U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar, është futur në intubim.
Në një reagim për mediat, Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ndërsa sipas tyre cilësohet si akt që minon parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.
Në reagim kërkohet gjithashtu një hetim i shpejtë, i plotë dhe i paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre.
REAGIMI:
Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.
Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përkatëse një hetim të shpejtë, të plotë dhe të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Nevojitet një qëndrim i fortë dhe i vendosur për të garantuar që të gjitha aktet e dhunës dhe kërcënimit ndaj avokatëve të ndëshkohen në përputhje me ligjin.
Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.
foto ilustruese FIER- Paraqitet në spitalin e Fierit 51-vjeçari A.Rr. Dyshohet se 51-vjeçari është rrëzuar nga shkal...
Sokol Mëngjesi TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e...
pamje nga ngjarja VLORË- Arrestohet një 27-vjeçar dhe procedohet bashkëpunëtori i tij për shitje droge në Vlor&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Arritja e objektivit të furnizimit me ujë 24 orë për Tiranën kërkon përmirësim të thel...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të nd...
Foto ilustruese TIRANA- Në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill 2023, sipas të dhënave të pu...
Sokol Mëngjesi TIRANA- Lidhur me dhunën fizike ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mësohet se policia ka identifikuar njërin prej a...
Sokol Mëngjesi TIRANA- Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dhe avokatit, Sokol Mëngjes...
Leo Roci TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja pa gjurmë e 34-vjeçarit nga Dibra, Leo Roci. Pas ...
Pamje nga operacioni GREQI - Katër shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Greqi pasi dyshohet se janë pronarët të nj&eu...