Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piranjat” u publikuan dëshmi nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina”, të cilat ngrinin alarmin për sigurinë e dy prej godinave të para të ndërtuara në këtë kompleks gjigant.
Sipas një nënkontraktori të angazhuar në punimet e betonit, dy pallatet e para kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë, duke arritur deri në 74 centimetra zhytje.
Në vijim të këtij rasti të transmetuar, në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim, i cili hedh akuza edhe më të rënda mbi situatën në terren.
Sipas qytetarit që ka kontaktuar redaksinë, problematikat nuk kufizohen vetëm tek zhytja e godinave, por janë shfaqur edhe krisje në strukturë, të cilat, sipas tij, po mbulohen përmes ndërhyrjeve të shpejta për t’u maskuar. Ai pretendon se në vend që të adresohen problemet reale, po përdoret beton i lëngshëm për të fshehur dëmtimet e krijuara.
Më tej, në denoncim thuhet se gjatë punimeve është gërmuar deri në 180 metra thellësi, pa arritur të gjendet një shtresë toke e qëndrueshme, çka ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë afatgjatë të gjithë projektit.
Sipas të njëjtit burim, për situatën janë angazhuar edhe studio të huaja inxhinierike, përfshirë kompani zviceriane dhe britanike, të cilat dyshohet se janë tërhequr pa ofruar një zgjidhje konkrete për problemin.
Denoncuesi paralajmëron se, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, projekti “Durrës Marina” mund të përballet me pasoja të rënda në të ardhmen.
Në këtë situatë, i mbetet institucioneve përgjegjëse në Durrës, përfshirë Bashkinë dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), që të ndërmarrin verifikime të menjëhershme në terren dhe të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e strukturave dhe transparencën ndaj publikut./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Prill14:13
Britanikët që ndihmuan në vrasjen e biznesmenit Nikulaj i shpëtojnë ekstradimit
Katër shtetas britanikë dhe një britaniko-shqiptar i akuzuar për organizimin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj kanë shmangur...
AKTUALITET
25 Prill14:07
Fotolajm/ Në Golem më shumë fotografë sesa punonjës për pastrimin e plazhit
Nuk është inteligjencë artificiale, as skenë nga xhirimet e ndonjë filmi, por një aksion i rëndomtë për pastrimin e...
AKTUALITET
25 Prill13:52
Resort turistik me firmën e Ballukut/ Banorët e Rrjollit sërish protestë, përplasen me policinë
Prej disa muajsh banorët e Baks-Rrjollit në Velipojnë vijojnë protestat e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik,...
AKTUALITET
25 Prill13:22
“Ke marrë gjobë!”/ Zbulohet skema e mashtrimit online, autorët dërgonin mesazhe dhe e-maile në emër të policisë! Si funksiononte
Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi online, ku persona të paidentifikuar kanë kri...
AKTUALITET
25 Prill13:16
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi publikon vlerat e reja për karburantet
Bazuar në vendimin e Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 202 q&eu...
AKTUALITET
25 Prill12:59
Përplasja me armë që tronditi Memaliajn/ Gjykata "çon në shtëpi" kushëririn e autorit dhe shokun, në kërkim dy vëllezërit që hapën zjarr
Dali Nela dhe Aldo Kalemi, respektivisht kushëriri dhe shoku i autorëve të dyshuar të vrasjes së Endri Goxhaj në Memaliaj, jan&eum...
AKTUALITET
25 Prill12:29
“Autori e çoi në spital pastaj u arratis”/ Kishte plagë në këmbë, zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vje&cc...
AKTUALITET
25 Prill11:16
Përfundon pas dy orësh kontrolli në paraburgimin e Vlorës, nuk gjenden sende të paligjshme
Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë përfunduar kontrollet në ambientet e paraburgimit t&e...
AKTUALITET
25 Prill10:43
Drejtoria e Burgjeve ndryshime në burgun e Durrësit dhe Fushë Krujës, largohen drejtuesit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një valë riorganizimi në nivelet e drejtuesve të sistemit penitenciar, duke ndryshuar zinx...
AKTUALITET
25 Prill10:36
U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur pa shenja je...