“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit mes disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kthyer në një rutinë gjatë mbledhjeve plenare.
Në fillim të mbledhjes, që në gjysmën e parë u drejtua nga zëvendëskryetari Erind Gërmenji, anëtari Sokol Stojani iu rikthye çështjes së ngritur në mënyrë të përsëritur prej tij gjatë muajve të fundit, duke kërkuar informacion lidhur me caktimin e zyrtarit autorizues, në mungesë të sekretarit të përgjithshëm të KLP-së, i cili është vetëlarguar nga funksioni.
Në vijim ai kërkoi që të vendoset në rend dite edhe propozimi i anëtarit Erind Mërkuri për ndryshimet në rregulloren “Për transferimin e prokurorëve nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele”.
Stojani hodhi akuza se mos miratimi i ndryshimeve po mbahej peng në mënyrë të panevojshme, duke krijuar pengesa për hapjen e vendeve vakante, që të mundësoheshin më vonë transferimet. Ai tha se shpallja e vakancave është diçka urgjente dhe shtoi se miratimi ndryshimeve në rregullore sipas propozimit të Mërkurit, krijon mundësi edhe për sistemimin e studentëve që emërohen për herë të parë në detyrë. Në vijim, Stojani i cilësoi të paligjshme kërkesat për ndryshimet e rregullores, të propozuara nga anëtari Erion Fejzulla dhe e akuzoi këtë të fundit se së bashku me kryetaren po pengonin miratimin e ndryshimeve.
Anëtari Erion Fejzulla e kundërshtoi Stojanin duke e cilësuar këtë të fundit si strumbullarin e vonesave, që e kishte shtyrë procesin pa asnjë arsye nga nëntori deri në shkurt. Ndërkohë që Stojani replikonte, Fejzulla solli në vëmendje se nuk e kishte ndëprerë kur ai fliste dhe kërkoi që ti jepej mundësia të parashtronte shpjegimet e tij. “Na lejo të fillojmë mbledhjen”, tha Fejzulla dhe duke iu referuar përcaktimeve ligjore konstatoi se ka kohë mjaftueshëm për kryerjen e procedurave. “Unë nuk vonoj asnjë”, tha Fejzulla.
Anëtari Zeqir Hoda vërejti se për këtë proces janë tërhequr nga të dy anëtarët mendimet e prokurorëve. Për arsye se mungonin disa prej anëtarëve, ai theksoi se një çështje kaq e rëndësishme meriton praninë e gjithë anëtarëve të KLP-së. Po ashtu, Hoda i kërkoi zëvendëskryetarit Gërmenji që të mundësonte ndjekjen e një rendi për ata që merrnin fjalën e përfshiheshin në diskutime.
“Të përcillet vlera e një institucuioni ashtu si ligji e ka parashikuar, që të ndikojmë me etikën që duhet të përçojë ky institucion”, tha Hoda, por Gërmenji u shpreh se megjithëse ka qasjen për të respektuar gjithësecilin, ndonjëherë ishte e pamundur të ruhej rendi mes folësve, për arsye të debateve e kundërpërgjigjeve mes tyre.
Anëtarja Ledina Riza iu drejtua Stojanit duke i thënë se e dëgjuan monologun e përhershëm të tij. Ajo vërejti se i kishte thënë Stojanit që të sillte në komision relacionin, por se ai nuk e kishte bërë diçka të tillë.
Por, Stojani ju kundërpërgjigj duke i thënë se e kishte aty. “Mos gënje”, iu drejtua ai Rizës dhe vërejti se e kishte dërguar relacionin. Në vijim, Riza konstatoi se qëndronte shqetësimi i Stojanit dhe i anëtarit Moisi Duda, se duhet të fillohet me procedurën e lëvizjeve paralele. Por, ajo shtoi se ishin dy propozime të anëtarëve Erion fejzulla dhe Erind Mërkuri.
“Kam kërkuar që Fejzulla dhe Mërkuri të kishin bashkëpunuar për një draft-rregullore dhe të trajtoheshin ato pika para këshillit e të diskutohej nëse do miratoheshin ose jo. I kemi dëgjuar, por nuk është arritur në dakordësi lidhur me rregulloren”, tha Riza dhe i cilësoi të dyja propozimet për ndryshime të pamjaftueshme që të ndikojnë në rregulloren aktuale.
Riza kërkoi që të trajtoheshin të dyja propozimet, duke vlerësuar se shqyrtimi i vetëm njërës prej tyre do të krijonte pabarazi.
Në një moment Riza e akuzoi Stojanin për veprime e gjeste që i cilësoi të turpshme dhe pasi i kërkoi kolegut të kryente konsulta për shëndetin psikologjik, u largua nga mbledhja.
Pas këtyre debateve, me gjashtë vota pro u vendos që të vendosej në rend dite propozimi i Mërkurit për ndryshimin e rregullores.
Në mes të mbledhjes mbërriti edhe kryetarja Mirela Mogdani, e cila propozoi që kjo çështje të shqyrtohet kur të jenë të gjithë anëtarët. “Do doja të ishte dhe z.Fejzulla në sallë”, tha ajo. Por, Stojani e cilësoi vonesën si një prej gjërave më të rënda. “Unë këtu shikoj një sebep”, tha Stojani dhe e cilësoi propozimin e Fejzullas jo në përputhje me ligjin.
Në vijim, me gjashtë vota pro dhe kundër atë të kryetares Bogdani, u miratuan ndryshimet e propozuara nga Mërkuri.
Sipas propozimit të Mërkurit, pas nenit 6, “Dokumentacioni i nevojshëm për kandidim”, u shtua neni neni 6/a, ku përcaktohet se këshilli merr masa që pozicionet që ka shpallur të lira, t’i publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit. Po ashtu, parashikohet se kur një prokuror aplikon për vakancën e shpallur, publikohet brenda 24 orëve emri i prokurorit dhe pozicioni ku ka aplikuar.
Ndryshimet e miratuara të mërkurën u japin mundësi prokurorëve që kanë aplikuar brenda afatit, që nëpërmjet një kërkese, të ndryshojnë përzgjedhjen e pozicioneve ku kanë aplikuar, brenda një afati prej 48 orësh.
Për zbatimin e këtyre parashikimeve ngarkohet relatori i caktuar për shpalljen e procedurës së lëvizjes paralele.
Tjetër ndryshim u bë në pikën 2 të nenit 9 të rregullores, që trajton facat e procedurës së lëvizjes paralele. Në këtë pikë përcaktohej se, “për çdo procedurë lëvizjeje paralele caktohet një relator me short”. Sipas ndryshimit të miratuar, “relatori i caktuar me short, nga Komisioni, për shpalljen e pozicioneve të lëvizjes paralele, ndjek procedurat përkatëse, deri në momentin kur Këshilli me vendim, verifikon plotësimin e kushteve ligjore për të gjithë prokurorët që kanë kandidaduar. Më tej, për çdo procedurë transferimi nëpërmjet lëvizjeje paralele Këshilli cakton një relator me short”.
Pas nenit 44 të rregullores “Vendimi për renditjen e kandidatëve dhe e drejta e ankimit”, u shtua neni 44/a, me përmbajtje: “në rastin kur kandidati që është renditur i pari, përpara se të emërohet, heq dorë nga kandidimi për atë pozicion, përzgjedh një tjetër pozicion, ose për arsye të ndryshme parashikuar nga legjislacioni në fuqi, humbet statusin e magjistratit, atëherë Komisioni realizon dhe i propozon Këshillit një tjetër renditje të kandidaturave, sipas parashikimeve ligjore”.
Parashikimet e reja nuk do të kenë efekt në procedurat e mëparshme të lëvizjes paralele që janë ende në proces. Ato do të hyjnë në fuqi në momentin e botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. /Birn/
Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët arg...
Kur aksi kryesor Librazhd u bllokua, zgjidhja e qeverisë ishte e thjeshtë, le të përdoren segmentet e vjetra të Rrugës Egnatia nj&...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ky vendim vjen pas nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrot...
Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është &cc...
Jamambër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka ngritur akuza të forta për korrupsion në n...
Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramsh...
Policia e Durrësit ka marrë nën hetim një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi e kallëzuar një grua, e cila p...
Vijojnë protestat e banorëve të Baks-Rrjollit, të cilët prej më shumë se tre javësh po kundërshtojnë ndër...
Ky është segmenti Librazhd-Spathar-Dardhë-Hotolisht, apo thënë ndryshe, kjo është gjurma e rrugës 2 mijë vjeç...