Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal të Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i përfshirë në vrasje të rënda dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian.
SPAK thotë se hetimet, të bazuara në komunikimet e koduara në aplikacionin SKYECC dhe veprime të tjera hetimore, kanë dokumentuar ekzekutimin e Gentian Qarri më 6 shkurt 2021 dhe Bledar Birçaj më 10 maj 2021, të organizuara dhe koordinuara nga anëtarë të grupit. Autorët kanë përdorur automjete, kamera survejimi dhe plane të detajuara për kryerjen e krimeve.
Në kuadër të procedimit penal 152/2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 persona, një prej të cilëve ndodhet i arrestuar në Zvicër. Ekzekutimi i masave është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu aktivitet të sofistikuar ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mes sekuestrimeve kryesore janë: 750 kg kokainë në Roterdam nga Ekuadori; 14 kg kokainë në Patra, Greqi; 400 kg kokainë nga Spanja drejt Gjermanisë; 227 kg cannabis sativa në pikën doganore Ipsala, Turqi dhe 500 kg në Bogorodicë, Maqedoni e Veriut.
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal me bazë në Vlorë, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kryerjen e krimeve të rënda
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës dhe me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian.
Hetimet janë bazuar në komunikimet e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore.
Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të procedimit penal 152 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme po heton veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 13, datë 5.3.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë.
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit për 3 shtetas, një prej të cilëve ndodhet aktualisht i arrestuar në Zvicër. Vijon puna për kapjen dhe ekzekutimin e masave të sigurimit për 5 persona të tjerë.
Personat ndaj të cilëve është ekzekutuar masa “arrest në burg” janë:
Për interes të këtij hetimi, SPAK ka marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollet ndaj personave të dyshuar, disa banesave dhe automjeteve të cilat janë ende në vijim.
Gjatë hetimit të këtij procedimi janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:
Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.
Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:
Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Përfshirja e oficerit të policisë
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:
Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Prokuroria e Posaçme goditi mëngjesin e kësaj të shtune një grup kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla, që vepron në ...
Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar ...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas Policisë, një kami...
Prej 11 ditësh, në fshatin Suk 1 të Roskovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e një termocentrali me gaz, projekt që p...
Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në “Shtëpinë e Flamurit” ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe qytetarëv...
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli duke folur lidhur me rrëshqitjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, tha se u morën menjëherë masa për siguri...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm...
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për shpalljen e ofertës për portin e ri të Durrësit në P...
Rezart Kuçi është personi i arrestuar ditën e sotme nga AMP për “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik l...
VLORË- Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë Rezart Kuci, i cili u arrestua sot në operacionin në ...