Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...

Një denoncim shqetësues mbi një rast të rëndë shfrytëzimi dhe trajtimi degradues të punonjësve ka mbërritur në redaksinë tonë nga një person që pretendon se është pjesë e stafit të një fabrike kozmetike në pronësi të një shtetasi holandez, e cila operon në zonën e ish-Sektorit Rinia në Spitallë të Durrësit.
Sipas pretendimeve të denoncuesit, situata e punonjësve në këtë kompani paraqitet tepër e rënduar, duke ngritur shqetësime serioze mbi kushtet e punës, qarkullimin e lartë të stafit dhe mënyrën e trajtimit të tyre.
Punonjësi pretendon se në një periudhë rreth dyvjeçare, për një kapacitet prej afërsisht 50 punonjësish, në kompani janë punësuar dhe larguar rreth 150 persona, çka sipas tij ngre dyshime për një model të vazhdueshëm shfrytëzimi dhe pasigurie në vendin e punës.
Sipas të njëjtit denoncim, ambientet e prodhimit pretendohet se karakterizohen nga nivele të larta të aromave kimike dhe alkoolit, ndërsa kushtet fizike të godinës përshkruhen si të papërshtatshme, me temperatura shumë të ulëta në dimër dhe tepër të larta në verë.
Më e rënda në këtë denoncim është pretendimi se gjatë mbledhjeve me stafin, pronari i huaj u është drejtuar punonjësve me fjalët: “ju jetoni si derra” dhe “jeni skllevërit e Shqipërisë”. Këto deklarata, nëse provohen, përbëjnë një alarm serioz për dinjitetin dhe trajtimin e punonjësve shqiptarë.
Denoncuesi shprehet gjithashtu se kushdo që ka ngritur zërin për të drejtat e tij, sipas pretendimeve të tij, është përballur me largim nga puna.
Po ashtu, ai i bën thirrje Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore që të verifikojë regjistrat e hyrje-daljeve të punonjësve për vitet 2023–2024, kushtet e sigurisë dhe ndotjes në ambientet e kompanisë, si dhe të marrë në pyetje ish-punonjësit për të hedhur dritë mbi këto pretendime.
Ky rast duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse, pasi dinjiteti i punëtorëve shqiptarë nuk mund dhe nuk duhet të cenohet nga askush.
Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit artistit pogradecar Ilir Shkurti i cili u nda nga...
Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Austri, ku burri me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan e tij 3...
Në botën e krimit të organizuar, ndodh që personazhe të caktuar të zhduken. Herë duke inskenuar gjithçka vetë,...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Arrëz, ku një punonjës i një...
Në studion e 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja hedh akuza të rënda për sistemin e drejtësisë, i cili t...
Pronari i lokalit në Lezhë, pranë zonës ku ndodhi shpërthimi, është shprehur se dëmi është shumë i madh. ...
Nga Alvaro Vega Lavado, AMERICA TV Një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare u shkatërrua nga DIRANDRO (Antidroga peruane). B...
Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme, në lagjen Besëlidhja, duke shkaktuar dëme t...
Një avokat për të drejtat e njeriut ka hedhur alarmin për një “krizë integrimi” në Britani, pasi statistikat sh...