Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta si mbështetje direkte për fermerët, shumica e financimeve përfundojnë si shpenzime korrrente dhe shumë pak investohen në ferma në rritjen e prodhimit. Sipas tabelave zyrtare nga projektbuxheti i vitit 2025, nga totali i shpenzimeve buxhetore për zhvillimin rural 7,2 miliardë, më shumë se 5 miliardë lekë ose 69 për qind e fondeve shkojnë për shpenzime korrente dhe vetëm 21 për qind si shpenzime kapitale në shërbim të rritjes së prodhimit.
Nga rreth 72 milionë euro që janë akorduar për “Zhvillimin rural dhe nxitjen e prodhimit” vetëm 22 milionë euro investohen, të tjerat janë shpenzime që shkojnë për pagesat e stafeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe për këshillim.
Në raporte të ngjashme është edhe buxheti i 2024, ndërsa fermerët shqiptare u përfshinë më herët këtë vit në protesta për mungesën e mbështetjes financiare. Importet e produkteve bujqësore janë rritur me mbi 20 për qind këtë vit për shkak se ato konkurrojnë lehtësisht prodhimet tona. Europa dhe Rajoni kanë subvencione më të larta se Shqipëria dhe produktet e tyre dalin më kosto më të ulët dhe për rrjedhojë kanë çmime më të lira se ato që prodhohen në vendin tonë.
Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2023, ndërsa me 2025 financon vetëm 0.56% të PBB-së bujqësinë, ndërsa vendet e Europës kanë norma financimit tre herë më të larta në raport më PBB-së .
Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.
Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtarë, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE. Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.
Fondet e pakta në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE.
Mungesa e investimeve në novacionin bujqësor po konsiderohet si pengesë për shfrytëzimin e financimeve private dhe është një mundësi e humbur për adresimin e shqetësimeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi.
Një vlerësim i fundit nga Banka Botërore tregon se mbyllja e hendekut me 25% për investimet në kërkim dhe zhvillimin në Rajon mund të rrisin produktivitetin bujqësor me 15% në Shqipëri, 25% në BiH, 16% në Maqedoninë e Veriut dhe 6% në Serbi./ Monitor
buxheti 2025 stafe keshillime fondet e fermereve
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor08:00
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqë...
I.A
AKTUALITET
19 Nëntor22:14
Reporterët pa Kufi/ Rekomandime Shqipërisë për të mbrojtur gazetarët dhe të drejtën e informimit
TIRANË- Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një paketë rekomandimesh për të mbrojtur...
E.D
AKTUALITET
19 Nëntor20:02
Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Itali, në pranga 28-vjeçari shqiptar
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Gjithas...
E.D
AKTUALITET
19 Nëntor19:21
“Kur i dhashë atletet me pika gjaku…”/ qytetarja tregon bisedën me nënën e Martinit: Nuk e besonte që kishte vdekur, priste të dilte gjallë
TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij ditën e djeshme, ka prekur mb...
ZH.LL
AKTUALITET
19 Nëntor19:08
Punonjësi i policisë jashtë shërbimit përplas këmbësorin në Vlorë, 79-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Foto ilustruese
VLORË- Një efektiv policie ka aksidentuar pasditen e kësaj të marte një person në rrugë. Ngjarja ka...
E.D
AKTUALITET
19 Nëntor18:16
Trafik droge nga Kolumbia e Spanja, arrestohen 15 persona në Itali, mes tyre tetë shqiptarë
ITALI- Policia Financiare e Vicenzës ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit të Prokurorisë së Ber...
ZH.LL
AKTUALITET
19 Nëntor18:05
Protesta e opozitës para Parlamentit, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që humbi jetën ditën e djeshme
TIRANË- Opozita po mban këtë të martë protestën e paralajmëruar para Parlamentit të Shqipërisë.
Ndërko...
ZH.LL
AKTUALITET
19 Nëntor18:04
Vrasja 14-vjeçarit në Tiranë, lajmërohet protestë të enjten! Marshim drejt Ministrisë së Arsimit
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit mesditën e djeshme, ka prekur jo pak opinionin publik. Ndërsa është njoftuar një protest&eum...
E.D
AKTUALITET
19 Nëntor17:55
U ankua se nuk e ftonin në emisione/ Beti Njuma "nxjerr zbuluar" Lapajn: Ma konfirmoi që do të vinte, por u tregua burracak
TIRANË- Gazetarja dhe moderatorja Beti Njuma ka reaguar pas deklaratave të aktivistit Adriatik Lapaj, i cili thotë se nuk ftohet në emisio...
E.D
AKTUALITET
19 Nëntor17:00
Qirinj e lule për 14-vjeçarin, nxënës e prindër të tronditur/ Shokët e Martinit: Djalë i vetëm, në momentet e fundit kërkonte mamanë!
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani ka tronditur mbarë opinionin publik. Që në orët e para të mëngjesit n...