I riu shqiptar 25-vjeçar, i cili goditi me shkop gome një berber grek në Pylos, ka rrëfyer versionin e ngjarjes. Sipas 25-vjeçarit që sulmoi berberin, gjithçka ndodhi sepse berberi e tallte atë së bashku me një punonjës të një dyqani ngjitur. “E godita, por në atë moment isha shumë i nervozuar. E godita disa herë me shkopin e gomës që kisha. Vetë e hodha, nuk më ra nga duart”, thotë i riu.
“Berberi më tallte”
“Ky person më ka prerë flokët edhe herë të tjera dhe i ka prerë mirë. Atë ditë, kur shkova dhe u ula, në fillim u soll mirë me mua. Më pas filloi të bënte shaka me dyqanin ngjitur. Hyri tjetri brenda dhe i thotë: “ma prit edhe mua”, dhe berberi i thotë: “ulu edhe ti”.
Unë i thashë: “dil jashtë”. E nxora jashtë. Pas kësaj, berberi vazhdoi të më shikonte në pasqyrë. Më shikonte me një sy… qeshte. Në një moment ndez makinën e prerjes, unë nuk i kushtova vëmendje, shtrëngoja buzët dhe thosha: të shohim deri ku do shkojë. Në një moment merr makinën dhe fillon këtu përpara, te balluket, që normalisht nuk pritet me makinë. E pret. I kap dorën dhe i them: “çfarë po bën aty?”, “do ta rregulloj”, më thotë. Tjetri nuk e pa sepse e nxora jashtë, por po të mos e kisha nxjerrë, kjo shaka do të vazhdonte”, rrëfen 25-vjeçari.
Më tej, autori i sulmit shton se “tjetri rrinte jashtë dhe qeshte me atë që ishte brenda, ndërsa unë shtrëngoja buzët sepse në atë moment isha ulur në karrige. Nuk mund të bëja asgjë. Kur shkoj në shtëpi, kuptoj se jo vetëm përpara nuk ishte bërë ashtu siç thashë. Edhe mbrapa në kokë, kishte bërë çfarë t’i vinte ndër mend. I nervozuar, kthehem në dyqan.
E godita, e pranoj që e godita, nuk është zgjidhje, e di, por në atë moment isha shumë i nervozuar. E godita disa herë me shkopin e gomës që kisha, e hodha vetë, nuk më ra nga duart, e hodha vetë, dhe vazhdova ta godisja edhe pak me grushte”.
Sulmi me shkop
Një kamera sigurie ka filmuar sulmin moment pas momenti. Berberi 51-vjeçar i afrohet dhe më pas i riu me kapele në kokë, nxjerr shkopin dhe fillon ta godasë. Me dorën e djathtë të ngritur, në përpjekje për të larguar goditjet, berberi vrapon për t'u larguar. 25-vjeçari që shpërtheu në këtë mënyrë u dënua me një dënim me kusht prej 3 vitesh e 6 muajsh burg.
I riu u arrestua për lëndime të rrezikshme trupore, fyerje, dëmtim të pronës së tjetrit dhe shkelje të ligjit të armëve. Dokumenti video i sulmit dhe përshkrimet diametralisht të kundërta të protagonistëve ndezin diskutime për një ditë rreth asaj që ndodhi në Pylos dhe më gjerë. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shkurt18:26
VIDEOLAJM/ Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryemin...
AKTUALITET
10 Shkurt18:09
“Shefi” në Shqipëri, partnerja në Itali, si komandohej rrjeti i trafikut të kokainës me teknologji të avancuar kundër hetuesve
Shtatë persona konsiderohen të dyshuar si pjesë e një organizate trafikimi kokaine në Foligno.
Ata përfshijnë pesë shte...
AKTUALITET
10 Shkurt17:47
Pjesëmarrje masive në Protestën Kombëtare/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Pjesëmarrje masive të qytetarëve ka patur edhe në protestën e sotme të thirrur nga opozita. Qytetarët ‘janë zbrazu...
AKTUALITET
10 Shkurt17:43
I shoqëruar nga protestuesit, Lideri i opozitës niset nga selia blu drejt Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt ambienteve të Kryeministris...
AKTUALITET
10 Shkurt17:30
“Rama o diktator”/ Mesazhet e qytetarëve nga protesta te Kryeministria (FOTO)
Qyterarët janë mbledhur këtë pasdite para Kryeministrisë, aty ku është thirrur protesta nga Partia Demokratike, kundër...
AKTUALITET
10 Shkurt17:22
Protesta e PD/ Tensione mes qytetarëve dhe policisë, “blindohet” Kryeministria
Sot zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Vetëm pak momente para nisjes zyrtare të tubimit, qytetarë janë m...
AKTUALITET
10 Shkurt17:20
Protesta te Kryeministria/ Boçi: Rama i kapur me presh në duar! Ja synimi i PD-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar pak para protestës së thirrur këtë pasdite te Kryemi...
AKTUALITET
10 Shkurt17:04
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për ‘e-Albania’: Rrezik serioz për bizneset dhe sigurinë kombëtare
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur alarmin në lidhje me kolapsin e krijuar me sistemet dixhitale qeveritare. Kjo&nbs...
AKTUALITET
10 Shkurt16:58
Protesta kombëtare/ Berisha mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare.&nbs...
AKTUALITET
10 Shkurt16:51
Zbardhet debati/ Rrëfimi i Henrik Hoxhaj: Ja dy shkaqet që sollën dështimin e 2 planeve për të vrarë Oti Kilën
Henrik Hoxhaj, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të killerit me pagesë, Nuredin Dumanit, dhe njëherë...