I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Konsideroni vetëm dy shifra. Qeveria shqiptare mbledh mesatarisht 28 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të ardhura në buxhet, kurse në Bashkimin Europian mesatarja është rreth 42 për qind e PBB.
Por nëse krahasohen investimet raporti është i përmbysur. Shqipëria investon mbi 6 për qind të PBB-së nga të ardhurat buxhetore. Bashkimi Europian në rastin më të mirë arrin të investojë është rreth 2.7 për qind. Dhe kjo nuk e tregon të gjithë historinë. Nëse llogariten dhe koncesionet hendeku është shumë më i madh.
Pyetja është ku i gjen Shqipëria paratë të mbajë një nivel kaq të lartë investimesh publike? Dhe përgjigja është e thjeshtë. Nga tre kategori kryesisht. Qeveria u merr paratë pensionistëve, të sëmurëve dhe nxënësve në shkolla.
Qeveria shqiptare kursen minimalisht 1 miliardë euro në vit nga mbajtja e pensioneve në nivele qesharake, 400 milionë euro nga hedhja e barrës së financimit të sëmundjeve në xhepat e qytetarëve dhe po kaq nga nënfinancimi i sistemit arsimor. Këto dy miliardë euro kompesojnë plotësisht diferencën negative të të ardhurave që Shqipëria ka me vendet e BE-së si dhe i mundësojnë qeverisë të investojë mbi 2 herë më shumë në ekonomi.
Në rrafshin teorik orientimi i buxhetit drejt investimeve janë politika më e mirë buxhetore. Investimet rrisin ekonominë, krijojnë vende pune, nxisin prodhimin dhe shtojnë produktivitetin në ekonomi. Me pak fjalë ato rrisin tortën e ekonomisë dhe ideja është pikërisht kjo. Qeveritë tregohen agresive me investime për periudha të caktuara kohore për të rritur tortën, që më pas të shpërndajnë më shumë për të gjithë. Por problemi është se në Shqipëri kjo histori vazhdon prej më shumë se 20 vitesh.
Buxheti i shtetit nuk ka asnjë ndryshim nga ai i një familje. Një familje mund të vendosë të investojë në bono, hapjen e një biznesi apo në pasuri të patundshme me idenë që të ketë një të ardhme më të mirë ekonomikisht. Por nëse paratë që ajo investon i kursen nga ndërprerja e shkollimit të fëmijëve, kequshqyerja e tyre apo mos kurimi i sëmundjeve të të moshuarve, të ardhmen e ka shkatërruar. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri.
Por pse qeveria këmbëngul në këtë drejtim? A udhëhiqet mbajtja e investimeve kaq të larta duke shtrydhur të gjitha shpenzimet e tjera jetike vetëm nga qëllimi i mirë për të rritur tortën? Në fakt, ka dhe një incentivë tjetër. Pensionet nuk i vjedh dot. Ndërsa tenderat e investimeve po.
Merrni vetëm tre sektorë, që marrin tortën e madhe të investimeve. Infrastruktura, energjia dhe Teknologjia e Informacionit. Kostot e rrugëve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në çdo vend të avancuar të planetit.
Në sektorin energjetik janë investuar mbi 8 miliardë euro, por çuditërisht vazhdojnë ende të raportohen humbje teknike në nivele dyshifrore. Ndërsa në IT, Shqipëria ka krijuar një grusht të vogël biznesmenësh, të cilat kanë norma më të larta fitimi edhe se sa Apple. AKSHI ndan mesatarisht 100 milionë euro në vit në dy apo tre duar, pjesa dërrmuese e të cilave janë kosto korruptive.
Linja e fundit është kjo. Politika buxhetore e Shqipërisë nuk është asgjë tjetër vetëm një mekanizëm rentier, i cili thith paratë nga shtresat vulnerabël të shoqërisë dhe i çon ato për të pasuruar pafundësisht një grusht nënkontraktorësh të shtetit. Këta të fundit, ndryshe njihen edhe si oligarkë. Dhe për sa kohë kjo do të vazhdojë të ndodhë, shqiptarët do të vazhdojnë të braktisin vendin në masë, ashtu siç ka ndodhur.
Ata që mundohen racionalisht të shquajnë nëse kjo është një politikë e majtë apo e djathtë nuk janë asgjë tjetër veçse naivë. Ky është thjesht një sistem i krijuar nga incentiva për të vjedhur. Kaq e thjeshtë është.
klaudio prendi TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i orëve të para të mëngjesit të djeshëm n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta si mbështetje direkte p&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqë...
TIRANË- Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një paketë rekomandimesh për të mbrojtur...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Gjithas...
TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij ditën e djeshme, ka prekur mb...
Foto ilustruese VLORË- Një efektiv policie ka aksidentuar pasditen e kësaj të marte një person në rrugë. Ngjarja ka...
ITALI- Policia Financiare e Vicenzës ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit të Prokurorisë së Ber...
TIRANË- Opozita po mban këtë të martë protestën e paralajmëruar para Parlamentit të Shqipërisë. Ndërko...
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit mesditën e djeshme, ka prekur jo pak opinionin publik. Ndërsa është njoftuar një protest&eum...