AKTUALITET

Derdhja e ujrave të zeza në det/ Reagon "Vlora Marina": Është larguar uji i shiut që ka rënë në datat 19 dhe 20 gusht, nuk ka asnjë përmbajtje tjetër!

n.f Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 12:24
Derdhja e ujrave të zeza në det/ Reagon "Vlora Marina":
Pamje nga rasti në Vlorë

VLORË- Dy ditë më parë një video qarkullonte në rrjet ndërsa një qytetar denonconte sesi derdhen ujrat e zeza në det në Vlorë. Sipas qytetarit firma që po punon brenda "Vlora Marina" po ndoste detin në Vlorë ndërsa sot ka ardhur një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Sipas reagimit të "Vlora Marina" në video bëhet fjalë për largimin e shiut që ka rënë në datat 19 dhe 20 gusht ndërsa shtohet se uji nuk është absolutisht i ndotur. Më tej bëhet me dije se përveç ujit të shiut, ujit të kripur të detit që është i pranishëm për shkak të pozicionit të kantierit, dhe rërës që përzihet me ujin, nuk ka asnjë përmbajtje tjetër që mund të ndotë apo dëmtojë detin apo
mjedisin.

Ata gjithashtu kanë shpjeguar se të ndodhur në kulmin e sezonit turistik, largimi i ujit të shiut është bërë me shpejtësi për të shmangur devijimin në zonat e banuara, ku prania e ujrave të tjerë do të shkaktonte probleme në qarkullim gjatë sezonit.

Në reagim gjithashtu thuhet se garantojnë qytetarët e Vlorës se në kantierin e tyre nuk ka asnjë përdorim ujërash biologjikisht të ndotura, pasi nuk ka ende ushtrim aktiviteti urban apo ekonomik dhe as nuk ka mbetje të tjera industriale jo-natyrore përpos ujit te shiut/detit dhe
rërës.

Reagimi i plotë;

Të nderuar kolegë, Nisur nga një shkrim i juaji, publikuar në portalin Piranjat.al rreth. Vlora Marina, po ju përcjellim qëndrimin tonë zyrtar: Jemi të detyruar të sqarojmë përmbajtjen e një video që qarkullon në disa profile në rrjetet sociale dhe nëpër disa portale. Nuk do donim që të shkonim nga pas individëve që kërkojnë famën e klikimeve, por duam të jemi sa më transparent me qytetarët e Vlorës dhe publikun.

Në video bëhet fjalë për largimin e shiut që ka rënë në datat 19 dhe 20 gusht dhe nuk është absolutisht ujë i ndotur. Përveç ujit të shiut, ujit të kripur të detit që është i pranishëm për shkak të pozicionit të kantierit, dhe rërës që përzihet me ujin, nuk ka asnjë përmbajtje tjetër që mund të ndotë apo dëmtojë detin apo mjedisin. Çdo interpretim i videos është dashakeqës, i padrejtë dhe
i pavërtetë.

Të ndodhur në kulmin e sezonit turistik, largimi i ujit të shiut është bërë me shpejtësi për të shmangur devijimin në zonat e banuara, ku prania e ujrave të tjerë do të shkaktonte probleme në qarkullim gjatë sezonit. Për këtë arsye janë marrë masa nga nën-kontraktorët që uji të largohet në mënyrë të kontrolluar dhe pa asnjë ndikim në mjedis.

Duam të garantojmë publikun dhe qytetarët e Vlorës se në kantierin tonë nuk ka asnjë përdorim ujërash biologjikisht të ndotura, pasi nuk ka ende ushtrim aktiviteti urban apo ekonomik dhe as nuk ka mbetje të tjera industriale jo-natyrore përpos ujit te shiut/detit dhe rërës.

"Vlora Marina" garanton qytetarët e Vlorës dhe turistët se ka punuar dhe do vijojë gjithmonë të punojë e të jetë në shërbim të turizmit të qytetit dhe të vendit, duke pasur jo vetëm kujdes maksimal në çdo gjë që mund ta cënojë, por duke vendosur çdo ditë një standard të ri në atë që duhet dhe do të jetë mbretëresha e turizmit në rajon e më gjerë. Faleminderit!

vlora marin ujra te zeza vlore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë