Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

KOSOVA- Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Në ditën kur Kuvendi i ri i Republikës së Kosovës mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje të qartë për vendosjen e zhvillimit ekonomik afatgjatë dhe fuqizimin e sektorit privat në qendër të agjendës së Qeverisë së re.
Në një njoftim zyrtar, Oda thekson se “Kosova ndodhet në një pikë kritike, ku nevojitet një strategji e guximshme, koherente dhe gjithëpërfshirëse ekonomike”, duke shtuar se vetëm përmes një vizioni të unifikuar mund të arrihet “rritje e qëndrueshme dhe qëndrueshmëri më e madhe ekonomike.”
Oda Amerikane kërkon miratimin e një Strategjie Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, që do të përfshinte bashkëpunimin mes institucioneve publike, sektorit privat, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kjo strategji, sipas Odës, duhet të adresojë çështje kyçe si promovimi i investimeve, zhvillimi i kapitalit njerëzor, digjitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës.
“Oda Amerikane inkurajon fuqishëm Kuvendin dhe Qeverinë e re që të miratojnë një Strategji Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, e cila bashkon institucionet publike, sektorin privat, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë rreth objektivave të përbashkëta. Kjo strategji duhet të jetë gjithëpërfshirëse në fushëveprim, duke adresuar aspektet kyçe si promovimi i investimeve, diversifikimi i energjisë, zhvillimi i kapitalit njerëzor, rritja e eksportit dhe modernizimi i infrastrukturës, duke siguruar njëkohësisht parashikueshmërinë rregullative dhe fiskale. Vetëm përmes një vizioni të tillë të unifikuar Kosova mund të përparojë drejt rritjes së qëndrueshme dhe qëndrueshmërisë më të madhe ekonomike”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet rëndësia e forcimit të dialogut publiko-privat, që garanton se politikat ekonomike pasqyrojnë realisht nevojat e bizneseve dhe ndërtohen përmes konsultimeve gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, Oda bën thirrje për dizajnimin e mekanizmave të mbështetjes financiare për rritjen e eksporteve dhe avancimin e startup-eve. “Digjitalizimi i ndërmarrjeve private duhet të jetë prioritet në arritjen e një aftësie konkurruese afatgjatë”. Një pjesë thelbësore e rekomandimeve është edhe domosdoshmëria për reformë fiskale dhe siguri juridike.
“Qeveria e re duhet të ketë prioritet krijimin e një mjedisi të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm fiskal”, thekson Oda, duke shtuar se politikat tatimore duhet të “inkurajojnë formalizimin dhe stimulojnë inovacionin.”
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane propozon krijimin e një Partneriteti Ekonomik Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe thekson rolin e diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Diaspora e Kosovës posedon jo vetëm kapitalin financiar, por edhe ekspertizën e gjerë, rrjetet dhe qasjen në tregjet e ndryshme të botës.”
Po ashtu, është theksuar domosdoshmëria e reformimit dhe fuqizimit të agjencive që promovojnë eksportin dhe investimet në Kosovë, me qëllim që ato të veprojnë me “profesionalizëm, shpejtësi dhe qartësi strategjike.” Albin Kurti, kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se synon që në seancën konstituive të votohet edhe Qeveria e drejtuar nga ai.
Por, deri tani, Vetëvendosje e Kurtit nuk e ka të sigurt mbështetjen e 61 deputetëve, aq sa nevojiten së paku për zgjedhjen e kryekuvendarit dhe për votimin e Qeverisë. Aktualisht nga 61 votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje ka 56 sosh të konfirmuara. 48 nga deputetët e saj dhe tetë të tjerë nga komunitetet joshumicë. Ndryshe nga AAK-ja, nga PDK-ja janë shprehur se nuk do ta votojnë as kryetarin e Kuvendit. Në Kuvend do të jenë 48 deputetë të LVV-së, 24 të PDK-së, 20 të LDK-së, 8 të koalicionit AAK-Nisma dhe 20 të komuniteteve./ Monitor
ITALI- 23-vjeçari filipinas, Mark Samson, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sulën ka rrëfyer detaje tronditëse nga masakrimi me th...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kreun e Prokurorisë Vlorë Aurel Zark...
BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar me burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj Armando Kumaraku, që shfrytëzonin djalin e mit...
TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo seancë janë...
FIER- 29-vjeçarja Melisa Hoxhallari e cila u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vend...
SHKODËR- 14-vjeçari që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ka humbur jetë...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së...
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, e cil u vra nga ish-partneri i saj ...
TIRANË- 49-vjeçari Daut Laze i cili u arrestua mbrëmë nga komisariati numër 6, ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj ko...
ITALI- Një 36-vjeçar kosovar i arrestuar nga policia e Padovës për rrëmbim dhe sulm seksual ndaj një gruaje. Ai kishte m&...