AKTUALITET

"Denonconi çdo rast të paligjshmërisë", Drejtorit i Policisë së Shkodrës në konferencë për shtyp: Kemi zbuluar një tunel ku ruhej drogë në formë çokollate, 2 të shpallur në kërkim

M.B. Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 09:24
"Denonconi çdo rast të paligjshmërisë",
Foto nga konferenca

SHKODRA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me asgjësimin e 19 mijë fidanëve, 2 mijë farave dhe sekuestrimin e 97 kilogramëve kanabis, gjatë fillimit të operacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”. Ai tha se policia ka zbuluar një tunel në lagjen “Skënderbeg" ku gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate.

Drejtori bëri me dije se lidhur me rastin janë shpallur në kërkim 2 persona, të identifikuar me inicialet N.M 42-vjeç dhe B. M, 37-vjeç. Ai shtoi se nga hetimet rezulton se këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës. Drejtori u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe konstatohet.

Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në konferencë:

Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar "Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.
Gjithashtu nëpërmjet jush dua të komunikoj me qytetarët e qarkut Shkodër, për sensibilizimin e tyre me qëllim bashkëpunimin akoma më shumë me Policinë për të denoncuar cdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit por dhe të çdo paligjshmërie tjetër.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e masave parandaluese dhe operacionale ndaj tentativave për kultivim, prodhim, shitje e trafikim të kanabisit, prej një jave ka nisur operacionet e kontrollit në terren. Bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit masiv të territorit, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me mjete të kalueshmërisë së lartë me pajisje logjistike, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, është bërë i mundur evidentimi i 11 rasteve të tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të territorit të qarkut Shkodër.

Për 11 raste janë evidentuar dhe asgjësuar 19300 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Njësitë Adminsitrative të Bashkisë Shkodër, dhe janë sekuestruar 2160 fara kanabisi. Për këto raste nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariateve në varësi të saj nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si dhe për disa raste me SPAK, vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale. Po në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër” dhe "Tempulli 2", gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje.

Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak. Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin "Ura e Shtrenjtë" dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës.
Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 51 mijë fidanë kanabis, baza logjistike për rastet e evidentuara, janë sekuestruar rreth 10 mijë fara, 170 kilogramë kanabis, e sende të tjera që shërbenin për kultivim, dhe prodhime shitje të tij. Janë arrestuar, ndaluar e proceduar 61 shtetas ndërkohë që vijojnë hetimet e thelluara për dhjetëra shtetas të tjerë dhe grupe kriminale për rastet e evidentuara gjatë kësaj jave. Duke përfituar nga rasti dua ti drejtohem qytetarëve që duan dhe zbatojnë ligjin, që duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë në rrugë, në shkollë dhe të mos kërcënohen nga rreziku i përdorimit të lëndëve narkotike apo të përfshirjes në shpërndarje të lëndëve narkotike:

Besoni dhe bashkëpunoni më shumë me Policinë e Shtetit, ne jemi në shërbimin tuaj dhe të zbatimit të ligjit, ndihma e mbështetja juaj e bën më të lehtë përmbushjen e misionit tonë. Denonconi çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe konstatohet nga ana juaj. Një thirrje dhe apel edhe për ata banorë që gënjehen nga persona apo grupe kriminale duke rënë pre e tyre për tu përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, që të tregohen të kujdesshëm dhe të denoncojnë çdo indicje për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër me mbështejten e Drejtorisë së Përgjithshme të Polcisë së Shtetit është e vendosur për të goditur çdo fenomen kriminal që shfaqet dhe për këtë në ditët në vijim do të intensifikojmë kontrollet në territor, në ambiente të mbyllura ku mund të kulftivohet kanabis me anë të llambave. Gjithashtu dua të siguroj qyetarët se Policia e Qarkut Shkodër është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të zbatuar masat e paketës së sigurisë në shkolla dhe për të forcuar bashkëpunimin me agjencitë e zbatimit të ligjit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti.

policia shkoder

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan