Martin Hewitt, komandanti i sigurisë kufitare të qeverisë britanike, ka marr vendim gjatë një takimi me drejtuesit e policive kufitare të vendeve të Ballkanit në Sarajevë.
Britania e Madhe ka nisur përdorimin e dronëve dhe syzeve termike për të ndjekur dhe identifikuar emigrantët e paligjshëm që përpiqen të kalojnë në territorin britanik përmes rrugëve të Ballkanit, raporton “The Telegraph”, përcjell "Piranjat.al".
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 janë trafikuar rreth 22 mijë persona përmes rrugëve të Ballkanit, ndërsa grupet kriminale të rajonit, veçanërisht ato shqiptare, mbeten të lidhura ngushtë me rrjetet e trafikut në Britani. Po ashtu, vlerësohet se 25 për qind e emigrantëve që kanë kaluar Kanalin e La Manshit kanë kaluar më parë nëpër Ballkan gjatë udhëtimit të tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Dronët do të përdoren për të zbuluar kontrabandistët dhe trafikantët që përpiqen të shmangin patrullat kufitare, duke përdorur rrugë të ngushta malore për të hyrë dhe dalë nga rajoni.
Përveç kësaj, janë vendosur kamera të njohjes automatike të targave (ANPR) në kufirin Shqipëri–Kosovë, me qëllim identifikimin e automjeteve britanike që mund të jenë përdorur më parë nga grupet e trafikantëve. Këto të dhëna do t’u përcillen autoriteteve britanike për të ndihmuar në identifikimin e anëtarëve të bandave kriminale me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Martin Hewitt, komandanti i sigurisë kufitare të qeverisë britanike.
Në shumë raste, emigrantët shqiptarë që kanë kaluar Kanalin janë rekrutuar më pas për të punuar në ferma kanabisi në Britani, ku, sipas autoriteteve, shqiptarët kanë zëvendësuar vietnamezët si drejtues kryesorë të këtij tregu ilegal.
Martin Hewitt deklaroi: “Emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar janë sfida globale që kërkojnë zgjidhje globale. Asnjë vend nuk mund ta përballojë këtë i vetëm. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të inteligjencës mund të shkatërrojmë bandat kriminale që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur dhe dëmtojnë komunitetet tona”.
Ky zhvillim përkon me samitin e ministrave të Brendshëm të Ballkanit në Londër, të organizuar nga Shabana Mahmood, ministrja britanike e Brendshme. Ajo paralajmëroi se dështimet e vendeve për të kontrolluar kufijtë po minojnë besimin e qytetarëve te politikanët dhe te shtetet e tyre. “Britania po punon me miqtë tanë në Ballkan për të ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve të paligjshëm që përfundojnë në tokën britanike. Do të përdorim teknologjinë më të avancuar, dronë dhe pajisje nate, për t’i gjurmuar ata dhe për të garantuar sigurinë kufitare. Kam premtuar se do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë tanë, dhe pikërisht këtë po bëj”, tha ajo.
Takimet e radhës midis shefave të policive kufitare të Ballkanit, ku do të diskutohet bashkëpunimi dhe teknologjitë e reja të survejimit, do të zhvillohen çdo vit nën drejtimin e Martin Hewitt. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, bashkëpunimi i ri ka marrë mbështetje të plotë nga partnerët e rajonit për të parandaluar flukset e emigrantëve që kalojnë përmes Europës drejt Britanisë.
Deri tani, mbi 35 mijë persona kanë kaluar Kanalin e La Manshit gjatë këtij viti, një rritje prej më shumë se 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur pothuajse nivelet rekord të vitit 2022.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Tetor13:20
Pazari, “100 mijë € për “kokën” e Talo Çelës, 200 mijë për atë që ma sjell të gjallë”
Erion Alibej ka rrëfyer në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo ki...
AKTUALITET
16 Tetor12:49
AKSHI sqaron lajmin për tarifat: I pasaktë por ja cilat shërbime në e-Albania nuk janë më falas
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas lajmeve për shërbimet në e-Albania që do të ...
AKTUALITET
16 Tetor12:28
E futën në kurth me një profil vajze dhe e vranë në pritë, Prokuroria e Shkodrës mbyll hetimet për vëllezërit (emrat)
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj te akuzuar për vrasjen e ...
AKTUALITET
16 Tetor12:16
Dorëzohet në policinë e Gjirokastrës autori i vrasjes së biznesmenit italian
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Nivicë është vetë dorëzuar në polici. Kamber Sulçe ësht...
AKTUALITET
16 Tetor11:59
Mori 2.4 milionë lekë nga qytetari, SPAK i çon dosjen për gjykim punonjësit të policisë bashkiake (emri)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykat...
AKTUALITET
16 Tetor11:50
Vlorë, arrestohet biznesmeni i duraluminit, vidhte energjinë dhe zaptoi ndërtesën 4-katëshe qytetarit
Një 53-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për lidhje të paligjshme të energjis&...
AKTUALITET
16 Tetor11:15
Aksident i rëndë në Fushë Krujë, automjeti humbet kontrollin dhe përplaset me murin anësor të rrugës! Ndërron jetë pasagjeri
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj t&...
AKTUALITET
16 Tetor11:00
"Policia po vepron vetëm me një njoftim të ministres"/ Aktivistja Vatnikaj: Sekuestrimi i skuterëve, pa asnjë ligj
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aksionin e Policisë së Shtetit për ndalimin dhe sek...
AKTUALITET
16 Tetor10:49
Dy martesa, por vetëm një nuse/ Shqiptarja shkakton bujë në Itali pas ‘dasmës’ me dy burra
Një incident kurioz dhe i pazakontë ka nxjerrë në dritë një rast bigamie në Montecatini Terme, në provincën e Pisto...