I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...

Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësisht përdorimi i fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, si pjesë e zërit të investimeve në statistikat fiskale.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, megjithëse ishte planifikuar një alokim prej 700 milionë lekësh (7 mln euro) si pjesë e Planit të Rritjes nga BE në zërin e investimeve nga fondet e huaja, realizimi faktik për vitin 2025 shënoi zero.
Ndryshe nga fondet e brendshme që varen nga vullneti i qeverisë, 700 milionët e Planit të Rritjes janë të lidhura me reformat.
Nëse Shqipëria nuk përmbush hapat specifikë në sundimin e ligjit, prokurimet apo reformën në administratë, siç dikton Plani i Rritjes, Brukseli nuk i alokon fondet. Gjithashtu, fondet e BE-së kërkojnë standarde strikte fizibiliteti që shpesh institucionet tona nuk arrijnë t’i përgatisin në kohë.
Shqipëria ka nisur të përfitojë fondet e para nga Plani i Rritjes i Bashkimit EUropian për Ballkanin Perëndimor 2024-2027, por shumat janë modeste dhe shumë larg planit fillestar.
Drejtoria e Zgjerimit në BE, në një analizë për “Fondet e BE-së në Shqipëri” që i takon vitit 2025, vuri në dukje se plani i rritjes për Shqipërinë përfshin një shumë prej 922.1 milionë eurosh në formën e granteve të pakthyeshme dhe huave me kushte të favorshme për zbatimin e kësaj agjende reformash, që mund të përdoren përgjatë periudhës 2025-2027.
Në total, fondet e tërhequra deri tani arrijnë në rreth 163.8 milionë euro. Shqipëria ka përfituar rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, ndërsa rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar këtë vit dhe vitin tjetër, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian.
Sektori i energjisë paraqet situatën më drastike brenda zërit të investimeve nga fondet e huaja. Nga një plan ambicioz prej 2 miliardë lekësh nga financimi i huaj, nuk u alokua asnjë cent në vitin 2025.
Vitin e kaluar ishin planifikuar të investoheshin rreth 36 miliardë nga investimet e huaja, por janë realizuar vetëm 20 miliardë, ose 44% me pak se plani. Viti 2025 ka përforcuar trendin ku qeveria dhe strukturat e saj shfaqin dobësi për të përthithur financimet e huaja.
Banka Botërore, BERZH apo KFW kanë rregulla prokurimi shumë më rigoroze se ato vendase. Çdo ankesë e bizneseve në tenderë apo vonesë në miratimin e dokumentacionit nga bankat huadhënëse e shtyn disbursimin e fondit për vitin pasardhës.
Gjithashtu, shumë investime të huaja mbeten pezull sepse qeveria dështon të mbyllë në kohë shpronësimet e tokave, duke bërë që donatorët të mos lëvrojnë këstet e radhës. Edhe pse investimet kapitale në total vitin e kaluar ishin rreth 1.4 miliardë euro, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2024, kjo erdhi kryesisht nga financimi i brendshëm./Monitor.al
Nuk kam ndërmend të zgjatem në biografinë e familjes sonë, por dua të përshkruaj vetëm disa aspekte të jetës...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti par...
“E di kush i ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë nëpër komisariate? Ergys Agasi, dhe unë mbaj përgjegj&e...
Ju treguam disa nga rrugët e ndërtuara gjatë dy mandative të fundit të Edi Ramës në qarkun e Vlorës, Beratit dhe Gjiroka...
Mirëmbrëma, po fillon Plug! Prej rreth dy javë, e gjithë juglindja e vendit, pasi rruga e ndërtuar 30 vjet më parë u shemb. S...
Ju treguam se vetëm në qarkun e Korçës, janë ndërtuar disa akse të reja rrugore gjatë dhjetë viteve të fundi...
Ndonëse qarku i Korçës është një nga përfituesit kryesor të investimeve në infrastrukturë gjatë qever...
TIRANË- Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbrëmjen e sotme në xhaminë Dine Hoxha në rrug&...
“Papritmas nxori një pistoletë nga pantallonat dhe e drejtoi ndaj meje”. Mehmeti, 45 vjeç, nuk e kishte menduar kurrë që ...
Një version krejtësisht ndryshe i ngjarjes është ai që 23-vjeçari shqiptar, i arrestuar nga Policia natën mes së shtun...