
Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas pamjeve të siguruara nga Piranjatnews, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.
Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Por ajo çfarë nuk u vu re janë edhe momentet e panikut që pasuan atentatin: qytetarë që vrapojnë për t’u larguar nga vednngjarja dhe automjete që largohen me shpejtësi nga rrethrrotullimi i Rinasit, në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Nëntor17:22
Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet
Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në...
AKTUALITET
12 Nëntor17:11
"Veliaj i burgosur pa gjyq"/ Rama: Tirana ka nevojë për drejtim, jepini mundësinë të ushtrojë detyrën
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai...
AKTUALITET
12 Nëntor17:01
Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat do të jetë 500 euro
Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalu...
AKTUALITET
12 Nëntor16:48
Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, arrestohen dy punonjësit e policisë në Tiranë (EMRAT)
Dy punonjës të policisë janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nën dyshimet se ndihmuan, Muçi Shaljanin të...
AKTUALITET
12 Nëntor16:34
Florjan Binaj denoncon: As për të vdekurit s’ka më respekt – Varrezat e Tufinës mes plehrave
Aktori dhe moderatori i njohur Florjan Binaj ka ngritur alarmin për një situatë shqetësuese në varrezat e Tufinës, përmes n...
AKTUALITET
12 Nëntor16:26
VIDEO nga atentati në Rinas/ Momenti kur autorët i zënë pritë dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit
Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmand...
AKTUALITET
12 Nëntor16:12
Makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, policia jep detaje: Humbën jetën dy persona
Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiran&e...
AKTUALITET
12 Nëntor15:56
BIRN: Belinda Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të m&e...
AKTUALITET
12 Nëntor15:33
Procedura e votimit në GJL/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykat&...
AKTUALITET
12 Nëntor15:24
Kapet ngarkesa e dytë prej 75 tonësh misër nga Serbia në Hanin e Hotit/ Ja me çfarë ishte i kontaminuar!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia...