AKTUALITET

Dinamika e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2025, 19:04

Dinamika e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e

Shpërthimi me tritol i regjistruar një ditë më parë në zonën e “Nënë Terezës” në Kamëz vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja kanë dalë në dritë. Ditën e sotme u raportua se lidhur me ngjarjen janë arrestuar 3 nga autorët e rastit, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Konkretisht është arrestuar: Jeton Lami 31 vjeç (ish-efektiv i operacionales), Florin Domi, 30 vjeç dhe Flogert Mezhika, 34 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Elvis Lami.

Dinamika e ngjarjes

Lokali “Perla e Detit” në Kamëz të cilit ju vendos tritol ishte marrë me qira nga dy kunetër, konkretisht Klodjan Murati dhe Benard Elezi, por ndërkohë lokali ishte në pronësi të shtetasit Saimir Sinës, i cili jeton në Itali. Sipas burimeve, autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëjtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.

Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh. Ky i fundit ka refuzuar ta paguajë gjobën dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një sasi tritoli e ka cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Elvis Lami dhe Jeton Lami, emra të dëgjuar për policinë

Jeton Lami, një nga personat e arrestuar për tritolin në Kamëz është ish-oficer i operacionales. Ai është arrestuar më herët për shpërdorim detyre pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhduket.

Elvis Lami i cili është shpallur në kërkim është gjithashtu një emër i dëgjuar për policinë. Raportohet se Lami, përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Gjithashtua ai akuzohet se ka organizuar arratisjen nga burgu të Admir Tafilit.

Çfarë thotë Policia për rastin

Zbardhet dhe dokumentohet, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./boldnews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë