Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Kompania postare ndërkombëtare “DHL”, e cila fitoi tenderin dhe mori përsipërn shpërndarjen dhe marrjen zarfave për votën e diasporën, nuk e ka marrë ende pagesën prej 8.6 milionë eurosh, edhe pse kanë kaluar rreth 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit.
Ndaj “DHL”, i është drejtuar me një shkresë që mban datën 1 Shtator, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ku i kërkon që ta kryejë pagesën brenda muajit shtator, ose në të kundërt, do të duhet të paguajë edhe një kamatvonesë prej 260 mijë eurosh.
Në këtë shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij. Më tej, shtohet se i mirëkuptojnë vonesat e deritanishme, por shpresojnë që pagesa të kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e kësaj shkrese.
Mediat raportojnë se KQZ nuk ka bërë asnjë pagesë, pasi po verifikon zbatimin e kontratës, pas polemikave që shoqëruan procesin e votës së diasporës.
“Arsyeja për të cilën Ju drejtohemi sërish, është se, pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të shoqërisë DHL INTERNATIONAL (Albania) Sh.p.k. (lutem referojuni e-mail datë 26.5.2025, 28.5.2025, 10.6.2025 dhe 24.6.2025, si edhe së fundmi shkresa jonë datë 10.7.2025) rezultojnë ende të pa shlyera detyrimet e rrjedhura nga ofrimi i shërbimeve tona sipas Kontratës së Shërbimit.
Në bazë të sasisë së shërbimeve të ofruara nga ana e shoqërisë DHL INTERNATIONAL (Albania) sh.p.k. sipas Kontratës së Shërbimit, rezulton se vlera totale e detyrimit është në shumën prej 863’906’699 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre milion e nëntëqind e gjashtë mijë e gjashtëqind e nëntedhjetë e nëntë) Lekë
Në shtesë të sa më sipër, bazuar në nenin 10.4 të Kontratës së Shërbimit, parashikohet se “në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Blerësit, megjithëse Furnizuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e kontratës, detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat përkatëse do të kryhen në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014, <<Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare>>”.
Në këto kushte, lutem të informoheni se, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014 kamatëvonesa që i aplikohet detyrimit si më sipër është 10.75% deri më datë 30.6.2025, dhe 10.5% për mos pagesë pas kësaj date e në vijim. Në bazë të këtyre përcaktimeve, ju bëjmë me dije se, kamatëvonesa që do të maturohej deri më datë 30.9.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej, 26,014,829 (njëzetë e gjashtë milion e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzetë e nëntë) Lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit si më sipër. Theksojmë se një zhvillim i tillë do të kishte pasoja financiare që mund të çonin në tejkalimin e parashikimeve buxhetore të përcaktuara në Kontratën e Shërbimit.
Nga ana jonë, i mirëkuptojmë vonesat e hasura nga ana e Institucionit Tuaj lidhur edhe me situatën e menaxhimit pas zgjedhor, dhe jemi të gatshëm të heqim dorë nga pagesa e kamatëvonesave të maturuara ndërkohë nëse nga ana e Institucionit Tuaj do të merren masa për kryerjen e pagesës së detyrimit prinicipal sipas Kontratës së Shërbimit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese. Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj, mbetemi në pritje të një reagimi sa më të shpejtë nga ana Juaj.” – thuhet në shkresë.
Transporti dhe shpërndarja e votave në diasporë u kritikua fort nga PD dhe vërejtjet nuk munguan as nga socialistët. Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë, ose nuk u takuan dot asnjëherë me postën, ose e tërhoqën zarfin, por nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ.


Policia e Shkodrës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka shkaktuar ndotje të mjedisit me zjarrin që kishte ndezur për djegien ...
Detaje të reja kanë dalë nga gjetja e trupit të Miklovan Danaj 30 vjeç nga Shkodra në Marbella të Spanjës. Trupi i pa...
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së hënë në qytetin bregdetar të Sarandës,...
Nga Spanja u raportua se trupi i pajetë i Miklovan Danajt u gjet nga autoritetet në Marbella, ndërsa prej kohësh ai ishte shpallur i zhdukur...
Është shtyrë për në 16 shtator seanca për dosjen “Plumbi i Artë”. Mësohet se shkak për shtyrjen e sean...
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Berat, A.Sh., dhe djali i tij, P.Sh., akuzohen për tre vepra penale nga Prokuroria...
Një person është arestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka shkaktuar ndotje të mjedisit me zjarrin që kishte ndezur për d...
Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të...
Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificia...
Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit është mbushur me fëmijë të prekur nga virozat në dy javët ...