj në burg.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur vetëm 4 persona, siç janë shtetasit Fatos Sela, Ylli Sela, Ardian Ahmeti dhe Sahit Ahmeti.

Ndërsa dy personat e tjerë Redion Ahmeti dhe Gazmir Ahmeti nuk kanë asnjë akuzë penale, megjithëse situata e provave ndaj tyre nuk është favorizuese. Një dukuri kjo që është parë shpesh herë me drejtësinë e re, ku përgjegjësia penale në shumë raste mbetet jetime.

Lidhur me këtë ngjarje pak muaj më parë në fund të procesit gjyqësor përfaqësuesi i prokurorisë i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me 15 vjet burgim për të pandehurin Ardian Ahmeti, për akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të punonjësit të policisë rrugore Sahit Ahmeti, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për të pandehurin tjetër Ylli Sela, prokuroria kërkoi pushimin e akuzës për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

Pas dëgjimit të konkluzioneve të mbrojtësve dhe pretencës së prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 9 vite burgim të Ardian Ahmetit. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 6 vite burgim.

Ndërsa punonjësi i policisë rrugore Sahit Ahmeti, u dënua me 5 vjet burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar gjykata e dënoi përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Por edhe këtë masë dënimi ia kaloi në shërbim prove që të mos kryejë asnjë vepër penale për një periudhë kohore 3 vjeçare. Tashmë çështja ka mbërritur në gjykatën e Apelit të Tiranës dhe është në pritje të një vendimmarrje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan