AKTUALITET

Dëmet nga përmbytjet, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Dëmshpërblim banorëve të prekur, duhet transparencë!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 15:54

Dëmet nga përmbytjet, Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me pasojat e përmbytjeve masive të 6 janarit 2026, duke kërkuar përgjegjësi institucionale, si dhe transparencë dhe objektivitet në procesin e vlerësimit të dëmeve dhe dëmshpërblimit të banorëve të prekur.

Sipas deklaratës, më 16 janar 2026, një grup vëzhguesish të KShH zhvilloi një monitorim të pjesshëm në Bashkinë Durrës, konkretisht në zonën e njohur si “Këneta”, ku u takuan me banorë dhe inspektuan banesat e dëmtuara nga përmbytjet. Po ashtu, u zhvilluan takime me përfaqësues të autoriteteve vendore, përfshirë Administratorin e Njësisë Administrative Nr. 6, Prefektin e Qarkut Durrës dhe përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Rurale, Bujqësisë dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Durrës.

KShH thekson se autoritetet lokale kanë referuar si shkak kryesor të përmbytjeve hedhjen pa kriter të mbetjeve dhe ndërhyrjet e paligjshme në infrastrukturën e kanalizimeve. Megjithatë, sipas organizatës, një konkluzion objektiv kërkon verifikim gjithëpërfshirës, duke përfshirë edhe vlerësimin e detyrimeve të institucioneve përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimeve, si dhe zbatimin e parimit “ndotësi paguan”.

Në deklarat, duke iu referuar ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, bashkitë janë përgjegjëse për menaxhimin e ujërave të shiut, mbrojtjen nga përmbytjet, mirëmbajtjen e infrastrukturës vendore dhe trajtimin e mbetjeve në territorin e tyre. Në këtë kuadër, KShH vlerëson se shteti nuk mund t’ua atribuojë përgjegjësinë vetëm banorëve, por duhet të sqarojë edhe nëse autoritetet vendore kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore.

Organizata ngre shqetësime edhe për mungesën e informacionit për qytetarët lidhur me procedurat e dëmshpërblimit. Një pjesë e banorëve të pyetur nuk ishin në dijeni të hapave që duhej të ndiqnin, ndërsa të tjerë nuk kishin marrë kopje të procesverbaleve të vlerësimit të dëmeve dhe nuk ishin informuar për vijimin e procesit. Sipas KShH, kjo bie ndesh me parimet e transparencës dhe barazisë, si dhe me detyrimet ligjore për informimin e publikut, të parashikuara në ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”.

Një tjetër problem i evidentuar lidhet me mungesën e personelit në Njësinë Administrative Nr. 6, ku sipas KShH, administratori po përballonte i vetëm një fluks të madh kërkesash nga rreth 1200–1300 kryefamiljarë. Organizata thekson se njësitë administrative duhet të jenë të pajisura me kapacitete të mjaftueshme njerëzore për përballimin e emergjencave civile.

DEKLARATA
Më datë 16.01.2026 një grup vëzhguesish të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, zhvilluan një monitorim të pjesshëm për verifikimin e situatës së përmbyjtjeve masive të datës 6 Janar që kishin përfshirë disa qytete të Shqipërisë prej disa ditësh. Monitorimi u krye në Bashkinë Durrës, ku u zhvilluan takime me banorë të zonës së “Kënetës” dhe kqyrën në terren shtëpitë e tyre të banimit. Gjithashtu u zhvilluan takime me përfaqësuesit e autoriteteve lokale, dukë përfshirë Administratorin e Njesisë Adminitrative Nr. 6, Prefektin e Qarkut Durrës, përfaqësuesin e Drejtorisë së Shërbimeve Rurale, Bujqësisë, Emergjencave Civile në Bashkinë Durrës.

Duke marrë shkas nga gjetjet e këtij monitorimi si dhe faktin që përmbytjet prekën edhe qytete të tjera të vendit, gjithashtu, edhe rëndësinë që ka e drejta për një jetë familjarë të qetë dhe detyrimet pozitive që shteti ka për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, KShH vlerëson të ndajë disa shqetësime dhe rekomandime si vijon:

Autoritetet lokale referojnë si shkaktarin kryesor të përmbytjeve hedhjet pa kritet të mbeturinave që shtetasit kanë bërë apo ndërhyrjet në infrastrukturën e sistemit të kanalizimeve. KShH vlerëson se për të arritur në një konkluzion objektiv, nevojitet një verifikim gjithëpërfshirës, duke mbikqyrur edhe realizimin e detyrave nga institucionet e ngarkuara me pastrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit, si dhe institucionet që kanë të detyrë të mbrojnë mjedisin, konform parimit “ndotësi paguan”. Shteti nuk mund të ngarkojë të gjithë fajin tek banorët, por duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësitë e tij duke informuar nëse autoritetet vendore kanë realizuar me përpikmëri detyrat e përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim. Po ashtu, banorët duhet të ndërgjegjësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Vlen të theksohet se sipas ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara, ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore, mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake (sipas nenit 23 të këtij ligji) si dhe kujdesjen për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të ndotura, të kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara, si dhe rrjetit të kanaleve tretësore të ujitjes dhe kullimit.

Situata e krijuar nga rreshjet e fillimit të këtij viti kërkon hartimin e një plani masash stukturore dhe jostrukturore nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në shkallë vendi, me qëllim që të parandalohen përmbytje masive të tjera në të ardhmen, nëse ato janë të lidhura vetëm me sistemin e ndërhyrjeve të paautorizuara në kanalizimet e qytetit, në përputhje me parashikimet e kreut II, të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”.

Një pjesë e qytetarëve të pyetur nuk ishin të informuar për procedurat që duhet të ndiqnin pranë autoriteteve lokale me qëllim përfitimin e dëmshpërblimi përkatës. Pjesës tjetër të banorëve që kishin dorëzuar kopje të dokumentacionit të kërkuar për vlerësimin e dëmeve, nuk ju ishte vendosur në dispozicion një kopje e procesverbalit të mbajtur nga komisioni në terren për konstatimin e dëmeve si dhe nuk ishin në dijeni se si do të vijonte procesi i dëmshpërblimeve më tej. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen konform parimit të barazisë, mbi procedurat që duhet të ndjekin për kërkimin e dëmeve, ndërkohë që autoritetet nevojitet të mbajnë dokumentacion që mundëson transparencë si për banorët dhe për vetë institucionin, në momentin që kryejnë verifikime pranë banesave për vlerësimin e dëmeve. Informimi i publikut dhe komunitetit të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore për procesin e vlerësimit të riskut është një prej detyrave kryesore që neni 28, 30 i ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile” i ka ngarkuar Prefektit të Qarkut dhe Bashkive.

Nisur nga situata e vakancave të konstatuara në organikën e Njesisë Adminitrative Nr. 6 (mungonin dy inspektorë dhe administratori po e përballonte i vetëm ngarkesën e krijuar, ku vlerësohej se pranë Njesisë ishin paraqitur rreth 1200-1300 kryefamiljarë për situatën), theksojmë se Njësitë administrative, duhet të jenë të pajisura me personelin e nevojshëm që të përballojë emergjencat civile dhe administrimin e ankesave dhe kërkesave të banorëve.

KShH vlerëson gjithashtu se paraqitja e grupeve të punës në terren, të ngritura nga Bashkia, me distancë kohore nga momenti kur ka ndodhur situata e përmbytjes, mund të ndikojë në objektivitetin e vlerësimit të dëmeve për secilën banesë, qoftë duke ndikuar në uljen apo edhe shtimin e vlerës reale të tyre.

Pavarësisht se në bazë të Urdhërit nr. 01, datë 06.01.2026 të Bashkisë Durrës parashikohej se afati për përfundimin e hartimit të procesverbaleve, si dhe të dokumentacionit teknik-ligjor nga komisioni është 5 ditë nga ngritja e tij, deri në zhvillimin e monitorimit nga KShH procedura e vlerësimit të dëmeve nuk kishte përfunduar ende, ndërkohë që nuk kishte një datë fikse kur synohej përmbyllja e procesit, me qëllim që Këshilli Bashkiak të përcaktonte vlerën e përgjithshme të dëmeve dhe më pas të kryhej verifikimi i këtij akti nga Prefekti i Qarkut, në përputhje me parashikimet e nenit 8 të ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”.

Së fundmi, KShH thekson nevojën për kryerjen e procesit të vlerësimit, përcaktimit të vlerës së dëmeve dhe ndarjen e dëmshpërmblimeve nga Këshilli i Ministrave në përputhje me parimet e eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit, brenda një afati të arsyeshëm, pasi disa nga banorët referuan se një situatë e ngjashme përmbytjesh kishte ndodhur edhe para 3 viteve, por dëmshpërblimin e kishin marrë me vonesë, afro 2 vite më pas. Marrim shkas në dhënien e këtij sugjerimi duke patur parasysh kushtet e vështira social-ekonomike të disa prej familjeve të kontaktuara dhe dëmet e krijuara.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan