Gazetari investigativ Elton Qyno ka denoncuar një sulm fizik dhe kërcënime të vazhdueshme, të cilat sipas tij lidhen me grupin kriminal të Çapjave në Elbasan, një prej grupeve më të goditura nga SPAK.
Qyno është sulmuar një ditë më parë pranë Spitalit Amerikan 3 nga bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ajo dyshohet se fillimisht e ka goditur gazetarin me telefon dhe më pas me çantë e sende të tjera.
Pas ngjarjes, Qyno ka bërë kallëzim penal në polici. Pas administrimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, policia ka shpallur në kërkim autoren e dyshuar të sulmit.
Gazetari ka deklaruar se para sulmit kishte marrë në mënyrë të përsëritur mesazhe kërcënuese nga persona të lidhur me grupin Çapja.
Në të kaluarën, Qyno ka publikuar materiale investigative mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në Elbasan, përfshirë edhe Çapjat. Ai është përfshirë gjithashtu në procese gjyqësore me SPAK, pasi organi i akuzës e kishte hetuar në kuadër të një dosjeje që lidhej me grupin e Suel Çelës.
Sipas vendimeve të Gjykatës së Apelit të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë, pretendimet ndaj tij për përfshirje në veprimtari kriminale apo fshirje lajmesh kundrejt pagesës nuk u provuan dhe ai nuk kishte kryer vepër penale.
Në një tjetër çështje, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimet për sekuestrimin e telefonave dhe sendeve personale të gazetarit, pas publikimeve të tij mbi komunikime në aplikacionin Sky ECC mes personave të dyshuar të botës së krimit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Korrik11:14
Territorialja “ngre në këmbë” bashkitë që pritet të shkrihen, Klosi paralajmëron sërish protestë pasdite
Punonjësit e administratës së Bashkisë Klos kanë protestuar për rreth dy orë përpara godinës së bashkisë,...
AKTUALITET
31 Korrik10:40
"Janë tejkaluar afatet e paraburgimit"/ Sot seanca për Ilir Beqajn, ish ministri kërkon heqjen e masës së arrestit me burg
Gjykata pritet të shqyrtojë në orën 11:00 kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shuarj...
AKTUALITET
31 Korrik10:35
“Katër vera me të njëjtin makth”/ Banorët e Green City në Astir: Çdo ditë 10 orë pa ujë
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, këtë herë nga banorët e kompleksit Green City, në zonë...
AKTUALITET
31 Korrik10:24
Reali siguron një tjetër lëvizje në merkato, firmos me lojtarin e Levantes
Real Madridi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim të rëndësishëm në merkaton e verës.
Klubi spanjoll njoftoi p&eu...
AKTUALITET
31 Korrik10:21
Ndezi zjarr për të djegur barishtet, flakët përfshinë magazinën e fishekzjarreve, arrestohet 38-vjeçari në Durrës
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e barishteve...
AKTUALITET
31 Korrik10:11
SPAK e ka thirrur të paraqitet sot/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet
Këtë të premte SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për zgjatjen e hetimeve dhe një...
AKTUALITET
31 Korrik10:08
Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin herët të kësaj të enjteje, 30 korrik ku dy të rinj humbën jetën n&e...
AKTUALITET
31 Korrik09:39
Konflikti i nisur gjatë ditës përfundon me të shtëna në ajër dhe tre të plagosur në Tepelenë, autorët shpallen në kërkim nga policia
Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës, mes disa personave të moshës 30-40...
AKTUALITET
31 Korrik07:54
Parashikimi i motit, 31 korrik 2026
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet k...