Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh radhazi në rënie. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit 2024, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 207 miliardë lekëve, në rritje me 3.5% krahasuar me të njëjtën një vit më parë.
Përmirësimi i normave të interesit të depozitave në 2024 duket se ka rritur stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat. Veçanërisht në gjysmën e parë të vitit 2024, normat e interesit të depozitave me afat shënuan rritje të ndjeshme, deri pranë nivelit të 2.2%. Në gjysmën e dytë të vitit, interesat e depozitave pësuan një korrektim në ulje, duke ndjekur edhe kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.
Banka Qendrore vitin e kaluar uli dy herë normën bazë të interesit, përkatësisht në muajt korrik dhe nëntor. Megjithatë, duke qenë se efekti mbi normat e interesit, në rastin e depozitave, është më i vonuar në kohë, ecuria e depozitave me afat në Lekë pati një ecuri pozitive në 2024, pas një decade të vazhdueshme në rënie.
Rritja e normave të interesit të depozitave është nxitur edhe nga një kërkesë në rritje e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në veçanti, një grup i bankave të mesme, që është shfaqur shumë aktiv në kredidhënie, ka konkurruar me norma tërheqëse interesi për depozita të reja, duke kontribuar në zgjerimin e depozitave me afat të sistemin bankar. Për vitin 2024, portofoli i kredisë në lekë u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.
Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në Lekë nisën një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit. Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Vetëm vitin e kaluar, depozitat me afat në Lekë iu kthyen zgjerimit, të mbështetura edhe nga rritja e normave të interesit.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat bankare në total vitin e kaluar u rritën me 4.9%. Të ndara sipas valutave, rritja ishte më e lartë për Lekun, me 7.2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa depozitat në valutë të huaj (të raportuara në Lekë) shënuan një rritje më të ngadaltë, me 3.4%. Kjo rritje është sidoqoftë e tkurrur ndjeshëm nga efekti negativ i kursit të këmbimit./ Monitor
GJADËR- Një episod dhune është regjistruar në kampin e Gjadrit ku janë riatdhesuar nga Italia 40 emigrantë pas dekrete...
TIRANË- Kur vjen puna te veshjet, shqiptarët janë treguar racionalë me shpenzimet, sidomos në dekadën e fundit. Në krahasim...
TIRANA- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë pranë rrugës së...
KOSOVA- Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve par...
ITALI- 23-vjeçari filipinas, Mark Samson, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sulën ka rrëfyer detaje tronditëse nga masakrimi me th...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kreun e Prokurorisë Vlorë Aurel Zark...
BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar me burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj Armando Kumaraku, që shfrytëzonin djalin e mit...
TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo seancë janë...
FIER- 29-vjeçarja Melisa Hoxhallari e cila u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vend...
SHKODËR- 14-vjeçari që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ka humbur jetë...