
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë.
Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i takojnë vitit 2025, dhe Shqipërisë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime. Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%.
Pas Shqipërisë renditen Turqia, me rreth 51%, Maqedonia e Veriut, me afërsisht 48%, dhe Greqia, me rreth 47%. Të dhënat tregojnë se pamundësia për të bërë pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e Europës Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta.
Në këtë tregues, Shqipëria është shumë më dobët edhe se Rajoni. Në Serbi, rreth 36% e familjeve nuk mund të përballojnë pushimet, ndërsa në Bullgari dhe Hungari përqindja arrin afërsisht në 39%. Italia regjistron një nivel prej rreth 36%, ndërsa Portugalia, Kroacia dhe Spanja luhaten në intervalin 32-33%.
Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27%, pothuajse sa gjysma e nivelit të regjistruar në Shqipëri. Kjo do të thotë se pamundësia për të kryer një javë pushime prek proporcionalisht gati dy herë më shumë familje shqiptare sesa në BE.
Në vendet me të ardhura më të larta, përqindja është dukshëm më e ulët. Në Gjermani dhe Irlandë, rreth një në pesë familje nuk mund të përballojë pushimet, ndërsa në Holandë dhe Suedi, niveli zbret në rreth 12-13%.
Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Zvicër dhe Norvegji, ku më pak se 10% e familjeve nuk kanë mundësi të kryejnë një javë pushime, si dhe në Luksemburg, me rreth 11%.
Pozicioni i Shqipërisë reflekton nivelin e ulët te të ardhurave të familjeve dhe hapësirën e kufizuar që mbetet për shpenzime jo të domosdoshme, pasi përballohen kostot e ushqimit, strehimit, energjisë dhe transportit.
Edhe pse pushimet nuk konsiderohen shpenzim bazë, pamundësia për t’i financuar përdoret si një tregues i rëndësishëm i standardit të jetesës dhe i privimit material.
Treguesi i Eurostat nuk mat nëse një person ka shkuar realisht me pushime, por nëse familja ka mundësi financiare të paguajë një javë larg shtëpisë. Pushimet mund të bëhen brenda ose jashtë vendit.
Nëse një familje zgjedh të mos udhëtojë për arsye personale, ajo nuk konsiderohet automatikisht e privuar.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
30 Korrik10:35
Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë publike kalendarin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtet&...
SOCIALE
30 Korrik09:11
Qiratë e zyrave në Tiranë arrijnë rekord, deri në 40 euro për metër katror në muaj
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë po vijojnë të rriten në segmentin premium, ku në disa prej projekteve më t&...
SOCIALE
30 Korrik08:17
e-Albania, shërbimet shtohen, por të moshuarit mbeten jashtë sportelit digjital
Digjitalizimi i shërbimeve publike po zgjeron me shpejtësi bazën e përdoruesve mes moshave të reja dhe atyre aktive në punë...
SOCIALE
29 Korrik12:31
Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë...
SOCIALE
29 Korrik09:28
Shqipëria më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eu...
SOCIALE
29 Korrik08:32
Me pagën blen gjithmonë e më pak, fuqia blerëse bie me 170 euro nga 2020 në 2026
Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga reale për punonj&...
SOCIALE
28 Korrik17:26
Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në Europë
Shqipëria është ndër vendet europiane me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit. Të dhënat...
SOCIALE
28 Korrik08:48
Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave m...
SOCIALE
27 Korrik08:53
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndë...
SOCIALE
26 Korrik18:10
Shifrat/ Cilat janë qytetet me popullsinë më "dembele" në Shqipëri
Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kë...